LIVE UPDATES
Bota

Ndikimi i tarifave tek bizneset amerikane

Prodhuesit e mëdhenj zakonisht i blejnë shishet nga Meksika dhe Kina, por pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ata kaluan tek kompanitë amerikane.

6 Mars 2025, 19:15 Nga N.F
Ndikimi i tarifave tek bizneset amerikane
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa prej 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës, si dhe 10% tarifa të reja ndaj Kinës, duke e rritur totalin në 20%. Për të parë se si kjo do të ndikojë tek bizneset e vogla, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti vizitoi një biznes familjar për prodhimin e uiskit në Virxhinia.

Në kompaninë e distilimit ‘Catoctin Creek’ fillon procesi i prodhimit. Thekra lëshon aromën e bukës së pjekur. Becky dhe Scott Harris prodhojnë uiski nga thekra. Pijet nga thekra prodhoheshin në Virxhinia njëqind vjet përpara tarifave të para për vendet e tjera, që u vendosën nga presidenti i parë i vendit, George Washington.

Tashmë, tarifat nën drejtimin e presidentit aktual po vështirësojnë përpjekjet e kësaj kompanie për të shitur uiski thekre jashtë vendit.

Kjo i bën eksportet shumë më të vështira, apo jo? Sepse kushdo që blen produktet e mia duhet të paguajë tarifën dhe kjo është diçka që blerësit nuk do ta bëjnë”, thotë Becky Harris.

Jo vetëm që ndikohet shpërndarja në Meksikë dhe Kanada, por edhe lëndët e para – si shishet e qelqit, megjithëse janë prodhuar në Amerikë.

Prodhuesit e mëdhenj zakonisht i blejnë shishet nga Meksika dhe Kina, por pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ata kaluan tek kompanitë amerikane.

Shishet e prodhuara në Amerikë, mund të jenë të mjaftueshme edhe për dy muajt e ardhshëm, por më pas duhet t’i porosisim nga importi me një çmim më të lartë në mënyrë që të mbajmë produktin në qarkullim”, thotë Becky Harris.

Planet për shtrirjen e biznesit në Meksikë dhe Kanada u lanë mënjanë, ndërsa pronarët kanadezë të dyqaneve po heqin nga raftet uiskin e thekrës dhe pijet e tjera të prodhuara në Amerikë.

"Ishim në procesin e marrjes së një porosie nga Franca dhe distributori francez na tha se, ‘Jo, thjesht nuk është një kohë e mirë tani që produktet amerikane të shkojnë atje’," thotë Scott Harris.

Presidenti Donald Trump thotë se vendosja e tarifave do t’i motivojë udhëheqësit botërorë të ndalin fluksin e emigrantëve të paligjshëm dhe drogës.

Kemi nevojë që Meksika dhe Kanadaja të bëjnë shumë më tepër se sa kanë bërë, dhe ata duhet të ndalin rrjedhën e fentanilit dhe drogës drejt Shteteve të Bashkuara. Duhet ta ndalin”, tha Presidenti Trump.

Mbështetësit e presidentit i mirëkuptojnë tarifat.

Tarifat, mendoj, janë të nevojshme për të patur ndikim. Dhe për t'i bërë gjërat të drejta kur bëhet fjalë që ne të blejmë artikuj nga vende të tjera, vende që blejnë nga ne”, thotë votuesi Michael Bernacki, mbështetës i Presidentit Trump.

Çmimet e aksioneve në bursën Wall Street ranë për dy ditë me radhë.

"Shpresa duhet të jetë që rënia e tregut të aksioneve do të bëjë që administrata të tërhiqet nga kjo politikë tregtare, sepse lufta tregtare është vërtet një humbje për të dyja palët", thotë Desmond Lachman, nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjes.

Por deri atëherë, zoti Lachman thotë se cikli i tarifave dhe kundër-tarifave do të vazhdojë – pa u ndalur./ VOA

tarifat ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj