28 Gusht 2022, 21:22
Nga F.M
NASA
WASHINGTON- NASA rikthehet me misionet e saj në Hapësirë. Këtë herë, NASA do të dërgojë austronautë në Hënë, si pjesë e programit Artemis. Raketa e parë do të lëshohet ditën e hënë dhe misioni Artemisë ka në plan që të arrijë të dërgojë njerëz në Mars.
"Nëpërmjet misioneve Artemis, NASA do të zbarkojë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë, duke hapur rrugën për udhëtime më afatgjata në hënë, dhe duke shërbyer si një gur themeli për të dërguar astronautët në Mars,”- njoftoi NASA.
Përse ky mision quhet Artemis?
Është emëruar sipas perëndeshës greke Artemis, motrës binjake të Apollonit, pasi kjo nismë do të vendosë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë.
Artemis përbëhet nga një raketë e quajtur Sistemi i Nisjes në Hapësirë, e cila mund të mbajë module të ndryshme në majën e tij, siç është kapsula e ekuipazhit Orion që strehon astronautët gjatë fluturimit. Kapsula kozmike Orion mund të mbajë 4 persona.
Kohëzgjatja e misionit të Artemis 1 është 42 ditë, 3 orë e 20 minuta dhe në total do të udhëtojë 1.3 milionë milje, përpara se të kthehet në Tokë më 10 tetor.
Me misionin Artemis, NASA do të përdorë teknologji inovative për të eksploruar më shumë sipërfaqe hënore se kurrë më parë. Do të bashkëpunojë me partnerë tregtarë dhe ndërkombëtarë si dhe do të krijojë praninë e parë afatgjatë në Hënë. Më pas, destinacioni i radhës është Marsi.
nasa artemis
Bota
28 Gusht 2022, 21:09
F.M
Hilary Clinton
SHBA- Ish-sekretarja e shtetit, Hilary Clinton, i ka dalë në mbrojtje kryeministres finlandeze Sanna Marin, e cila është...
Bota
28 Gusht 2022, 21:01
F.M
Festivali
ANGLI- Një djalë 16-vjeçar ka ndërruar jetë në festivalin e Leeds. Mediat britanike shkruajnë se policia dys...
Bota
28 Gusht 2022, 20:38
F.M
Policia e Kosovës
KOSOVË- Një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve të ti...
Bota
28 Gusht 2022, 20:31
F.M
Ambulanca greke
GREQI- Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me dy trupat e gjetur brenda një çante në ishull...
Bota
28 Gusht 2022, 20:25
Rusi
RUSI- Në shikim të parë shkalla e papunësisë në Rusi thjesht nuk duket se ka kuptim. Vendet perëndimore kanë v...
Bota
28 Gusht 2022, 20:15
F.M
Burg
GREQI- Pesë emigrantë të burgosur kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një përplasjeje në ...
Bota
28 Gusht 2022, 19:31
Albin Kurti
KOSOVË- Krijimi i vendeve të reja të punës, veçanërisht për të rinjtë, është për ...
Bota
28 Gusht 2022, 17:58
e.k
Jens Stoltenberg
BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovë...
Bota
28 Gusht 2022, 17:48
e.k
Imazhet satelitore
UKRAINË- Raketa dhe artileri ruse goditën zonat përtej lumit Dnieper, pranë centralit më të madh b&eu...
Bota
28 Gusht 2022, 17:24
e.k
Giorgia Meloni
ITALI- Për 40 vjet, Anna Maria Tortora ka shitur domatet e saj të pjekura dhe kastravecët e freskët për klient...