LIVE UPDATES
Bota

PROFIL/ Giorgia Meloni, neo-fashistja që mund të fitojë zgjedhjet në Itali

Partia e saj, Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë), kryeson në sondazhe dhe duke folur në anglisht, spanjisht dhe frëngjisht në një video të fundit, ajo këmbënguli se e kishte lënë ideologjinë në histori. Por historia është pjesë e problemit në një vend që nuk pati ekuivalentin e denazifikimit të Gjermanisë pas luftës, duke lejuar partitë fashiste të reformohen. E themeluar në vitin 2012, Fratelli d’Italia i ka rrënjët e saj politike në Lëvizjen Sociale Italiane (MSI), e cila u ngrit nga hiri i fashizmit të Musolinit.

28 Gusht 2022, 17:24 Nga e.k
PROFIL/ Giorgia Meloni, neo-fashistja që mund të fitojë zgjedhjet
Giorgia Meloni

ITALI- Për 40 vjet, Anna Maria Tortora ka shitur domatet e saj të pjekura dhe kastravecët e freskët për klientët e saj besnikë në tezgën e saj të tregut në Romë. Ajo thotë se ende nuk e kupton se si një vajzë e vogël që dikur rrinte në radhë para saj duke mbajtur dorën e gjyshit mund të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë.

Ajo vajza e vogël, Giorgia Meloni, tani përflitet si emri kryesor për të udhëhequr Italinë. Anna Maria fryhet nga krenaria: 

“E rrita me fasule! Ajo hëngri mirë dhe u rrit mirë”. 

Tregu është në zonën e Garbatella, një lagje e klasës punëtore të Romës dhe tradicionalisht një bastion i së majtës. Për ta është thuajse e papajtueshme që pas zgjedhjeve të muajit të ardhshëm mund të kenë kryeministrin e parë të ekstremit të djathtë që nga koha e Benito Musolinit.

“Ajo nuk është përfaqësuese e kësaj zone, e cila historikisht është e kuqe, një blerëse që shtyn karrocën e saj pranë tezgave të perimeve. Nëna e saj e moshuar, Luçiana thotë se ka frikë nga perspektiva. Unë jam thellësisht antifashiste. Nëse ajo zgjidhet, do të jetë një periudhë shumë e shëmtuar”, tha ajo.

Etiketimi si “fashiste” është diçka që Giorgia Meloni e refuzon me forcë.

Partia e saj, Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë), kryeson në sondazhe dhe duke folur në anglisht, spanjisht dhe frëngjisht në një video të fundit, ajo këmbënguli se e kishte lënë ideologjinë në histori. Por historia është pjesë e problemit në një vend që nuk pati ekuivalentin e denazifikimit të Gjermanisë pas luftës, duke lejuar partitë fashiste të reformohen. E themeluar në vitin 2012, Fratelli d’Italia i ka rrënjët e saj politike në Lëvizjen Sociale Italiane (MSI), e cila u ngrit nga hiri i fashizmit të Musolinit.

Partia mban logon e partive të ekstremit të djathtë të pasluftës: flaka trengjyrëshe, e perceptuar shpesh si zjarri që digjet në varrin e Musolinit.

“Giorgia Meloni nuk dëshiron ta heqë simbolin sepse është identiteti nga i cili nuk mund të shpëtojë; është rinia e saj”,  thotë Gianluca Passarelli, një profesor i shkencave politike në Universitetin Sapienza të Romës.

“Partia e saj nuk është fashiste”, shpjegon ai. 

“Fashizëm do të thotë të marrësh pushtetin dhe të shkatërrosh sistemin. Ajo nuk do ta bëjë këtë dhe nuk mund ta bëjë këtë, por ka mbështetje në parti të lidhura me lëvizjen neofashiste. Ajo gjithmonë ka luajtur disi në mes.”

Rinia e saj është me të vërtetë e ankoruar në të djathtën e ashpër dhe mes imazhit të “një gruaje të popullit”.

E lindur në Romë, ajo ishte vetëm 1 vjeç kur babai i saj, Francesco, u largua nga familja dhe u transferua në Ishujt Kanarie. Francesco ishte i majtë, nëna e saj Anna ishte e djathtë, duke nxitur spekulime se rruga e saj politike ishte e motivuar pjesërisht nga dëshira për të kërkuar hakmarrje ndaj babait të saj që mungonte.

