LIVE UPDATES
Bota

NATO në Bosnjë-Hercegovinë: Dislokim trupash ose gatishmëri?

Edhe Bosnjë - Hercegovina ka pritshmëri nga samiti i NATO-s në Lituani. Sipas analistëve, do të jetë e vështirë të vendosen trupave. Por nga Serbia vijnë paralajmërime.

11 Korrik 2023, 15:20 Nga I.A
NATO në Bosnjë-Hercegovinë: Dislokim trupash ose gatishmëri?
Trupat e NATO-së

SARAJEVË- Në prag të samitit në Vilna, Lituani, çështja e vendosjes së mundshme të forcave të NATO-s në Bosnjë-Hercegovinë u shtrua për shkak të krizës politike të përkeqësuar së fundi. Edhe pse në agjendë janë Ukraina dhe Suedia, e cila mori dritën jeshile edhe nga Turqia për t'u anëtarësuar në Aleancë, pritet që të paktën në margjinat e samitit të diskutohet për Bosnjë-Hercegovinën (B-H). As analistët nuk mund të parashikojnë me siguri se çfarë do të thotë kjo konkretisht për B-H, megjithëse ata pretendojnë se sigurisht që ka elementë për veprim.

"NATO, e cila mori përgjegjësinë për paqen dhe stabilitetin e këtij vendi, duhet të marrë përgjegjësi edhe kur është fjala për stabilizimin. Në kuptimin politik, ju mund të bëni çfarë të doni. Megjithatë, kur e kthen atë në sjellje me pasoja ligjore, atëherë gjërat ndërlikohen”, thotë analisti ushtarak Nexhad Ahatoviç, i cili pret që bashkësia ndërkombëtare sigurisht të reagojë, pavarësisht nga rezultati i samitit në Lituani.

Brçko si model

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdiq, u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s që të vendosin ushtarë të NATO-s në territorin e saj bazuar në Aneksin 1A të Marrëveshjes së Dejtonit dhe nenin 7 të Statutit të Distriktit Brçko të B-H. Zvizdiq e bëri thirrjen pasi ligjet në Republika Srpska, të cilat i referohen mospublikimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, u botuan në Gazetën Zyrtare të RS.

"Me një vendim të tillë do të ndërpritet si masë parandaluese projekti i shkëputjes së Republika Srpska, i cili u inicua me vendimet e fundit të Kuvendit dhe më pas do të dëmtohej përgjithmonë”, tha Zvizdiq.

Sipas Marrëveshjes së Dejtonit, NATO është e detyruar të mbrojë paqen dhe sigurinë në Bosnjë- Hercegovinë, kujton analisti ushtarak Gjuro Kozar, duke thënë se nëse vendosen trupa, asnjë palë në Bosnjë-Hercegovinë nuk ka autoritet të reagojë në asnjë mënyrë. Kozar thekson se për momentin ka disa skenarë që mund të priten nga samiti i NATO-s.


Manovrat e NATO-s në B-HFotografi: Verteidigungsministerium Bosnien und Herzegowina
"Një nga mpundësitë është dërgimi i trupave në rrethin e Brçkos, ku rreth njëqind ushtarë do të vendoseshin për arsye parandaluese, në mënyrë që të mos ketë kontroll të Brçkos nga RS," thotë Kozar, duke deklaruar se NATO mund të vendosë njësitë e saj në çdo pjesë të territorit të B-H.

Megjithatë, disa analistë vënë në dyshim se çfarë ka mbetur nga Marrëveshja e Dejtonit, duke pasur parasysh se roli i Përfaqësuesit të Lartë, si interpretues suprem, është zvogluar me ligjet e fundit të miratuara në RS.

"Nga pikëpamja juridike, ju praktikisht keni një situatë në të cilën NATO do të duhej të rivendoste Marrëveshjen e paqes. Sepse nëse pyet Përfaqësuesin e Lartë, ai e degradon Kushtetutën, e cila është pjesë e Marrëveshjes së Dejtonit. "Kushdo që merr një vendim që ka pasoja për Marrëveshjen e Dejtonit, e degradon të gjithë marrëveshjen”, thotë Ahatoviq, duke shtuar se duhet të sqarohet se cilat pjesë të Marrëveshjes janë ende të vlefshme.

Vuçiç paralajmëron

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke folur për situatën në Kosovë deklaroi para disa ditësh se data kyçe për B-H mund të jetë menjëherë pas samitit në Lituani.

"Situata në Republikën Srpska dhe Bosnjë-Hercegovinë do të jetë shumë më serioze dhe më e vështirë pas 12 apo 13 korrikut”, tha Vuçiq. Por ai refuzoi të flasë më shumë për këtë çështje dhe nuk zbuloi asnjë detaj lidhur me këto paralajmërime.

Ka dhe të tillë që nuk e besojnë se NATO mund të merret në këtë moment me çështjen e vendosjes së trupave në Bosnjë-Hercegovinë. Fokusi i interesit është ende Ukraina dhe Suedia, e jo B-H, thonë ata. Sipas tyre, për B-H mund të diskutohet vetëm në margjinat e samitit.

NATO në linjat etnike? 

Megjithatë, dislokimi i mundshëm i forcave të NATO-s në B-H dhe e gjithë historia rreth krizës politike u komentua pak ditë më parë ngapresidenti i RS Milorad Dodik. Ai përsëriti se asnjë ligj i Përfaqësuesit të Lartë nuk do të zbatohet në Republikën Srpska.

"Nëse Gjykata dhe Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës zbatojnë këto vendime të imponuara, atëherë ne do të miratojmë ligje që ndalojnë aktivitetet e tyre në RS. NATO nuk ka asnjë rol në proceset politike në RS. Ata kanë një mandat për të ruajtur paqen.

"Në një moment, kur situata politike të nxehet dhe duket se po shkon drejt tensionimit, ata me siguri do të vendosen në vijën e demarkacionit dhe do të ruajnë paqen”, beson Dodik.

Marrë nga DW

nexhad ahatoviç nato

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj