6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Administrata Trump thotë se pezullimi i fondeve federale është bërë për të verifikuar nëse ka shpërdorime të fondeve.
SHBA- Shtetet amerikane pritet të përballen me humbjen e vendeve të punës në laboratorët për kërkime shkencore dhe në bizneset lokale që u shërbejnë atyre pas vendimit të Presidentit Donald Trump që të pezullojë fondet për studimet shkencore. Administrata Trump thotë se pezullimi i fondeve federale është bërë për të verifikuar nëse ka shpërdorime të fondeve. Megjithatë, shkencëtarët thonë se nuk bëhet fjalë vetëm për vendet e tyre të punës, por dhe ndikimin që do të ketë mbi shëndetin e pacientëve.
Ndër goditjet më të mëdha, nëse ky pezullim fondesh i mbijeton një sfide gjyqësore, do të jenë shkurtimet masive në fondet për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë. Kjo, sipas një analize të bërë së fundmi me ndihmën e organizatës “United for Medical Research” do të eliminonte vende pune në shumë shtete.
Neurologu Richard Huganir në Universitetin John Hopkins po studionte se si truri ruan kujtesën, kur zbuloi një gjen, kur ndryshon, shkakton disa aftësi të kufizuara intelektuale.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë është motori që ka zbuluar të gjitha terapitë e mrekullueshme që kemi për kancerin, sëmundjet e zemrës dhe shëndetin e trurit. Është e frikshme se çfarë do të bëjmë nëse studimet nuk vazhdojnë, nëse nuk financohemi?” tha neurologu Huganir
Ai shton se është e vështirë edhe për pacientët të kuptojnë se si mund të humbasin një kurë të pazbuluar.
“Ata janë të dëshpëruar. Jemi duke u vonuar me këto zbulime. Momentalisht nuk jemi në një situatë të mirë”, thotë zoti Huganir.
Administrata e Presidentit Trump thotë se pezullimi i fondeve, jo vetëm për kërkime shkencore, por edhe për agjenci të tjera, është bërë për të verifikuar nëse ka abuzime me fondet.
Shumica e buxhetit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, mbi 35 miliardë dollarë në vit, shkon në universitete, spitale dhe grupe të tjera kërkimore. Grantet ndahen në “kosto të drejtpërdrejta”, që mbulojnë pagat e studiuesve dhe furnizimet për një projekt, si dhe “kostot jo të drejtpëdrejta”, për të mbuluar shpenzimet e tjera, që lidhen me projektet, si qeratë e ndërtesave, energjia elektrike, apo stafi që bën mirëmbajtjen.
“Do të na dëmtojë në Universitetin ‘John Hopkins’, do të na dëmtojë në nivel kombëtar, pasi po humbasim njerëz të aftë për shkencë. Megjithatë, gratë që vuajnë nga kanceri dhe po trajtohen, janë ato që dëmtohen tani”, thotë Dr. Otis Brawley nga Universiteti “John Hopkins”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë negocion drejtpërdrejt me grupet e shkencëtarëve, një proces që u jep menaxherëve të drejtën të përcaktojnë tarifat për ‘kosto jo të drejtpëdrejta’ që mund të arrijnë deri në 50% ose më shumë. Megjithatë, administrata Trump planifikon të vendosë një tavan mbi këto shpenzime duke i zbritur ato në 15%. Administrata Trump vlerëson se kjo do t'i kursente qeverisë 4 miliardë dollarë në vit.
I emëruari i Presidentit Trump për Drejtor të ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Dr. Jay Bhattacharya, gjatë seancës së konfirmimit në Senat të mërkurën u pyet për pezullimin e fondeve.
“Ka shumë mosbesim mbi atë se si shpenzohen fondet pasi besimi në institucionet e shëndetit publik ka rënë pas pandemisë. Unë mendoj se transparenca rreth ‘kostove jo të drejtpërdrejta’ është shumë e rëndësishme. Këtë mund ta përmirësojnë universitetet duke punuar së bashku për t’u siguruar që është tërësisht e qartë se ku shkojnë paratë”, tha i emëruari i Presidentit Trump për postin e Drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik.
Një gjykatës federal e ka bllokuar përkohësisht masën e pezullimit të fondeve, por derisa të përfundojë lufta gjyqësore, studiuesit nuk janë të sigurt se çfarë pune do të jenë në gjendje të vazhdojnë./VOA
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të enjten "ngrirjen" e tarifave për produktet meksikane të mbuluara nga marr...
Ditën e sotme, të dërguarit e Bashkimit Europian finalizuan draft-deklaratën për Samitin, të cilin liderët pritet të m...
Banka Qendrore Evropiane ANGLI- Banka Qendrore Evropiane, BQE ka ulur normat e interesit në të gjithë eurozonën 20-an&eu...
Caroline Levitt SHBA- Shtëpia e Bardhë ka mohuar kategorikisht raportet se Donald Trump ka në plan të revokojë statusin ...
Foto ilustruese SHBA- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po zhvillojnë sot një takim të nivelit të lartë në Bruksel t...
Brandon Johnson SHBA- Duke folur para një Komisionit të Kongresit të mërkurën, kryebashkiaku i Çikagos, Brandon Johnson mbr...
foto ilustruese SUEDI- Ministrja e Jashtme Maria Malmer Stenergard ka njoftuar se anëtarja më e re e NATO-s, Suedia, po planifikon të k...
Foto ilustruese KANADA- Kanadaja po i përgjigjet tarifave të Trump duke hequr uiskinë e Jack Daniel nga raftet e marketeve si dhe ...
foto ilustruese KOREJA E JUGUT- 15 persona u plagosën në Korenë e Jugut, pasi një avion luftarak hodhi aksidentalisht tetë bomba n...
Maria Zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, tha sot se Rusia pret që Shtetet e B...