LIVE UPDATES
Bota

NATO me udhëheqje të re, REL: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

Në krye të Qeverisë holandeze nga viti 2010, Rutte pritet të konfirmohet në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s brenda ditësh.

21 Qershor 2024, 10:59 Nga M.B
NATO me udhëheqje të re, REL: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën
Presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte, gjatë takimit të tyre në Holandë më 5 dhjetor 2013.

KOSOVA- Te kryeministri i Holandës, Mark Rutte, autoritetet në Kosovë shohin një partner me të cilin mund të bisedojnë për një gamë të gjerë çështjesh - nga avancimi i vendit në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian deri te siguria dhe stabiliteti afatgjatë. Në krye të Qeverisë holandeze nga viti 2010, Rutte pritet të konfirmohet në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s brenda ditësh.

Vizitën e fundit në Kosovë e zhvilloi korrikun e kaluar, kur së bashku me homologun e atëhershëm nga Luksemburgu, Xavier Bettel, i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulnin tensionet dhe t’i ktheheshin dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Tensionet mes dy vendeve ishin në kulm, pasi në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, pushtetin e morën kryetarët e zgjedhur shqiptarë.

“U bëjmë thirrje të dyja palëve që të marrin pjesë në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, ta shtensionojnë situatën dhe përfundimisht t’i normalizojnë marrëdhëniet”, shkroi Rutte atëkohë në platformën X.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi takimin me dy udhëheqësit evropianë si mundësi për të diskutuar “përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit, avancimin në rrugën drejt BE-së dhe përkushtimin e përbashkët për paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në kontinent”.

Holanda ishte në mesin e shteteve që e njohën pavarësinë e Kosovës brenda muajit të parë pas shpalljes, më 2008. Atëkohë kryeministër ishte Jan Peter Balkenende. Rutte mori detyrën e kryeministrit mbi dy vjet më vonë - në tetor të 2010-ës. Në dhjetor të 2013-ës, ai priti në zyrën e tij presidenten e atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, së cilës i shprehu mbështetjen e Holandës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së.

Kjo marrëveshje - e para kontraktuale mes dy palëve - u nënshkrua në vitin 2015. Qeveria e Ruttes, për një periudhë të caktuar, ishte kundërshtare e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, së bashku me atë të Francës. Një qëndrim i tillë i nxiti dhjetëra deputetë të Parlamentit Evropian t’i shkruanin letër Ruttes dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në vitin 2020, për t’iu kërkuar dritën jeshile për lëvizjen e lirë të kosovarëve. Nga ajo kohë, procesi kaloi në disa faza dhe vizat u hoqën nga 1 janari i këtij viti. Presidentja e Kosovës, Osmani, takoi për herë të fundit Rutten këtë javë, në margjina të një samiti për paqen në Ukrainë, që u mbajt në Zvicër.

“Samiti ishte një mundësi e shkëlqyer për të biseduar me kryeministrin holandez, Mark Rutte, për rëndësinë e së ardhmes euroatlantike të Kosovës”, shkroi Osmani në X.

Këta dy udhëheqës u takuan edhe në samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili u mbajt në tetor të vitit të kaluar në Granadë të Spanjës. Osmani tha se në atë takim është folur për situatën e sigurisë në Kosovë, pas sulmit të armatosur të një grupi serbësh në pjesën veriore të vendit. Në 2021-shin, ata patën një shkëmbim edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me ç’rast Osmani tha se është mirënjohëse për “mbështetjen dhe bashkëpunimin” e Ruttes.

Sekretarët e përgjithshëm të NATO-s zgjidhen me konsensus nga të 32 vendet anëtare. Ruttes iu hap rruga pasi vende si Hungaria, Sllovakia dhe Rumania - përkundër hezitimeve fillestare - dhanë dritën jeshile. Për pozitën u përfolën edhe emra të tjerë, si ai i presidentit rumun, Klaus Iohannis, apo i kryeministres estoneze, Kaja Kallas, por nuk shkuan përpara. Rutte pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më 1 tetor, nga shefi i deritashëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Rutte, 57 vjeç, është aleat i Ukrainës dhe kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin. Ai ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të ndihmës ushtarake evropiane për Ukrainën, prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të saj në vitin 2022. Mundja në fushëbetejë e Rusisë është jetike për të siguruar paqen në Evropë, thotë Rutte. Nën udhëheqjen e tij, Holanda i ka rritur shpenzimet e mbrojtjes në më shumë se 2% të bruto prodhimit të brendshëm - prag ky që u kërkohet të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Rutte do të tërhiqet zyrtarisht nga pozita e kryeministrit kur Qeveria holandeze e krahut të djathtë ta zëvendësojë koalicionin e tij të qendrës së djathtë - me gjasë brenda disa javësh. Rutte, fillimisht, ka lënë të kuptohet se mund t’i pëlqejë të ligjërojë pas politikës, por, më pas, ka përmendur luftën në Ukrainë si arsye përse ka kërkuar një post ndërkombëtar. Stoltenberg tha këtë javë se Rutte është një kandidat “shumë i fortë” për ta zëvendësuar atë.

Nën Stoltenbergun, i cili mori detyrën e shefit të NATO-s në vitin 2014, aleanca ushtarake u zgjerua me katër anëtarë të rinj: Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Finlandën dhe Suedinë. Nën udhëheqjen e tij, NATO-ja përforcoi edhe misionin e saj paqeruajtës në Kosovë vitin e kaluar, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, ndërsa Asambleja Parlamentare e aleancës miratoi avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar./ REL

nato kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj