28 Gusht 2022, 12:41
Nga A.B
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar ndryshime në Qeveri. Gazeta Express, raporton se Kurti tha në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje se “nuk kemi nevojë për mendjemëdhenj”.
Kurti foli për “egoizma” e “karrierizma” brenda LVV-së dhe brenda Qeverisë, ndërsa tha nevojitet punë kolektive dhe “persona që dinë të punojnë pa krijuar probleme mes grupit për shkak të egove të tyre”.
“Ministrat e zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk janë shefa”, tha Kurti. Ai tha se ministrat e tij dhe stafi politik e dinë se do të vlerësohen dhe se mund të mos jenë në pozitat e njëjta.
“Ministrat, zëvendësministrat dhe i gjithë stafi politik, e dinë që do të mund të ketë ndryshime dhe do të vlerësohen. Nuk do të merren për bazë influencat mediale të njërit apo tjetrit, por do të merren për bazë në vlerësim rezultatet e punës. Nuk mjafton që të thuhet se ministri a zëvendësministri i Vetëvendosjes nuk po vjedh, por patjetër duhet që kjo të shoqërohet me rezultate sipas programit tonë qeveritar dhe planit tonë të punës”, tha Kurti.
Kryeministri kërkoi që ministrat dhe zëvendësministrat të dalin më shpesh në terren dhe të takohen me qytetarët dhe të mos i lënë punët përgjysmë.
“Nuk mjafton që të themi se po punojmë më shumë se qeveritë e kaluara. Të gjithë ministrat, zëvendësministrat duhet të shkojnë më shpesh në terren të takohen me qytetarët që i prekë fushëveprimtaria e ministrisë së tyre, duhet t’i zgjedhin problemet konkrete, duhet të vijnë me ide të reja e zhvillimore brenda programit tonë dhe sidomos të ketë zbatim të tyre deri në fund. Nuk mund ta nisim një punë që nuk e përfundojmë dhe nuk mund t’i lëmë punët përgjysmë”, tha Kurti.
Deri tani s’ka pasur ndryshime në Ekzekutiv dhe Kurti thotë se ato ka munguar për shkak të problemeve tjera.
“Nuk kemi dashur të merremi me ndryshime ministrash e stafi politik gjatë kësaj kohe sepse kemi pasur probleme të tjera, por ne e dimë që askush, asnjëri nuk është e nuk ndihet i paprekshëm”, ka thënë Kurti.
albin kurti
Bota
28 Gusht 2022, 12:34
A.B
Emigrante
BRITANI E MADHE- Media e njohur 'The Guardian' i ka dedikuar një artikull emigrimit të shqiptarëve duke thënë se&nb...
Bota
28 Gusht 2022, 12:27
e.k
Avioni i kompanisë Jet2
SELANIK- Një aeroplan i kompanisë Jet2 që po kryente fluturimin Birmingham-Antalia pak ditë më p...
Bota
28 Gusht 2022, 12:19
e.k
Emigrantët e paligjshëm të kapur nga roja bregdetare
BRITANI- Një tjetër rast i kalimit të paligjshëm të kufirit &e...
Bota
28 Gusht 2022, 11:44
e.k
Ermal Mulosmani
KOSOVË- Ditën e djeshme me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së u bë e mundur arritja e një marrë...
Bota
28 Gusht 2022, 11:02
e.k
Albin Kurti
KOSOVË- Krijimi i vendeve të reja të punës, veçanërisht për të rinjtë, është p&eu...
Bota
28 Gusht 2022, 10:35
e.k
Oliver Varhelyi
TIRANË- Komisoneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Serbis&...
Bota
28 Gusht 2022, 10:26
e.k
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë të shkurtër për “B...
Bota
28 Gusht 2022, 09:25
A.B
Anije
TAJVAN- Dy luftanije të marinës amerikane kanë lundruar përmes ujërave ndërkombëtare në Ngushticën e Taj...
Bota
28 Gusht 2022, 09:20
A.B
Në ditët e para pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, disa zyrtarë dhe analistë kanë folur për mundësinë q&eu...
Bota
28 Gusht 2022, 08:55
A.B
Komando
SHBA- Tre komando holandeze, të cilët ndodheshin në SHBA për stërvitje, janë qëlluar dhe plagosur jashtë nj...