LIVE UPDATES
Bota

U sanksionuan me vendim qeverie, mediat ruse ende të aksesueshme në Kosovë

Që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Kosova vendosi të gjitha masat sanksionuese që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndërmorën kundër entiteteve ruse.

7 Shkurt 2024, 14:39 Nga Doruntina Baliu

 

U sanksionuan me vendim qeverie, mediat ruse ende të aksesueshme në
Foto ilustruese

 

KOSOVA- Faqet e internetit të disa mediave ruse, të cilat u sanksionuan me një vendim të qeverisë së Kosovës për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, janë ende të qasshme në vend, zbuloi Radio Evropa e Lirë gjatë disa testimeve të bëra në fillim të këtij muaji. REL-i gjeti se disa prej tyre ishin të qasshme për qytetarët e Kosovës përmes disa kompanive që ofrojnë shërbime të internetit në Kosovë, përfshirë edhe kompaninë publike, Telekomi i Kosovës. Kjo e fundit tha se disa probleme teknike dhe sulme kibernetike çuan në zhbllokimin e ueb-faqeve të sanksionuara, që, sipas Telekomit, ishte i përkohshëm. Radio Evropa e Lirë gjeti, po ashtu, se institucioni përgjegjës i Kosovës, që i udhëzon kompanitë e internetit për bllokimin e faqeve të sanksionuara, nuk e ka përditësuar listën me media të reja që janë sanksionuar ndërkohë. E kontaktuar nga REL-i, qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me sanksionet ndaj mediave ruse dhe zbatimin e tyre.

Që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Kosova vendosi të gjitha masat sanksionuese që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndërmorën kundër entiteteve ruse. Nën sanksione u futën edhe media ruse si RT-ja, e njohur më herët si Russia Today, dhe Sputnik, të dyja të mbështetura nga Kremlini. BE-ja i arsyetoi këto sanksione me qëllimin e ndalimit të “dezinformimit rus që synon destabilizimin e vendeve fqinje, BE-së dhe shteteve të saj anëtare”. Nën sanksionet e BE-së e, rrjedhimisht, edhe ato të Kosovës u fut më vonë edhe ueb-faqja Rt.rs, që është versioni në gjuhën serbe i RT-së. Rt.rs ose RT Ballkan u hap në fund të vitit 2022 në Serbi, vendin që nuk i vendosi sanksione Rusisë. Kjo ueb-faqe u sanksionua me paketën e 11-të të sanksioneve të BE-së, në qershor të vitit 2023, e cila u adaptua edhe nga Qeveria e Kosovës, në korrik të atij viti. Me vendimin për sanksione të BE-së, këtyre mediave duhet t’u bllokohet transmetimi në të gjitha format - përfshirë faqet në internet. Radio Evropa e Lirë testoi hapjen e faqeve të RT-së dhe RT Ballkanit nëpër pajisje të ndryshme që përdorin internetin që ofrohet nga kompani të ndryshme në Kosovë. Këto të fundit rregullohen nga Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Kompjuterike i Kosovës (ARKEP). Ndër furnizuesit kryesorë të internetit në vend është edhe kompania publike Telekomi i Kosovës. Në testimet që REL-i bëri më 2 dhe 5 shkurt të këtij viti në telefona të lidhur me internetin e Telekomit të Kosovës, faqja RT.com u hap pa ndonjë telash, vetëm me një kërkim të thjeshtë në Google.

Duke iu përgjigjur interesimit të Radios Evropa e Lirë për këtë çështje, Telekomi i Kosovës tha më 5 shkurt se është duke zbatuar vendimin për bllokimin e ueb-faqeve për rrjetin fiks të internetit. Por, në rrjetin mobil, “për arsye teknike dhe ndërrimit të platformave” janë zhbllokuar një kohë dhe se tani “janë në proces të ndalimit. Bile këto ditë, së shpejti, presim t’i bllokojmë [ueb-faqet] edhe në rrjetin mobil”, tha Telekomi. Ai shtoi se ka pësuar edhe një sulm kibernetik dhe se gjatë asaj kohe “faqet kanë mundur të hapen”, por nuk e specifikoi kohën e sulmit. Më 7 shkurt, Radio Evropa e Lirë foli sërish me drejtorin teknik të Telekomit të Kosovës, Halil Krasniqi, i cili tha se bllokimi i ueb-faqeve, si RT.com, është bërë sërish natën e 5 shkurtit.

