18 Maj 2024, 09:50
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka pritur dje në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pasi Kosova humbi dje mundësinë që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Siç raportohet Kurti diskutoi me Hargreaves pikërisht për rezultatin e mbledhjes së djeshme në Këshillin e Ministrave.
“Kryeministri e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje gjatë takimit të komitetit të ministrave në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. E falënderoi gjithashtu edhe për mbështetjen në projektet e përbashkëta, ku veçoi ndihmën për zgjerimin e projektit për verifikimin e diplomave për studentët nga komuniteti serb për qëllime punësimi në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu në takim është folur edhe për rezultatet e takimit e tretë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6) për Planin e Rritjes që u zhvillua dje në Kotorr të Malit të Zi dhe Deklaratën e Përbashkët nga ky takim.
“Kujtojmë që Deklarata e Përbashkët nga samiti i djeshëm në Kotor, mes tjerash bën thirrje për trajtim të barabartë në CEFTA, zbatim të plotë marrëveshjeve të arritura në Procesin e Berlinit si dhe kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor Gjashtë të bëhen pjesë e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) të Bashkimit Evropian për të rritur integritetin financiar dhe për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit financiar”, thuhet tutje në njoftim.
Ndryshe, Ministrat e Jashtëm të Këshillit të Europës u mblodhën dje në Strasburg në sesionin vjetor me rastin e 75-vjetorit të themelimit të kësaj organizate ku diskutuan për çështje të caktuara. Kosova nuk hyri as në agjendë, ndërsa nuk dihet se kur do t’i vijë rendi përsëri.
albin kurti jonathan hargreaves kie
Bota
18 Maj 2024, 09:31
E. D
foto ilustruese
AFGANISTAN- Të paktën 50 persona kanë vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe vërshimeve n&eu...
Bota
18 Maj 2024, 09:29
E. D
foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Frika nga mospranimi, presioni, madje edhe frika prej largimit nga puna bën që 73 për qind e personave t...
Bota
18 Maj 2024, 09:14
E. D
foto ilustruese
MEKSIKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku trupat e katër personave përfshirë dhe n...
Bota
18 Maj 2024, 08:34
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Një person ka ndërruar jetë në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën. Rastin e ka konfirmuar ...
Bota
18 Maj 2024, 08:26
E. D
pamje nga vendngjarja
RUSI- Një shpërthim ka ndodhur në një nga universitetet në qytetin rus të Shën Petersburg, duke l&...
Bota
18 Maj 2024, 08:18
E. D
foto ilustruese
KOSOVA- Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës takohen sot n&...
Bota
18 Maj 2024, 08:13
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kosova kritikoi të premten vendimin e Këshillit të Evropës kundër mbajtjes së votimit ...
Bota
18 Maj 2024, 08:06
E. D
foto ilustruese
UKRAINA- Ushtarët e grupit taktik Lindor të Forcave të Armatosura Ruse kanë eliminuar 125 luftëtarë ukrainas ...
Bota
18 Maj 2024, 07:45
M.B
Vladimir Putin dhe Xi Jinping
KINA- Udhëheqësi kinez foli me atë rus për mundësinë e një armëpushimi gjat&e...
Bota
18 Maj 2024, 07:40
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçi&c...