Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Agjencia lejoi transmetimin televiziv të një seance dëgjimore prej disa orësh që përfshinte një panel me ekspertë të pavarur.
SHBA- Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake të paidentifikuara. Agjencia lejoi transmetimin televiziv të një seance dëgjimore prej disa orësh që përfshinte një panel me ekspertë të pavarur. Ekipi përfshin 16 shkencëtarë dhe ekspertë të tjerë, mes tyre dhe austronauti që ka dalë në pension, Scott Kelly, amerikani i parë që qëndroi thuajse një vit në hapësirë.
“Shumë anëtarë të komitetit kanë qenë objektiv i sulmeve dhe kërcënimeve në internet për shkak se kanë qënë pjesë e këtij ekipi, çka çon në shpërqëndrim ndaj procesit shkencor”, tha Dan Evans nga NASA, duke shtuar se ekipi i sigurisë së NASA-s po trajton këtë çështje.
"Është pikërisht kjo qasje rigoroze, e bazuar në prova që do të mundësojë ndarjen e fakteve nga trillimet," tha zoti Evans.
Studimi përfaqëson hapin e parë në përpjekjet për t’i dhënë shpjegim objekteve fluturuese misterioze që NASA i quan fenomene ajrore të paidentifikuara.
“Ekipi po shqyrton se çfarë informacioni jo sekret disponohet mbi këtë temë dhe cilat janë nevojat e tjera për të kuptuar se çfarë po ndodh në qiell,” tha astrofizikani David Spergel, kryetar i komitetit që drejton Fondacionin Simons.
Studimi nuk përfshin të dhëna ushtarake sekrete, si për shembull, të dhëna mbi balonën spiune kineze që fluturoi mbi territorin amerikan gjatë këtij viti. Takimi u mbajt në selinë e NASA-s në Uashington ndërsa publiku ndoqi diskutimet në distancë. Raporti përfundimtar pritet të publikohet në fund të korrikut.
Marrë nga VOA
Komandanti i KFOR-it KOSOVË- Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në ...
Stervitja FINLANDË- Anëtarja më e re e NATO-s, Finlanda nisi stërvitjet ajrore ushtarake 'Defender', ku do të ketë prezent&eu...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka bërë thirrje komunitetit ndë...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën “keqardhjen" që Kina refuzoi një takim ...
Policia KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka reaguar ndaj sulmeve të bëra ndaj Policisë së Kosov&eu...
Florian Bieber Lidhur me përshkallëzimin e fundit të dhunës në veri të Kosovës, eksperti për Ballkanin, Florian Bie...
Aleksandër Vuçiç SERBI-Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për 'C...
Dritan Abazoviç PODGORICË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka "vjedhur shfaqjen" në një dasmë shqiptare....
Kurti dhe Erdogan KOSOVË- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin, Albin Kurti në ...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për CNN të transmetuar mbrëmjen e sotme, ka ...