“Ne jemi në proces të implementimit të platformave të reja. Firewall të rinj [platforma për siguri kibernetike] kemi instaluar para tri javësh", tha Krasniqi.

Ai tha se është “koincidencë” fakti që ribllokimi i ueb-faqeve në rrjetin mobil është bërë pas pranimit të pyetjeve nga Radio Evropa e Lirë.

“Ne kemi rregullisht edhe sulme të vogla [kibernetike]”, tha Krasniqi, duke shpjeguar se në këto kohë, për shkak të mbrojtjeve që Telekomi bën, bie edhe mundësia e bllokimit të ueb-faqeve.

Ai siguroi se me investimet e reja, ky problem nuk do të shfaqet më. Faqja RT.com rezulton e bllokuar në pajisjet që përdorin internetin e kompanisë private, IPKO. Ndërkaq, në operatorin MTS, kompani që bën furnizimin me internet në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, faqja RT.com ishte e qasshme gjatë testimeve që bëri REL-i në fillim të shkurtit. MTS-ja, si kompani telefonike dhe e internetit, u themelua me një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për të ofruar shërbime për katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Kjo kompani është nën pronësi të Telekomit të Serbisë. MTS-ja i tha Radios Evropa e Lirë se i është përmbajtur listës së bllokimit që Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Kompjuterike i Kosovës (ARKEP) ia ka dërguar.

“Ndërkohë që ne i jemi përmbajtur me rigorozitet listës së ofruar nga ARKEP-i, ne e pranojmë mundësinë e daljes së portaleve të reja në internet që nuk ishin pjesë e direktivës fillestare”, tha MTS-ja.

Në listën e ueb-faqeve që duheshin bllokuar, të cilën Radio Evropa e Lirë e siguroi nga ARKEP-i, figuron edhe ajo RT.com. Hekuran Doli, ekspert i sigurisë kibernetike në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se nëse një faqe me emër dhe adresë specifike të internetit, si për shembull RT.com, bllokohet nga një kompani që ofron internet, ajo nuk supozohet të jetë e qasshme. Megjithatë, sipas tij, faqe të ndryshme që kanë ndërlidhje me këtë media, mund të hapen në vazhdimësi.

“RT mund ta hapë një domen të ri, [t’ia vendosë emrin] ‘Russiantime’, për shembull, dhe kjo faqe mund të jetë në dispozicion dhe e qasshme për përdoruesit në Kosovë, por të gjendet është më e vështirë, pasi është faqe e re”, shpjegoi Doli.

Ndonëse e sanksionuar nga Qeveria e Kosovës, ueb-faqja RT.rs apo e RT-së në gjuhën serbe nuk gjendet në urdhrin e ARKEP-it për bllokim. Ky institucion i tha Radios Evropa e Lirë se, në mars të vitit 2022, në bazë të vendimit qeveritar për sanksione, lista prej 124 ueb-faqeve që duhej të bllokoheshin, iu dërgua kompanive që ofrojnë shërbime të internetit. Megjithatë, ARKEP-i nuk u përgjigj në pyetjen se pse kjo listë nuk është përditësuar edhe me media tjera që janë sanksionuar më vonë, përfshirë RT.rs, por tha se është në monitorim të vazhdueshëm të zbatimit të urdhëresës së tij.

“ARKEP-i, në vazhdimësi, i monitoron këto domene dhe sub-domene. Eventualisht, pas marrjes së njoftimeve nga palët, u kërkon menjëherë operatorëve që ta bëjnë bllokimin e tyre. Ky proces është i vazhdueshëm dhe kërkojmë edhe ndihmën e të gjithëve, në mënyrë që ta pasurojmë listën me domene të reja, e që pastaj t’i udhëzojmë operatorët për bllokim”, tha ARKEP-i.

