Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se letra drejtuar BE-së bëhet për të patur një pasqyrë më të qartë të asaj ku janë dhe çfarë mund të bëjnë për të avancuar negociatat.
SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut, po përgatit një letër për t'ia nisur institucioneve të Bashkimit Europian, me propozime të reja për vazhdimin e negociatave. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se letra drejtuar BE-së bëhet për të patur një pasqyrë më të qartë të asaj ku janë dhe çfarë mund të bëjnë për të avancuar negociatat.
“Letra drejtuar BE-së është duke u përgatitur, para se ta dërgoj dua të kemi një pasqyrë më të qartë se ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë. Nuk do të isha dakord që nuk ka optimizëm. Nuk do të pajtohesha me qëndrimin se nuk ka mirëkuptim për qëndrimet tona”, tha Mickoski.
Më 15 tetor, Shqipëria do të hapë kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Evropian, duke u ndarë nga Maqedonia e Veriut e cila nuk ka përmbushur kushtin për ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që të fusë në preambulën e saj komunitetin bullgar. Vendimi u mor nga ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së më 25 shtator.
Në dokumentin e Brukselit, thuhet se Shqipëria “është mjaftueshëm e përgatitur në këtë fazë për hapjen e kapitullit të parë”.
Arsyeja është se Maqedonia e Veriut nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria, që të përfshijë në preambulën e Kushtetutës minoritetin bullgar. Ky kusht është futur në kornizën negociuese që Parlamenti maqedonas votoi në korrik të vitit 2022, propozim që njihet edhe si “propozimi francez”. Opozita, që atë kohë udhëhiqej nga VMRO-DPME, ishte kundër ndryshimeve kushtetuese.
Albin Kurti dhe Olaf Scholz GJERMANI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kosova, njëa...
Foto ilustruese KOREA E JUGUT- Koreja e Jugut tha se ka vërejtur shenja se Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shfaqur këtë fundjavë në...
Foto ilustruese BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian takohen më 14 tetor për të debatuar lidhur me ...
Foto ilustruese AZIA- Kina ka dislokuar avionë luftarakë dhe luftanije për të rrethuara Tajvanin, në stërvitjet ushtarake q&e...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Një sulm me dronë i kryer nga Hezbollahu në një bazë ushtarake në Izraelin qendror ka vrar&eu...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Kur Irani lëshoi një breshëri prej rreth 180 raketash balistike në Izrael një javë...
Mark Rutte dhe Volodymyr Zelensky UKRAINA- Ukraina shpreson premtime të shpejta të perëndimit pas prezantimit të "planit t&eu...
Alexander lukshenko BJELLORUSI- Ndryshimet që njoftoi Rusia për politikën e saj të armëve bërthamore duhet të ishin b&e...
foto ilustruese SERBI- Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një disa tërmete q&eum...