Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Hezbollahu tha në një deklaratë se kishte vënë në shënjestër një kamp ushtarak izraelit që përdoret për stërvitje në shenjë hakmarrje për dy sulme izraelite ndaj Bejrutit të enjten, që shkaktuan vdekjen e 22 personave.
IZRAEL- Shërbimet izraelite të shpëtimit thanë se rreth 40 persona u plagosën të dielën si pasojë e një sulmi me dronë në qytetin qendror të Binyamina-s. Tre prej të plagosurve paraqiten në gjendje kritike për jetën. Grupi militant Hezbollah me bazë në Liban mori përgjegjësinë për një nga sulmet me më shumë pasoja ndaj Izraelit, në një vit lufte.
Mediat izraelite njoftuan se dy dronë ishin lëshuar nga Libani dhe ushtria njoftoi se një prej tyre ishte interceptuar. Mbetet e paqartë nëse mes plagosurve ka pjesëtarë të ushtrisë apo civilë dhe se çfarë është goditur konkretisht.
Hezbollahu tha në një deklaratë se kishte vënë në shënjestër një kamp ushtarak izraelit që përdoret për stërvitje në shenjë hakmarrje për dy sulme izraelite ndaj Bejrutit të enjten, që shkaktuan vdekjen e 22 personave.
Kjo ishte hera e dytë, brenda dy ditësh që një dron godet brenda Izraelit. Të shtunën, gjatë festës së Yom Kippurit, një dron goditi në periferi të Tel Avivit, duke shkaktuar dëme materiale, por jo të vrarë apo të plagosur.
Sulmi i fundit vjen në të njëjtën ditë kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore në Izrael për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes kundër raketave.
Izraeli tashmë është në luftë me Hamasin në Gazë dhe me Hezbollahun në Liban – të dy këto grupe militante të mbështetura nga Irani.
Shteti hebre pritet të godasë Iranin si një akt hakmarrjeje ndaj një sulmi me raketa balistike në fillim të këtij muaji, por mbetet e paqartë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë. Irani ka thënë se do t'i përgjigjet çdo sulmi izraelit./VOA
foto ilustruese IZRAEL- Një përshkallëzim po vjen në konfliktin e Izraelit me Iranin, një përballje me raketa balistike mund ...
foto e sisitemit SHBA- Pentagoni amerikan konfirmoi të dielën raportet se SHBA do të vendosë një sistem raketash anti-ba...
foto ilustruese TEHERAN- Irani është i gatshëm t'i përgjigjet çdo veprimi izraelit kundër territorit iranian, tha sot ...
korridori 8 SHKUP- Kur lë pas Shkupin dhe drejtohesh nga kufiri bullgar - fqinji jo fort i lehtë i Maqedonisë së Veriut ...
foto ilustruese RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për dialog me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të...
nisja e starship SHBA- Testi më ambicioz, deri më sot, i anijes gjigante Starship nga kompania SpaceX e Elon Musk ësht&e...
foto ilustruese KOSOVË- Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavar&eum...
foto ilustruese SHBA- Paqeruajtësit e OKB-së në Liban thanë të dielën se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) shkel&e...
benjamin netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka bërë thirrje shefit të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterre...
foto ilustruese KINË- Ushtria kineze publikoi të dielën (13 tetor) një video propagandistike në llogaritë e saj në media...