"Burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur", Manja: Ditën në punë, natën në burg! Kemi njoftu...
Bota
VIDEO/ Ndeshja Serbi-Zvicër/ Vuçiç provokon në stadium, nxjerr nga xhepi flamurin e bashkuar me Rusinë! Sandulovic: Gjest antiperëndimor
Vuçiç u pa teksa festonte duke nxjerrë nga xhepi një flamur, i stampuar teknikisht në bashkim të dy flamujve, Serbisë dhe Rusisë dhe e shpalos flamurin me të dyja duart.
14 Tetor 2024, 10:09Nga M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shfaqur këtë fundjavë në stadium krah presidenti të Republikës Srpska, Millorad Dodik, të për të ndjekur nga tribuna takimin mes Zvicrës dhe Serbisë, në Leskoc, në kuadër të Ligës së Kombeve. Vuçiç u pa teksa festonte duke nxjerrë nga xhepi një flamur, i stampuar teknikisht në bashkim të dy flamujve, Serbisë dhe Rusisë dhe e shpalos flamurin me të dyja duart.
Këtë video e ka postuar në platformën 'X' politikani serb Nikola Sanduloviç, i cili e etiketon presidentin edhe si “diktatori serb”. Ai e ka cilësuar edhe si një “gjest antiperëndimor” dhe “provokues” sjelljen e Vuçiç.
Ndërkohë në ndeshje, Serbia arriti të shënonte fitore 2:0, duke e arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare.
I don't know what more the Serbian dictator Aleksandar Vučić needs to do so that Europe and America understand that he is playing with them in his endless lies and promises that he gives them, thus buying time for the final showdown with them! He was, remained and will forever be… pic.twitter.com/FhKECIK2mR