Ueb-faqja RT.rs ishte e qasshme në të gjithë ofruesit e internetit që testoi Radio Evropa e Lirë në fillim të shkurtit. Kompania IPKO i konfirmoi REL-it, po ashtu, se kjo faqe nuk ishte pjesë e listës fillestare për bllokim. Pas pranimit të pyetjeve nga REL-i, më 2 shkurt, kjo kompani tha se ka nisur procedura për bllokimin edhe të kësaj faqeje dhe në testimet e mëvonshme të REL-it, ajo ishte e bllokuar. Media Sputnik, përmes ueb-faqeve Sputnikglobe.com dhe Sputnikportal.rs, ishte po ashtu lehtësisht i qasshëm në Kosovë. Dhjetëra faqe që lidhen me median Sputnik, janë në listën e bllokimit nga ARKEP-i, por jo edhe këto dy.

“Teknikisht, është pothuajse e pamundur të bllokohen të gjitha faqet, emrat dhe IP-adresat [adresat e internetit], për shkak se nëse e bllokon një faqe, po e njëjta faqe mund ta hapë një domen [emër] të ri dhe një IP-adresë të re, dhe kjo faqe, pastaj, duhet të gjendet dhe të bllokohet”, shpjegoi eksperti Hekuran Doli.

Megjithatë, shtoi ai, secili përdorues i internetit mund ta shmangë çfarëdo bllokimi nga ana e ofruesve të internetit, duke përdorur atë që quhet VPN (Virtual Private Network), e që është rrjet privat falas ose me pagesë dhe anashkalon kufijtë shtetërorë të internetit. Edhe pse BE-ja ndërmori sanksione ndaj Rusisë dhe mediave ruse tash e dy vjet, edhe në vendet anëtare të bllokut zbatimi i tyre po përcillet me probleme. Radio Evropa e Lirë raportoi së voni se faqet e internetit të RT-së dhe Sputnikut, janë lehtësisht të qasshme në shumë vende të BE-së, përfshirë edhe vetë institucionet që i hartuan sanksionet kundër tyre. Në Bruksel të Belgjikës, video, tekste dhe përmbajtje të tjera të RT-së dhe Sputnikut ofrohen në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbisht, spanjisht dhe arabisht. Ekipi hulumtues i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë përdori, gjithashtu, rrjete private virtuale (VPN) në 19 shtete të tjera anëtare të BE-së dhe në secilin rast pa se faqet e internetit të RT-së dhe Sputnikut ishin të qasshme pa asnjë problem.

Johannes Bahrke, zëdhënës i Komisionit Evropian, përgjegjës për ekonominë digjitale, kërkimin dhe inovacionin, por edhe zyrtarë të tjerë të BE-së thanë se problemi buron nga pengesat për zbatim nga vetë 27 vendet anëtare të BE-së dhe organet ose agjencitë e tyre përkatëse. Për ta zbatuar ndalesën, sipas tyre, autoritetet në çdo shtet anëtar duhet të kërkojnë nga ofruesit lokalë të shërbimeve që të eliminojnë qasjen në faqet e internetit të drejtuara nga Rusia. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështje të jashtme dhe politika të sigurisë, Josep Borrell, themeloi projektin e tij kryesor EUvsDisinfo, në vitin 2015. Ai e përshkruan RT-në dhe Sputnikun jo si organizata mediatike, por si “armë të Kremlinit për mashtrim”. Faqja e internetit e EUvsDisinfo thotë se qëllim kryesor i projektit është ta rrisë ndërgjegjësimin dhe kuptimin e publikut për ndikimin rus dhe për operacionet e dezinformimit, si dhe t’i ndihmojë qytetarët e Evropës dhe më gjerë që të zhvillojnë rezistencë ndaj informacionit digjital dhe manipulimit mediatik./ REL

kosova mediat ruse

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë