Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kerem Shalom, në kufi me Egjiptin, Izraelin dhe Gazën, është një prej pikave kyçe për transit mallrash prej dhe jashtë Gazës.
GAZA- Pika kufitare mes Izraelit dhe Gazës, Kerem Shalom, është hapur të dielën për kamionët me ndihma, për herë të parë prej shpërthimit të luftës, kanë thënë zyrtarët izraelitë, me qëllim të dyfishimit të sasisë së ushqimit dhe ilaçeve në enklavë. Kjo pikë kufitare është mbyllur pas sulmeve të Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor, çka e ka nxitur luftën.
Militantët e Hamasit kanë vrarë 1.200 njerëz dhe kanë marrë peng 240 të tjerë. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Deri më tani, ndihmat në Gazë kanë hyrë përmes pikës kufitare me Egjiptin, Rafah. Dy burime të Kryqit të Kuq në Egjipt, i kanë thënë agjencisë Reuters se kamionët kanë nisur të hyjnë prej Kerem Shalomit në Gazë.
Njëri prej tyre ka thënë se bëhet fjalë për 79 kamionë me ndihma. Kerem Shalom, në kufi me Egjiptin, Izraelin dhe Gazën, është një prej pikave kyçe për transit mallrash prej dhe jashtë Gazës. Izraeli është thënë se e ka miratuar hyrjen e ndihmave qysh prej javës së kaluar. Megjithatë, autoritetet izraelite kanë thënë se ndihma humanitare mund të mos arrijë te banorët e Gazës, pasi agjencitë humanitare në Gazë nuk e kanë rritur kapacitetin për të shpërndarë ndihmën e nevojshme.
“Nëse Kombet e Bashkuara nuk kanë kapacitet për të mbledhur dhe shpërndarë, nuk ka rëndësi sa pika hapen. Ata nuk mund të varen prej mekanizimit të njëjtë që e kanë pasur para luftës”, ka thënë koloneli Elad Goren për agjencinë Reuters.
Ofensiva ushtarake ajrore dhe tokësore e Izraelit në Gazë ka rezultuar me mbi 18.700 palestinezë të vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Kjo fushatë ushtarake ka përkeqësuar rëndë situatën humanitare, pasi mbi 85 për qind e 2.3 milionë banorëve të Gazës, janë shpërngulur prej shtëpive të tyre dhe po jetojnë në kampe të improvizuara. Ata po vuajnë nga mungesa e ushqimit, ujit të pijshëm dhe ilaçeve.
Marrë nga REL
Vladimir Putin RUSI- Presidenti Vladimir Putin i konsideroi marrëzi dhe të pakuptimta deklaratat e homologut amerikan Joe Biden se ushtria ruse d...
Benjamin Netanyahu IZRAEL-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se vendi i tij do të luftojë derisa të sigurojë fitore ndaj...
GREQI-Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e një prej të rinjve që ra pre e sulmit me armë nga dy persona, të cilë...
Foto ilustruese SERBI-Sipas gazetares së Euronews Serbi, Anđelka Ćup, një numër i madh serbësh nga Kosova vazhdojnë të mb&eu...
Foto ilustruese GAZA- Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupet e mbështetura nga Irani i kanë shtuar sulmet ndaj ushtri...
Raketa PHENIANI-Koreja e Veriut e ka lëshuar një lloj të paidentifikuar të raketës balistike, kanë thënë Garda Bre...
Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku feston sot ditëlindjen e tij të 87-të. Në orën 10:00, Papa arg...
Tik Tok BRITANI-Ministrat e Britanisë kanë diskutuar ndikimin e faqeve të tilla si TikTok dhe Instagram në mirëqenien e t&eu...
Serbia SERBI-Policia e Kosovës ka angazhuar personel shtesë në vendkalimet administrative me Serbinë qendrore për të menaxhu...
Irlande IRLANDË-Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në një hotel në qarkun irlandez Galway, i cili do të priste...