Familja u zhvendos në Garbatella, pranë gjyshërve të saj. Atje, në moshën 15-vjeçare, ajo iu bashkua Frontit Rinor, krahut rinor të MSI-së neofashiste, më vonë duke u bërë presidente e degës studentore të pasuesit të lëvizjes, Aleancës Kombëtare.

Marco Marsilio po mbante një takim në zyrën e MSI-së në Garbatella kur Giorgia Meloni trokiti në derën e tij në 1992. Dhjetë vjet më i madh se ajo, ai u bë një mik i ngushtë dhe aleat politik dhe sot ai është president i rajonit të Abruzzo-s.

“Ishte një vajzë e hollë, por gjithmonë shumë serioze dhe e vendosur”, thotë ai. 

“Të gjithë e vumë re atë sepse në mbledhjet e studentëve, ajo kundërshtonte këdo që donte t’i hiqte mikrofonin”.

Me kalimin e viteve, ata ndanë pushime familjare, debate dhe tubime shoqërore dhe ai e ka parë atë të rritet me vetëbesim. 

“Ajo kishte pasiguritë e saj në atë kohë, por ndoshta kjo i dha forcë sepse e bëri atë të lexonte më shumë” , thotë Marsilio.

Në vitin 2008, në moshën 31-vjeçare, Giorgia Meloni u bë ministrja më e re që kishte pasur ndonjëherë Italia, e emëruar në portofolin e Rinisë dhe Sportit nga Silvio Berlusconi.

Pasi formoi partinë e saj në vitin 2012, ajo fitoi vetëm 4% të votave në zgjedhjet e 2018-ës.

Tani, si e vetmja parti e madhe që ka qëndruar jashtë qeverisë së “koalicionit të unitetit kombëtar” të Mario Draghit, ajo po kryeson sondazhet me rreth 25% në aleancën e saj të së djathtës me Silvio Berlusconin dhe partinë e ekstremit të djathtë “Lega” të ish-ministrit të Brendshëm Matteo Salvini dhe që ka të ngjarë të fitojë shumicën në zgjedhjet e shtatorit.

PROFIL/ Giorgia Meloni, neo-fashistja që mund të fitojë zgjedhjet

Por edhe pse ajo ka kërkuar të qetësojë aleatët perëndimorë të Italisë, për shembull, duke mbështetur fuqimisht linjën pro-ukrainase të qeverisë së Draghit, politikat e saj konservatore sociale të vijës së ashpër po shqetësojnë shumë njerëz.

“Po familjes natyrale, jo lobeve LGBT!” – deklaroi ajo me të madhe në një tubim të fundit të partisë së ekstremit të djathtë të Spanjës “Vox”. Ajo ka bërë thirrje për një bllokadë detare ndaj Libisë për të ndaluar anijet me emigrantë.

“Meloni nuk është një rrezik për demokracinë, por një rrezik për Bashkimin Evropian”, thotë Prof. Passarelli, i cili e vendos atë në të njëjtin kallëp me liderët nacionalistë në Hungari dhe Francë.

“Ajo është në të njëjtën anë me Marine Le Pen ose Viktor Orban. Dhe ajo dëshiron një ‘Evropë të kombeve’, kështu që të gjithë janë njëlloj në thelb. Italia mund të bëhet “kali trojan” i Putinit për të minuar solidaritetin, kështu që ajo do t’i mundësonte atij vazhdimin e dobësimit të Evropës”.

Tani, duke shpresuar të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë, ajo reklamon identitetin e saj femëror.

“Dominimi i familjes italiane është “nëna”. Ajo duket si figura maço që kontrollon kuzhinën. Meloni e përdor këtë me zgjuarsi sepse shkon drejtpërdrejt në thelbin e sistemit tonë” – thotë Prof. Passarelli.
Për aleatët e saj që tani nuhasin fitoren, 45-vjeçarja përfaqëson ndryshimin radikal politik që i duhet Italisë, duke pasur parasysh stagnimin e saj të gjatë ekonomik dhe një shoqëri që shihet si një gerontokraci.

“Ndihem mirë, si një baba që çon vajzën e tij në altar. Ne nuk do ta kishim themeluar partinë nëse nuk mendonim se ajo kishte potencialin për këtë”, – thotë Marco Marsilio.

Nëse ajo fiton muajin tjetër, e pyes se çfarë do t’i thoshte Melonit në telefonatën e tij të parë.

“Jepi!”, përgjigjet ai. 

“Të gjithë e kërkuam kaq shumë. Tani luaj vallen.

Marrë dhe përkthyer nga BBC

giorgia meloni

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit