LIVE UPDATES
Bota

NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Toka

Një ekran i madh, me përmasa 10x3 metra është në epiqendër të ekspozitës së re në Muzeun Kombëtar “Smithsonian” për Historinë e Natyrës, në Uashington.

8 Nëntor 2024, 20:12 Nga E. D

 

NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton
fotot ilustruese

 

SHBA- Muzeu Kombëtar “Smithsonian” për Historinë e Natyrës çeli në tetor ekspozitën e agjencisë hapësinore NASA për informimin për Tokën. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Andrei Dziarkach, ekspozita u jep vizitorëve një pamje nga afër të forcave që i japin formë planetit tonë.

Një ekran i madh, me përmasa 10x3 metra është në epiqendër të ekspozitës së re në Muzeun Kombëtar “Smithsonian” për Historinë e Natyrës, në Uashington.

Ekspozita titullohet “Qendra e NASA-s për Informimin për Tokën”. Punonjësit e NASA-s që përgatitën këtë ekspozitë thonë se paraqitja vizuale është një ndër mënyrat më të mira për të mësuar për ndryshimet që pëson Toka.

“Paraqitja vizuale mund të sjellë një botëkuptim më të madh të pamjeve nga hapësira. Prandaj po e përdorim këtë mjet”, thotë Karen St. Germain, nga Divizioni i Shkencave të Tokës, në NASA.

Ekrani pasqyron ndryshimet që përjeton Toka. Në ekran shfaqen sasi të jashtëzakonshme të dhënash – si p.sh. ku është i përqëndruar në sasi më të mëdha dioksidi i karbonit, si dhe dinamikat e ndotjes nga zhurmat dhe drita në planet. Njëzetepesë satelitë dhe sensorë të shumtë në tokë kanë mbledhur informacionin që NASA po e bën të disponueshëm për publikun.

“Mbledhim të dhëna në kohë reale, shohim tendencat afatgjata. Shohim p.sh. grafikun që tregon nivelin e dioksidit të karbonit në atmosferë gjatë 64 viteve të fundit. Është ndër të dhënat më interesante shkencore”, thotë Kirk Johnson, nga Muzeu Kombëtar “Smithsonian” për Historinë e Natyrës.

Informacioni vizual mahnit jo vetëm vizitorët, por edhe shkencëtarët me eksperiencë, të cilët janë mësuar me të dhëna të shumta.

“Një ndër paraqitjet vizuale më të preferuara për mua është ajo që tregon të gjitha rrymat e oqeaneve, me ngjyra sipas temperaturës. Ne jemi një planet oqeanik. Oqeanet ruajnë energjinë më të madhe që vjen nga dielli dhe këto rryma e zhvendosin këtë nxehtësi dalëngadalë në mbarë planetin. Kjo mundëson jetën në Tokë”, thotë zonja St. Germain.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson, i cili udhëtoi në vitin 1986 me anijen hapësinore Columbia, thotë se projekte të tilla kanë vlerë të jashtëzakonshme edukative dhe ndoshta mund t’i frymëzojnë vizitorët që të kujdesen më shumë për planetin.

“Çdo person në planetin Tokë mund të bëhet bashkëkujdestar për ruajtjen e këtij krijimi të bukur, shumëngjyrësh, që qëndron në mesin e asgjësë – planetin Tokë”, thotë zoti Nelson. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në vitin 2028./VOA

nasa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj