LIVE UPDATES
Bota

Ndryshimi i Kushtetutës së entiteteve të Bosnjes, Blinken mbështet Schmidt

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbështeti vendimet e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt që kanë të bëjnë me ndryshimin e Kushtetutës së entiteteve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës si dhe ligjeve penale në këtë shtet.

28 Prill 2023, 18:49 Nga a.l
Ndryshimi i Kushtetutës së entiteteve të Bosnjes, Blinken
Antony Blinken

BOSNJË HERCEGOVINË- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbështeti vendimet e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt që kanë të bëjnë me ndryshimin e Kushtetutës së entiteteve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës si dhe ligjeve penale në këtë shtet.

Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht veprimin e përfaqësuesit të lartë për të ndihmuar Bosnjën dhe Hercegovinën të ecë përpara drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Blinken në llogarinë zyrtare në Twitter.

Populli i Bosnjë e Hercegovinës ka nevojë dhe meriton një qeveri funksionale, efikase dhe të përgjegjshme”, shtoi Blinken.

Edhe Ambasada amerikane në Bosnjë e Hercegovinë, të enjten, përshëndeti vendimin e kreut të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë e Hercegovinë (OHR).

Përmes këtyre ndryshimeve, Christian Schmidt mundësoi formimin e Qeverisë së Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, gati shtatë muaj pas zgjedhjeve të mbajtura në tetor të vitit të kaluar. Përveç ndryshimeve të përhershme, ai ka marrë edhe një vendim të përkohshëm që do të jetë i vlefshëm vetëm për këtë cikël zgjedhor.

Është për të ardhur keq që përfaqësuesi i lartë duhej të ndërhynte. Megjithatë, është e qartë se edhe një periudhë tjetër e qeverisjes me mandat teknik, do të ishte e dëmshme dhe destabilizuese jo vetëm për Federatën boshnjake-kroate, por edhe për të gjithë Bosnjë e Hercegovinën”, ka theksuar ambasada e SHBA-së në Bosnjë, përmes Twitter-it.

Sipas amendamenteve të Kushtetutës së Federatës boshnjake-kroate, të cilat i ka vendosur Schmidt, nëse të dy nënkryetarët nuk japin pëlqimin e tyre, por vetëm njëri, një propozim i tillë emërim i paraqitet Dhomës së Përfaqësuesve, ku për konfirmim kërkohet shumica e thjeshtë.

Risi është se për një gjë të tillë votohet edhe në Dhoma e Popullit e Parlamentit të Federatës boshnjake-kroate, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani. Përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë imponoi gjithashtu ndryshime në ligjet penale të Federatës dhe të Republikës Sërpska me qëllim “forcimin e integritetit të zgjedhjeve”.

Sipas këtyre ndryshimeve, që janë identike për të dy entitetet, kushdo që kërkon ose merr para ose ndonjë vlerë apo përfitim, sikurse punësimi, ose ndërmjetëson për një gjë të tillë, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet dhe gjobitet me para.

Më 28 prill, një grup i qytetarëve dhe disa anëtarë të Partisë boshnjake për Veprim Demokratik po protestojnë para Parlamentit të Federatës boshnjake-kroate, për shkak të vendimit të përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt, lidhur me zhbllokimin e formimit të qeverisë së kësaj federate.

Për protestë ka bërë thirrje Partia e Veprimit Demokratik (SDA), partia më e madhe boshnjake në Bosnjë e Hercegovinë, e cila i konsideron vendimet e Schmidt për formimin e qeverisë si “të papranueshme” dhe “jokushtetuese”. Kjo parti nuk do të jetë pjesë e pushtetit nëse të premten konfirmohet qeveria.

Protestat u organizuan gjatë kohës kur Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës boshnjake-kroate duhet të votojë për qeverinë e re, gjë që u bë e mundur me vendimin e Schmidt. Qeveria e Federatës u formua për herë të fundit në vitin 2015 dhe ka qenë me “mandat teknik” që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018./REL

antony blinken

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet