LIVE UPDATES
Bota

"Nderim për viktimat serbe", Srebrenica do t’i riemërtojë rrugët duke injoruar gjenocidin

Sipas planit, një shesh dhe një pjesë e një rruge është riemërtuar “Republika Sërpska”, për nder të emrit të entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës. Një rrugë tjetër do të riemërtohet në emër të një komandanti kontrovers serb nga Lufta e Parë Botërore.

15 Prill 2024, 20:04 Nga r.ll
"Nderim për viktimat serbe", Srebrenica do t’i
Foto ilustruese

BOSNJE HERCEGOVINË- Anëtarët serbë të Këshillit Komunal të Srebrenicës kanë votuar për riemërtimin e shumë rrugëve të qytetit, për t’i nderuar viktimat serbe të luftës, por duke e injoruar njëkohësisht masakrimin e 8.000 burrave dhe djemve boshnjakë më 1995.

Me gjithë kërkesat ndërkombëtare për ta rishqyrtuar planin dhe pas bojkotit nga anëtarët boshnjakë të këshillit, propozimi për riemërtimin e 25 rrugëve në Srebrenicë dhe fshatin fqinj, Skelani, u miratua më 15 prill. Ky vendim është cilësuar nga kritikët si tentim i radhës për ta fshirë historinë e mizorisë më të madhe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Sipas planit, një shesh dhe një pjesë e një rruge është riemërtuar “Republika Sërpska”, për nder të emrit të entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës. Një rrugë tjetër do të riemërtohet në emër të një komandanti kontrovers serb nga Lufta e Parë Botërore.

Masakra e korrikut 1995, e cila u krye nga forcat serbe të Bosnjës, është shpallur gjenocid nga ish-Gjykata Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Deri tani, më shumë se 50 njerëz janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë. Radovan Karaxhiç, presidenti i parë i Republikës Sërpska [1992/1995], entitetit kryesisht serb i cili bashkë me federatën boshnjake dhe atë kroate e përbëjnë Bosnjën, u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera, përfshirë në Srebrenicë.

Komandanti i ushtrisë së Republikës Sërpska në atë kohë, Ratlko Mlladiq, po e vuan një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid po ashtu. Propozimi kontrovers u miratua, pavarësisht se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) bëri thirrje për një “zgjidhje transparente dhe gjithëpërfshirëse” për emrat e rrugëve në Srebrenicë.

Muajin e kaluar, misioni i OSBE-së në Bosnjë e Hercegovinë e mirëpriti Projektin Rrugët për Paqe, një nismë nga të rinjtë e qytetit për t’i riemëruar rrugët duke përdorur emra gjithëpërfshirës dhe neutral, si "Rruga e së Ardhmes", "Rruga e Tolerancës" dhe "Fëmijët e Srebrenicës".

Ky vendim vjen në prag të një debati të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 17 prill, ku do të diskutohet një rezolutë e OKB-së për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995, e cila pritet të votohet më 2 maj. Rezoluta është pjesërisht e ngjashme me rezolutën për gjenocidin e Ruandës, ku rreth 800.000 tutsi dhe hutu ishin vrarë. Drafti i saj është zhvilluar nga një grup vendesh, përfshirë Ruandën, Gjermaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara.

Rezoluta është kundërshtuar nga Millorad Dodik, lideri prorus i Republikës Sërpska, i cili ka kërcënuar se, nëse miratohet rezoluta “Republika Sërpska do të tërhiqet nga procesi i vendimmarrjes në Bosnje”. Sipas planit të ri, Parku i Qytetit i Srebrenicës do të riemërohet "Parku i Kosta Todoroviçit", për nder të komandantit çetnik nga Lufta e Parë Botërore.

Çetnikët ishin grupe serbe paramilitare dhe untranacionaliste që luftuan fillimisht kundër Perandorisë Osmane gjatë luftërave në Ballkan më 1912 dhe 1913, si dhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat çetnike kryen krime lufte në Bosnje, përfshirë vrasje masive dhe dënime. Disa formacione serbe paramilitare dhe ushtarake e quanin veten çetnikë edhe gjatë luftërave në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë në vitet ’90./REL

masakra e srebrenices lufta ne bosnje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj