LIVE UPDATES
Bota

Analiza e 'DW': Gjermania parajsë për pastrimin e parave

Gjermania konsiderohet nga shumë kriminelë si një parajsë për pastrimin e parave. Por ministri federal i Financave, Christian Lindner, synon ta ndryshojë këtë dhe të hapë një organ të ri.

28 Gusht 2022, 14:52 Nga A.B
Analiza e 'DW': Gjermania parajsë për pastrimin e parave
Euro

Gjermania nuk ka një reputacion të mirë ndërkombëtar kur bëhet fjalë për luftën kundër pastrimit të parave. Në vitin 2014, Task Forca për Veprime Financiare (FATF) zbuloi shumë mangësi në sistemin e qarkullimit të parave, të cilat ua bënin shumë të lehtë  kriminelëve të pastronin  paratë në vendin më të fuqishëm ekonomikisht të Evropës. Në evaluimin e publikuar nga FATF-i të enjten, 25.08.22 del në pah se Gjermania mbetet ende destinacion tërheqës për pastrimin e parave.

Një nga arsyet kryesore është se organet hetimore e zbulojnë pastrimin e parave vetëm në kuadër të luftimit të krimit të organizuar, trafikut të drogës, trafikut të armëve, ose kontrolleve doganore. Kjo bën që shumë informacione që kanë të bëjnë vetëm me pastrimin e parave të mos përpunohen penalisht. Megjithëse Gjermania vitet e fundit ka marrë një sërë masash për ta luftuar fenomenin, ato ende nuk japin rezultat. “Në nivel politik Gjermania është angazhuar për hetimin dhe gjurmimin e pastrimit të parave, por nuk dihet se çfarë efekti kanë pasur këto masa", thuhet në raportin e FATF-it. Në total, numri i rasteve që ndiqen penalisht me akuzën e pastrimit të parave është më i ulët se çfarë pritet dhe nuk përkon me profilin e riskut të Gjermanisë", thonë ekspertët.

Një autoritet i ri i posaçëm për luftimin e parave 

Ministri gjerman i financave Christian Lindner e kishte paralajmëruar që më parë që raporti i FATF-it nuk do të ishte i kënaqshëm. Prandaj edhe ai i parapriu lajmit duke paralajmëruar ngritjen e një autoriteti të ri për luftimin e pastrimin e parave. Zyra e re Policisë për Krimin Financiar, pritet të  përfundohet brenda kësaj legjislature dhe do të veprojë si një polici duke hetuar rastet komplekse të flukseve të paligjshme financiare. Ajo do të ketë kompetencat e veta hetimore.

Veç kësaj një qendër e re koordinimi do të kujdeset për të ashtuquajturin sektor jofinanciar, siç janë pasuritë e paluajtshme, ndërtimtaria, lojërat e fatit, pra, ata sektorë të ekonomisë që kanë në qarkullim një sasi veçanërisht të madhe parash. Deri tani ka mbi 300 autoritete mbikëqyrëse të shpërndara nëpër lande, që ndjekin njoftime të tilla dhe kanë nevojë për koordinim. 

Nja hap në drejtimin e duhur 

Lajmi për ngritje e entit të ri është mirëpritur si nga pozita ashtu edhe nga opozita dhe organizatat joqeveritare. Në Gjermani ekziston Njësia e Inteligjencës Financiare (FIU), por ajo merret vetëm me përpunimin e të dhënave. Ajo gjurmon transaksione financiare ose të dhëna që mund të kenë lidhje me pastrime parash, financimin e terrorizmit dhe vepra të tjera penale. Të dhënat vijnë nga institucionet e ndryshme, si bankat, kompanitë e sigurimeve dhe agjentët e pasurive të paluajtshme. Informacionet analizohen, dhe nëse janë relevante kalojnë te autoritetet përkatëse të zbatimit të ligjit ose te shërbimet sekrete.

Detajet e fundit të planeve të ministrit Federal të Financave Lindner (FDP) ende duhet të sqarohen në koalicionin qeveritar. Të Gjelbrit dhe SPD në parim kanë sinjalizuar miratimin e projektit. Edhe zëdhënësi i politikave juridike të grupit parlamentar CDU/CSU, Günter Krings, e konsideron projektin e Lindner si një hap në drejtim të duhur, por të vonuar. Deputeti i majtë Pascal Meiser, kërkoi që emrat e pronarëve aktualë të pasurive të paluajtshme dhe aksioneve të kompanive të bëhen publike, si edhe të gjurmohet origjina e aseteve më të mëdha. Lëvizja qytetare “Finanzwende” mbështet gjithashtu faktin se në të ardhmen do të mundësohet konfiskimi i pronave, pronarët e të cilave nuk mund të identifikohen qartë dhe paralajmëron se me zyrën e re nuk duhet të lihen jashtë vëmendjes krime të tilla tatimore si Cum-Ex, shkruan lëvizja në portalin e saj. /DW

gjermani pastrim parash

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj