LIVE UPDATES
Bota

Ndalimi i disa disa mediave ruse, aleati i Putinit: BE është hipokrite

Bashkimi Evropian ka thënën të premten se është duke pezulluar shpërndarjen e materialeve të Zërit të Evropës, agjencisë së lajmeve, Ria Novosti dhe gazetave Izvestia dhe Rossiyskaya Gazeta, me arsyetimin se ato kanë qenë “thelbësore dhe instrumentale në çuarjen përpara dhe mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë”, të nisur të shkurt të vitit 2022.

18 Maj 2024, 10:54 Nga M.B
Ndalimi i disa disa mediave ruse, aleati i Putinit: BE është hipokrite
Kryetari i Parlamentit të Rusisë, Vyacheslav Volodin.

RUSIA- Kryetari i Parlamentit të Rusisë, Vyacheslav Volodin, e ka kritikuar të shtunën Bashkimin Evropian për ndalesën që ka vënë në transmetim dhe qarkullim të materialeve të katër mediave ruse, duke thënë se diçka e tillë tregon se si Perëndimi refuzon të pranojë çdo pikëvështrim alternativ dhe po e shkatërron lirinë e shprehjes. Bashkimi Evropian ka thënën të premten se është duke pezulluar shpërndarjen e materialeve të Zërit të Evropës, agjencisë së lajmeve, Ria Novosti dhe gazetave Izvestia dhe Rossiyskaya Gazeta, me arsyetimin se ato kanë qenë “thelbësore dhe instrumentale në çuarjen përpara dhe mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë”, të nisur të shkurt të vitit 2022.

Rusia ka thënë se një vendim i tillë do të ketë për pasojë një përgjigje të ashpër kundër mediave perëndimore në Moskë, por ende nuk ka treguar se cilat organizata mediale do të preken.

“Udhëheqësia e Bashkimit Evropian mund të flasë për lirinë e shprehës, mirëpo në fakt nuk e toleron atë”, ka thënë Volodin, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

“Ata e bllokojnë çdo pikëvështrim alternativ, shkatërrojnë lirinë e shprehjes dhe shkelin të drejtën për të pranuar lirshëm informacionin”.

Liderët perëndimorë e portretizojnë Rusinë si autokraci dhe si shtetin që bart kërcënimin më të madh për rendin botëror, si dhe e akuzojnë Moskën që po tenton të dëmtojë demokracitë perëndimore. Sipas tyre, lufta e Rusisë në Ukrainë tregon se Moska mund të nisë luftë edhe kundër ndonjë vendi anëtar të aleancës veri-atlantike, NATO-s. Rusia, në anën tjetër, pretendon se Perëndimi është i përfshirë në luftë hibride kundër Rusisë, që përfshin luftë të sofistikuar propagandistike, me qëllim të shkatërrimit të reputacionit të Rusisë.

Prej nisjes së luftës, disa gazetarë rusë janë larguar prej vendit të tyre dhe disa media të pavarura kyçe janë mbyllur. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka paralajmëruar javën e kaluar që nëse BE-ja ndalon mediat “ne do të përgjigjemi në shpejtësi të dritës dhe do t’i godasim në palcë perëndimorët”. Unioni i Gazetarëve në Rusi e ka quajtur ndalesën e BE-së si “të paligjshme” dhe ka thënë se për këtë çështje do të duhej të vendoste gjykata./ REL

rusia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj