LIVE UPDATES
Bota

"Na presin vite të vështira", paralajmëron presidenti gjerman dhe bën thirrje për unitet

Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi për "vite më të vështira" përpara Gjermanisë. Ai gjithashtu bëri thirrje për veprim kundër ndryshimit të klimës dhe u zotua për mbështetjen e tij për Ukrainën.

28 Tetor 2022, 18:39 Nga d.a.
"Na presin vite të vështira", paralajmëron presidenti
Frank-Walter Steinmeier

GJERMANI- Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbajti fjalimin e tij për gjendjen e kombit të premten në rezidencën e tij zyrtare, Pallatin Bellevue. Tema e fjalimit të tij ishte "Ajo që na lidh, na bën më të fortë”.

Fjalimi erdhi në një kohë pasigurie për Gjermaninë dhe Presidenti Steinmeier preku shumë nga çështjet që rëndojnë në mendjet e shumë njerëzve në Gjermani. Ai përmendi veçanërisht krizën dhe koston e jetesës, inflacionin galopant dhe mungesën e energjisë, si dhe luftën në Ukrainë.

Steimeier premton mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën

Steinmeier e hapi fjalimin me përshkrime të gjalla të tmerreve të luftës, duke theksuar se ajo kishte shkaktuar "krizën më të thellë" që ka njohur Gjermania e ribashkuar. Ai paralajmëroi se "vite më të vështira dhe me vështirësi më të mëdha janë përpara".

"Një gjë është e qartë: duhet të pranojmë disa kufizime financiare gjatë viteve të ardhshme. Shumica e njerëzve e kanë ndjerë këtë për një kohë të gjatë. Të gjithë duhet të kontribuojnë sipas mundësive të tyre. Kjo krizë kërkon që ne të rimësojmë të jemi modestë", tha ai në një kohë që shkalla e varfërisë po fillon të rritet në Gjermani

Ai theksoi se bëhej fjalë për t'u kërkuar atyre që janë në gjendje të bëjnë sakrifica ta bëjnë këtë. Steinmeieri e siguroi publikun se shteti do t'i ndihmojë me aq sa mundet ata që kanë më shumë nevojë.

Duke iu referuar kritikave të fundit se Gjermania po merr vendime që e vendosin atë përpara aleatëve të saj evropianë, siç është paketa e fundit e shpëtimit për energjinë, Presidenti tha: "Unë i siguroj partnerët tanë: Gjermania merr përgjegjësitë e saj, brenda NATO-s, në Evropë. Kjo tregohet nga vendimet e politikës së sigurisë të marra nga qeveria gjermane që nga kthesa historike e 24 shkurtit”.

Steinmeier bën thirrje për veprim ndaj ndryshimeve klimatike

Steinmeieri foli edhe për sfidat e ardhshme të Gjermanisë, duke përfshirë ndryshimet klimatike.

"Pa luftën kundër ndryshimeve klimatike, e gjithë kjo është kot. Kjo betejë kërkon të gjithë forcën tonë. Le ta dëshmojmë forcën tonë duke ndryshuar tani! Le t'ua mundësojmë fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve të jetojnë mirë në planetin tonë! Kjo është në dorën tonë!"

Një sfidë tjetër aktuale dhe e ardhshme, tha ai, është mbrojtja e demokracisë, kundër sulmeve të brendshme dhe të jashtme.

"Demokracia nuk funksionon pa kohezion. Dhe kohezioni nuk ndodh vetë. Duhet të praktikohet. Është fryt i punës së njerëzve, i ndjeshmërisë, i përgjegjësisë dhe i bamirësisë. Hedhja poshtë e idesë se thjesht nuk është i nevojshëm angazhimi social nuk është një përgjigje ndaj sfidave të kohës sonë, "tha presidenti.

Kancelari dhe kabineti mungonin

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme qeveritare, si dhe OJQ dhe të rinj nga e gjithë Gjermania. Mungesa e kancelarit Olaf Scholz, anëtar i Partisë Socialdemokrate (SPD) të presidentit Steinmeier, megjithatë u vu re në Pallatin Bellevue. Asnjë anëtar i kabinetit Scholz nuk ishte i pranishëm dhe as Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas, gjithashtu anëtare e SPD-së.

Fjalimi i Steinmeier erdhi menjëherë pas vizitës së tij të parë në Kiev që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt. Në fillim të luftës, Steinmeierin e kritikuan për qëndrimin e tij të butë ndaj Moskës dhe mbështetjen e gazsjellësit të diskutueshëm Nord Stream 2.

Presidenti ka shprehur që atëherë keqardhjen për ato pozicione dhe ka thën se presidenti rus Vladimir Putin duhet të gjykohet për krime lufte. Gjatë vizitës së tij në Kiev, ai tha se Gjermania "do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, ekonomikisht, politikisht dhe gjithashtu ushtarakisht"./DW/

frank-walter steinmeier

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj