11 Korrik 2023, 14:45
Nga a.l
Fentanyl
Të dhënat e fundit nga 20 shtete amerikane dhe Distrikti i Kolumbisë zbulojnë se përqindja mujore e vdekjeve të lidhura me fentanil ku u zbulua ksilazina është rritur nga 2.9 % në 10.9 %, një rritje prej 276 %. Shifrat e reja tregojnë një rritje drastike të personave që përdorin një lloj droge që kalb lëkurën.
Xylazine, e quajtur shpesh si Tranq ose droga zombie është përhapur në të gjithë Amerikën me një shpejtësi kaq alarmante saqë Shtëpia e Bardhë tani ka publikuar një plan të ri veprimi me gjashtë pika për të trajtuar krizën.
Droga, një qetësues për kafshët, gjithnjë e më shumë po përzihet ose "pritet" nga tregtarët e drogës në furnizime me fentanil , i cili tashmë po vret mbi 100,000 amerikanë çdo vit, shkruan Sky News.
Duke zbuluar shifrat e reja dhe duke shpallur planin e veprimit, Dr Raul Gupta, drejtori i politikës kombëtare të kontrollit të drogës në Shtëpinë e Bardhë, tha: "Kjo administratë njeh kërcënimin e rëndë që fentanili i kombinuar me ksilazinën paraqet për kombin tonë".
Një person që ka konsumuar Fentanyl
Shifrat e fundit janë të zymta, tronditëse dhe sugjerojnë se qetësuesi i kafshëve që kalb lëkurën tani është vendosur fort në tregun e drogës në Amerikë. Në 12 muajt që përfunduan në janar, 109,000 amerikanë vdiqën nga mbidoza e drogës. Pothuajse shtatë në dhjetë prej atyre vdekjeve i atribuoheshin opioideve sintetike si fentanili dhe një numër në rritje lidhej me ksilazinën. Agjencia për Zbatimin e Drogës (DEA) ka sekuestruar përzierjet xylazine-fentanyl në 48 nga 50 shtetet amerikane. Dhe sipas laboratorëve të DEA, në vitin 2022, 23% e pluhurit të fentanilit dhe 7% e tabletave të fentanilit përmbanin ksilazinë.
fentanyl
Bota
11 Korrik 2023, 14:47
k.m.
Pamje nga mbishkrimet
MAQEDONI E VERIUT- Disa objekte banimi në Gostivar janë "shënjuar" me mbishkrime me përmbajtje naziste dhe ...
Bota
11 Korrik 2023, 14:35
a.l
Jens Stoltenberg
LITUANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Vilnius. La...
Bota
11 Korrik 2023, 14:26
a.l
Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaron se deri tani NATO nuk ka konstatuar asnjë lëvizje të...
Bota
11 Korrik 2023, 14:27
k.m.
Foto ilustruese
Protestuesit në Izrael bllokuan autostradat kryesore dhe u përplasën me policinë të martën, teksa ndërsa...
Bota
11 Korrik 2023, 14:18
a.l
Samiti
TURQI- Një zyrtar i lartë turk shprehet se vendi i tij pret që Bashkimi Evropian të rifillojë menjëherë punë...
Bota
11 Korrik 2023, 14:07
a.l
Sergey Lavrov
RUSI- Rusia ka paralajmëruar pasoja katastrofike nëse Ukraina anëtarësohet në NATO. Teksa në Vilnius, 32 kilome...
Bota
11 Korrik 2023, 13:58
a.l
Dmitry Peskov
LITUANI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov shprehet se samiti i NATO-s n demostron një qëndrim anti-rus. Pesk...
Bota
11 Korrik 2023, 13:33
A.B
Gary Lineker
BRITANI E MADHE- Gary Lineker është moderatori më i paguar i BBC-së në transmetim për të gjashtin vit ...
Bota
11 Korrik 2023, 13:27
a.l
Jeffrey Hovenier
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier i shikon larg mundësitë e...
Bota
11 Korrik 2023, 13:18
a.l
Jeffrey Hovenier
SHBA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara n...