LIVE UPDATES
Bota

Ndalimi i importit të dinarit, Dogana: Nuk lejohet pa autorizim të BQK-së

Banka Popullore e Serbisë tha se fondet ishin të destinuara për të paguar pagat, pensionet, kontributet shoqërore dhe pagesat e tjera për serbët që jetojnë në Kosovë.

7 Shkurt 2024, 16:31 Nga N.F
Ndalimi i importit të dinarit, Dogana: Nuk lejohet pa autorizim të
Foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet në Serbi thanë se më 7 shkurt nuk u lejua dërgimi i dinarëve në Kosovë, por autoritetet në Kosovë argumentuan se ia kanë sqaruar palës serbe se qarkullimi i mjeteve nuk lejohet pa autorizimin e Bankës Qendrore të Kosovës. Banka Popullore e Serbisë tha se fondet ishin të destinuara për të paguar pagat, pensionet, kontributet shoqërore dhe pagesat e tjera për serbët që jetojnë në Kosovë.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës, tha se në pikëkalimin kufitar në Jarinjë – që lidh Kosovën dhe Serbinë – përfaqësues të palës serbe erdhën në pikën kufitare dhe pyetën se a lejohet qarkullimi i mjeteve.

“Ne ua kemi sqaruar se pa pasur autorizim nga Banka Qendrore e Kosovës nuk lejohet qarkullimi i mjeteve”, tha Stavileci.

Megjithatë, Banka serbe argumentoi se transporti i mjeteve financiare u bë në bazë të një praktike të kamotshme.

“Në bazë të një praktike të kamotshme, automjeti i Bankës Popullore të Serbisë me mjete në dinarë, sot është dërguar në pikëkalimin në Jarinjë, ku paratë për transport të mëtejmë do të merreshin nga vetura e kompanisë ‘Henderson’, e cila ka licencë nga autoritetet e Prishtinës për transportin e parave. Por, ajo është kthyer pa asnjë shpjegim”, tha Banka Popullore e Serbisë përmes një njoftimi më 7 shkurt.

Kjo bankë tha se paratë ishin të destinuara të shkonin në kasafortën që ajo ka në Leposaviq, një prej katër komunave në veri të Kosovës, ku serbët janë shumicë.

“Banka Popullore e Serbisë dënon fuqishëm incidentin e sotëm dhe riktheson se është e nevojshme që menjëherë të shfuqizohen masat diskriminuese dhe të paligjshme të ndërmarra nga autoritetet e përkohshme në Prishtinë, për të mundësuar transportin dhe shpërndarjen pa telashe të dinarëve dhe për të parandaluar kufizimin e kushteve për jetë të popullatës serbe në ‘Kosovë dhe Metohi’”, thuhej në njoftim.

Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh që euro të jetë valuta e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Megjithatë, në këtë rregullore thuhet se institucionet e licencuara për operim në Kosovë mund të kryejnë importin dhe eksportin e valutave. Dogana dhe Policia e Kosovës janë autoritetet përgjegjëse që sigurohen që importi apo eksporti ndërkufitar i euros apo valutave të tjera nga dhe për në Kosovë mund të lejohet vetëm "përmes paraqitjes së dëshmisë së licencës dhe autorizimit të lëshuar nga BQK-ja".

Pas njoftimit të Bankës Popullore serbe, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se kompania britanike “Henderson” ka licencë për transportin e parave, por është ndaluar transporti i tyre në Kosovë, pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Njerëzit tërhiqnin para në masë dhe për këtë shkak sasia e dinarëve u pakësua në kasafortën e Leposaviçit. Mbushja e saj ishte krejtësisht normale, sepse ne dërgojmë transport në Kosovë më shumë se 20 herë, tani ai [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] e ka ndaluar dhe serbët së shpejti nuk do të mund t'i pranojnë rrogat dhe pensionet e tyre në para të gatshme”, tha Petkoviç për agjencinë Tanjug.

Serbia ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera. Pensionet nga buxheti i Serbisë, zakonisht serbët në Kosovë i marrin me datën 10 të çdo muaji. Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 2 shkurt se mjetet nga buxheti serb të dedikuara për serbët në Kosovë, do të dërgohen më herët sesa që ishte planifikuar.

"Sot filluam t'i paguajmë paraprakisht rrogat, pensionet dhe përfitimet sociale për njerëzit tanë në Kosovë. Shumë më herët se sa ishte paraparë”, deklaroi Vuçiç.

Ndërkaq, punëtorët e arsimit dhe të shëndetësisë, që punojnë në bazë të sistemit serb, e marrin pagën në dy pjesë, 6 dhe 21 shkurt, kurse të punësuarit në vetëqeverisjen lokale në ditën e 10 të çdo muaji. Vuçiçi ka treguar se shteti i tij i ka 31.831 të punësuar në Kosovë, 29.115 pensionistë - prej të cilëve 4.700 i marrin pensionet në dorë - si dhe 31.586 shfrytëzues të ndihmës sociale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme nuk është kundër dinarit serb dhe se serbët që pranojnë pensione dhe ndihmë tjetër nga Serbia me dinarë, mund të vazhdojnë t’i pranojnë ato, por ato pagesa duhet të deponohen në llogaritë bankare në Kosovë me euro.

Kosova ka thënë se zbatimi i rregullores të BQK-së për operacione me para të gatshme do të bëhet përmes një periudhe të tranzicionit gjatë muajit shkurt. Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores, pasi kanë argumentuar se ajo hyri në fuqi pa konsultime paraprake. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur drojën se rregullorja mund të ketë ndikim negativ në popullatën serbe që jeton në Kosovë.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka kritikuar vendimin e BQK-së, dhe kreu i kësaj partie, Zllatan Ellek, më 3 shkurt tha se ndalimi i përdorimit të dinarit “nënkupton dëbimin të serbëve dhe të gjitha institucioneve serbe” nga territori i Kosovës. Sipas Ellekut, afër 100.000 serbë do të preken drejtpërdrejt nga vendimi i BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit.

Marrë nga REL

dogana kosove dinar bqk

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj