LIVE UPDATES
Bota

NATO nis patrullimet ajrore në kufirin Rumani-Ukrainë

Ata janë pjesë e një operacioni masiv të patrullimit të hapësirës ajrore të NATO-s, i krijuar në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Rusia mund të thotë se kjo është provokuese, por NATO thekson se kjo është thjeshtë një përpjekje për frenimin e shkeljes së hapësirës së saj ajrore.

26 Shkurt 2023, 17:41 Nga a.l
NATO nis patrullimet ajrore në kufirin Rumani-Ukrainë
aeroplan ushtarak

SHBA- Siguria ajrore ka qenë një shqetësim kryesor në Ukrainë që nga fillimi i sulmit rus dhe për vendet e NATO-s në kufi me Ukrainën dhe Rusinë, kjo është një përgjegjësi, që ndahet mes vendeve anëtare.

Pilotët e avionëve luftarakë nga Italia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera dislokohen me rotacion në vendet e krahut lindor të aleancës për të patrulluar vazhdimisht hapësirën ajrore të NATO-s. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb, bisedoi me anëtarët e Forcave Ajrore Italiane ndërsa ata po bënin stërvitje për të interceptuar kërcënimet që mund të shfaqen në hapësirën ajrore të Rumanisë.

Një avion italian “Eurofighter” patrullon hapësirën ajrore pranë kufirit të Rumanisë me Ukrainën. Koloneli italian Michele Morelli tha për Zërin e Amerikës se ekipi i tij prej 150 personash mbërriti në këtë bazë ajrore rumune për një mision:

“Në thelb, ne jemi këtu për të mbrojtur hapësirën ajrore rumune nga çdo lloj kërcënimi që mund të shfaqet”, thotë ai.

Ata janë pjesë e një operacioni masiv të patrullimit të hapësirës ajrore të NATO-s, i krijuar në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Rusia mund të thotë se kjo është provokuese, por NATO thekson se kjo është thjeshtë një përpjekje për frenimin e shkeljes së hapësirës së saj ajrore.

Natyrisht, kjo është një masë për frenimin e krëcënimeve. Ne nuk jemi këtu për të marrë pjesë në ndonjë luftë”, thotë koloneli italian Morelli.

Ata shërbejnë si një lloj mbrojtje kolektive në të gjithë hapësirën ajrore të NATO-s.

Nëse ka kërcënime, ata nuk mund të presin që një vend i vetëm të përballet me atë kërcënim, por një organizatë e madhe si NATO, me shumë avionë luftarakë, shumë pilotë të gatshëm për të mbrojtur vendin”, thotë piloti italian.

Avionët civilë janë shumë më të ngadalshëm se ata luftarakë, të cilët arrijnë shpejtësinë prej 11 kilometrash në minutë. Një ekip prej dy avionësh është gjithmonë në gatishmëri të lartë për interceptime të mundshme dhe duhet të jenë gati të ngrihen në ajër brenda më pak se 15 minutash. Për të testuar gatishmërinë e tyre, Morelli dhe ekipi i tij italian kryejnë stërvitje për të parë se sa shpejt mund të ngriten në ajër. Këto prova ata i bëjnë në çdo moment, ditën dhe natën.

Duke marrë parasysh agresionin e Rusisë në Ukrainë, analistët e mbrojtjes thonë se pilotët si Morelli janë bërë faktorë shtesë jetik në krahun lindor të NATO-s.

Në javët e ardhshme pritet të ketë një ofensivë ushtarake ruse, që disa thonë se tashmë mund të ketë filluar. Kështu që këta pilotë të NATO-s do të vëzhgojnë aktivitetin e Forcave Ajrore Ruse”, thotë Samuel Bendett nga Qendra për Sigurinë e Re Amerikane.

Ekipit të Morellit iu deshën vetëm 11 minuta për t’u ngritur në ajër. Por piloti italian thotë se ata do të kryejnë një stërvitje tjetër brenda disa ditësh për të përmirësuar më tej shpejtësinë e reagimit, duke e ditur se çdo sekondë është e rëndësishme nëse përballen me një kërcënim real në hapësirën ajrore të NATO-s./ VOA

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj