LIVE UPDATES
Bota

Aktivistët, familjet kujtojnë nxënëset nigeriane të rrëmbyera para 10 vjetësh

Shumë prej tyre arritën të shpëtonin apo u liruan përmes negociatave, por fati i 82 vajzave varet nga shpresa e rimëkëmbjes së grupit të dikurshëm dinamik të aktivistëve.

15 Prill 2024, 18:16 Nga E. D
Aktivistët, familjet kujtojnë nxënëset nigeriane të
foto ilustruese

NIGERI- Para dhjetë vitesh, qindra nxënëse u rrëmbyen në pjesën veriore të Nigerisë nga grupi terrorist islamist Boko Haram. Shumë prej tyre arritën të shpëtonin apo u liruan përmes negociatave, por fati i 82 vajzave varet nga shpresa e rimëkëmbjes së grupit të dikurshëm dinamik të aktivistëve. Grupi “Na ktheni vajzat tona” ishte titull kryesor në mediat globale pas rrëmbimit të vitit 2014. Sipas korrespondentit të Zërit të Amerikës në Abuja, Timothy Obiezu një dekadë më vonë, rrëmbimet në masë janë shpeshtuar dhe aktivistët po lodhen.

Ky park publik dikur ishte simbol i shpresës dhe i qëndrueshmërisë, por tani mbart kujtimet e betejës për t’i shpëtuar 82 nxënëse nga 276 vajzat e rrëmbyera nga grupi Boko Haram, që ende mbahen nga ky grup terrorist. Ato u rrëmbyen më 14 prill të vitit 2014 nga shkolla e mesme e Chibokut.

Njëra nga to është mbesa e Nkeki Mutah-ut.

“Çdo ditë, në mëngjes, pasdite, e ndjejmë dhimbjen që na shkakton mungesa e mbesës tonë. Kemi dëgjuar se disa prej tyre kanë vdekur dhe po kërkojmë që qeveria të na tregojë ose të bëjë të ditur emrat e atyre që kanë vdekur, në mënyrë që të mbyllim këtë çështje,” thotë familjari Nkeki Mutah.

Disa ditë pas rrëmbimeve, aktivistët u mblodhën dhe filluan lëvizjen “Na ktheni vajzat tona”, duke kërkuar shpëtimin e tyre.

Aso kohe, grupi takohej çdo ditë këtu dhe fushata e tyre mori vëmendje botërore. Por, jo më.

“Është e lodhshme kjo betejë. Kur fushata ‘Na i ktheni vajzat tona’ filloi... mori vëmendje botërore, pati shumë reagime, përfshirë edhe nga qeveritë e huaja të gatshme ta përkrahin Nigerinë,” zëdhënës i komunitetit Chibok Allen Manasseh.

Deri më tani, 194 vajza janë kthyer, një pjesë ikën, ndërsa pjesa tjetër u liruan përmes negociatave të qeverisë.

Por kërcënimi i rrëmbimeve në masë mbetet i pranishëm. Sipas organizatës Amnesty International, që nga ngjarja e Chibok-ut, Nigeria ka dokumentuar 17 rrëmbime, gjatë të cilave të paktën 1,700 fëmijë janë rrëmbyer nga shkolla.

Sulmet e fundit janë kryer nga banda të armatosura. Bandat shpesh kërkojnë shuma të mëdha parash për t’i liruar të rrëmbyerit.

Autoritetet nigeriane thonë se nuk i kanë harruar të rrëmbyerit.

“Po të kishim përdorur metodat konvencionale të luftimit, do të ndërhynim në të gjitha komunitetet dhe do të rrafshonim gjithçka për të filluar nga e para. Por këtë nuk mund ta bëjmë ngase e dimë që bëhet fjalë për aktorë jo-shtetërorë që mbajnë njerëzit kundër vullnetit të tyre dhe ne duket të jemi shumë të kujdesshëm. Ka pasur raste kur kemi shkuar me qëllim për të sulmuar, por për shkak të civilëve... na është dashur ta anulojmë sulmin,” thotë Komandanti i ushtrisë së Nigerisë Gjenerali Christopher Musa.

Familjet dhe aktivistët nuk pajtohen. Ata thonë se autoritetet nuk kanë treguar vullnet politik për t’i dhënë një përgjigje kësaj çështje.

Të dielën, ata përkujtuan vajzat në 10 vjetorin e rrëmbimit të tyre.

“Fatkeqësisht, rrëmbimi i vajzave të Chibok-ut ishte fillimi i rrëmbimeve të panumërta që ka nxitur një industri të rrëmbimeve në vendin tonë pasi qeveria refuzuar të sjellë para drejtësisë rrëmbyesit e vajzave të Chibok-ut,” thotë drejtuesja e lëvizjes "Na ktheni vajzat tona", Florence Ozor.

“Fatkeqësisht, i kemi parë njerëzit që duhet të vepronin, sidomos agjencitë e sigurisë, të justifikoheshin se fëmijët janë dërguar në një terren të vështirë. Nëse terroristët mund të shkojnë në terren të vështirë, përse këtë gjë nuk mund ta bëjnë forcat e sigurisë,” zëdhënës Manasseh.

Derisa vajzat të lirohen, shumë njerëz sikur zoti Mutah do të jenë në pritje të një përfundimi./VOA

nigeri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet