LIVE UPDATES
Bota

Ndryshimi i Kushtetutës së entiteteve të Bosnjes/ Dodik: Schmidt nuk është përfaqësues i lartë! Vendimet e tij nuk kanë asnjë efekt juridik

Vendimi i Schmidt i referohet dënimit të dhënies së ryshfetit gjatë procesit zgjedhor.

28 Prill 2023, 18:52 Nga a.l
Ndryshimi i Kushtetutës së entiteteve të Bosnjes/ Dodik: Schmidt
Milorad Dodik

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik deklaroi se vendimi i Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt, për ndryshimet në Kodin Penal, nuk do të zbatohet në Republikën Sërpska dhe as nuk do të publikohet në gazetën zyrtare të këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës.

Vendimi i Schmidt i referohet dënimit të dhënies së ryshfetit gjatë procesit zgjedhor.

Kjo është një përpjekje kriminale për të imponuar vendimin e një personi që nuk ka legjitimitet”, ka shkruar Dodik në llogarinë e tij në Twitter.

Ai theksoi se “qëndrimi i Republikës Sërpska është i qartë dhe i njohur”.

Schmidt nuk është përfaqësues i lartë, sepse nuk ka mandat të konfirmuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe vendimet e tij nuk kanë asnjë efekt juridik”, ka shkruar Dodik. 

Që nga maji i vitit 2021, Ambasada e Federatës Ruse në Bosnjë e Hercegovinë thekson se nuk e pranon Schmid si përfaqësuesin e ri të lartë në Bosnjë e Hercegovinë. Arsyetimi që përdorë është fakti se Federata Ruse dhe Republika Popullore e Kinës kanë kundërshtuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara zgjedhjen e Schmidt.

Qëndrim të njëjtë kanë edhe përfaqësuesit politikë të serbëve në Republikën Sërpska. Federata Ruse ka qenë kundër të gjitha vendimeve të Zyrës së përfaqësuesit të lartë (OHR) që kur ish-përfaqësuesi i lartë Valentin Inzko, në korrik të vitit 202, solli ndryshime në Kodin Penal të Bosnjë e Hercegovinës, duke e sanksionuar si vepër penale mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës, si dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës.

Më 27 prill të vitit 2023, përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë vendosi ndryshime në ligjet penale të entiteteve, të cilat paraqesin dispozita penale për ryshfet në zgjedhje dhe në shërbimet e financuara nga fondet publike.

Schmidt vendosi ndryshime në ligjet penale të Federatës boshnjake-kroate dhe Republikës Sërpska, me qëllim që të “forcojë integritetin e zgjedhjeve”.

Unë kam parë disa raporte të besueshme për parregullsi parazgjedhore dhe pas zgjedhjeve, kështu që kam ndryshuar Kodin Penal, për të përfshirë veprën e re të ryshfetit zgjedhor. Ajo përfshin edhe dhënien e ryshfetit për të gjithë zyrtarët e zgjedhur. Kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë ata që përmbushin qëllimet e tyre në këtë mënyrë”, tha Schmidt për mediat.

Sipas këtyre ndryshimeve, që janë identike për të dy entitetet, kushdo që kërkon ose merr para apo ndonjë vlerë ose përfitim, si punësimi, ose ndërmjetëson në një akt të tillë, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet dhe gjobitet me para.

Ndryshimet në ligjet penale nënkuptojnë shkarkimin në organet legjislative, ekzekutive, administrative ose gjyqësor, si dhe në çdo shërbim që financohet plotësisht ose pjesërisht nga buxhetet e entiteteve.

Gjithashtu, ai person nuk do të mund të punësohet në shërbimin civil për pesë vjet pas vuajtjes së dënimit, faljes, amnistisë ose nëse lënda parashkruhet për shkak të afatit të skaduar.

Të enjten, Ambasada amerikane në Bosnjë e Hercegovinë përshëndeti vendimin e kreut të Zyrës së përfaqësuesit të lartë në Bosnjë e Hercegovinë për ndryshimet në Kushtetutën e entiteteve të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe të ligjeve penale në këtë vend. Nga OHR kanë deklaruar se vendimet do të hyjnë në fuqi në baza të përkohshme, derisa Asambleja e Republikës Sërpska dhe Parlamenti i Federatës së Bonjë e Hercegovinës t’i miratojnë në të njëjtën formë, pa ndryshime dhe pa kushte shtesë./ REL

milorad dodik

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion