Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 28 gusht se Serbia ka arritur të nxjerrë më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën, duke shtuar se marrëveshja për dokumentet është një ujdi verbale.
Pasi vëzhgoi stërvitjen e përbashkët të policisë dhe ushtrisë në poligonin Pasullanksa Livada, Vuçiç u tha gazetarëve se marrëveshja për dokumentet e hyrje-daljes është verbale sepse është marrëveshje e nënshkruar më 2011, në kuadër të dialogut në Bruksel.
“[Për shkak se marrëveshje veç është e nënshkruar] Nuk ishte e vështirë, ishte e lehtë për të gjithë”, tha Vuçiq.
Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, 11 vjet më parë kishin arritur Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, që parashihte lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje. Vuçiç tha se është “gjithmonë” i gatshëm që të marrë pjesë në mbledhje të Kuvendit të Serbisë sa i përket Kosovës. Bashkimi Evropian njoftoi më 27 gusht se Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje për eliminimin e lëshimit të dokumenteve për hyrje-dalje.
Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes. Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar qe 11 vjet, ndërkaq Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë 1 gushtit.
Më 1 shtator pritet të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. Ky vendim konsiston në riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia.
Vlerësohet se 10.000 targa me akronime të qyteteve të Kosovës sikurse PZ, KM, PR, UR e të ngjashme – qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe.
Qeveria ka thënë se qytetarët do të kenë afat prej dy muajsh për t’i riregjistruar makinat në targa RKS- Republika e Kosovës. Serbia ka propozuar që serbët në veri të pajisen me targa KS – që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës – por, Kurti ka hedhur poshtë këtë propozim.
Vendimi për targat dhe ai për dokumentet serbe rritën tensionet midis Kosovës dhe Serbisë. Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë bllokuan rrugët në veri, por pas heqjes së barrikadave, Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u zotua për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për 1 shtator.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara shtuan përpjekjet për të bindur palët që të ulin tensionet dhe të arrijnë ujdi për këto dy çështje. Në BE u mbajt një rund i dialogut më 18 gusht, por pa marrëveshje. Ndërkaq, gjatë kësaj jave, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje për targat dhe dokumentet serbe, i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe ai i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, qëndruan në Kosovë dhe Serbi, për të marrë zotimin e palëve se nuk do të ketë përsëritje të dhunës në veri.
Marrë nga REL
Mullah Mohammad Yaqoob AFGANISTAN- Ministria e Mbrojtjes së talibanëve ka pretenduar se Pakistani ka lejuar që dronët amerikanë t&...
Mario Draghi ITALI- Qeveria italiane po punon për të përballuar emergjencën e gazit dhe energjisë dhe për të mb&eum...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb Alekandër Vuçiç ka refuzuar kërkesën e disa atasheve ushtarak...
Euro Gjermania nuk ka një reputacion të mirë ndërkombëtar kur bëhet fjalë për luftën kundër pastrimit t&e...
Pamje nga shpërthimi i makinës UKRAINË- Është publikuar momenti i vrasjes së ish-zyrtarit ukrainas Askyar Laishev, i cil...
Energji elektrike KOSOVË- Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se situata e furnizimit me energji elektrike ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga mbledhja e përgjithshme e këshillit të LVV-së, u ka bër&eum...
Hashim Thaci KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, kreu i AAK dhe deputeti, Ramush Haradinaj ka vendosur që të ngjisë shkë...
Luigi Di Maio ITALI- Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj Mateo Salvinit për të cilin ka...
Budva MAL I ZI- Të paktën 96 turistë dyshohet se kanë pësuar helmim nga ushqimi në një restorant në Budva, rap...