Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Megjithëse disa ligjvënës demokratë janë bashkuar në mbështetje të presidentit, duke thënë se një paraqitje e dobët nuk nënkupton fundin e kandidimit, është sidoqoftë teknikisht e mundshme që presidenti të zëvendësohet si kandidat i demokratëve. Por, do të duhej të ndodhnin disa gjëra për të mundësuar një tranzicion pa probleme.
SHBA- Paraqitja e presidentit Joe Biden në debatin e së enjtes, e përshkruar si jo e njëtrajtshme, me pauza dhe e shkëputur, i ka lënë të shqetësuar edhe mbështetësit të tij më të fortë dhe ka ngritur çështjen e zëvendësimit të tij si kandidat për president i Partisë Demokrate.
Megjithëse disa ligjvënës demokratë janë bashkuar në mbështetje të presidentit, duke thënë se një paraqitje e dobët nuk nënkupton fundin e kandidimit, është sidoqoftë teknikisht e mundshme që presidenti të zëvendësohet si kandidat i demokratëve. Por, do të duhej të ndodhnin disa gjëra për të mundësuar një tranzicion pa probleme.
Edhe në ato rrethana, gjetja e një kandidati të ri do të ishte për partinë një proces i vështirë, në rastin më të mirë. Së pari, presidenti Biden duhet të tërhiqet me vullnetin e tij. Ai nuk ka treguar shenja për këtë. Më herët këtë vit, çdo shtet amerikan mbajti zgjedhjet paraprake. Sipas rregullave të Partisë Demokrate, në sistemin e tanishëm për votimin paraprak, delegatët që ka fituar presidenti Biden kanë detyrimin të votojnë për të.
Nëse presidenti Biden do të zgjidhte që të tërhiqej, delegatët do të ishin atëherë të lirë të votonin për kë të dëshironin gjatë Konventës Kombëtare Demokrate, të planifikuar të mbahet në 19 gusht në Çikago, e cila do të shndërrohej kështu në një konventë të hapur.
Në këtë pikë procesi do të vështirësohej. Përpara se të vendosej sistemi i zgjedhjeve paraprake, konventat ishin të hapura dhe delegatët vinin të merrnin pjesë përgjithësisht të paangazhuar ndaj një kandidati të caktuar. Ata takoheshin me delegacione të kandidatëve të ndryshëm dhe negocionin për të arritur marrëveshje me ta.
Me një konventë të tillë do të përballeshin demokratët në gusht, me disa kandidatë që do të kërkonin mbështetjen e delegatëve dhe me disa raunde votimesh për të zgjedhur kandidatin. Kjo do të sillte ndoshta një konventë të zgjatur, që do të vazhdonte për më shumë ditë. Kjo gjithashtu do t’i vendoste demokratët nën trysninë e afateve për të siguruar regjistrimin e kandidatit të tyre të ri në zgjedhjet në të 50 shtetet amerikane.
Komitetit Kombëtar Demokrat iu desh të organizonte një takim virtual për të regjistruar përpara konventës praninë e delegatëve që do të propozonin zotin Biden. Kjo për shkak se një ligj në shtetin Ohajo kërkon që kandidati i emëruar të jetë përzgjedhur përpara datës 7 gusht, pra dy javë përpara konventës së demokratëve, në mënyrë që të kualifikohet për të figuruar në fletëvotimet në këtë shtet.
Një propozim për të shtyrë afatin në Ohajo, me qëllim lehtësimin e procedurës për demokratët, u refuzua nga legjislatura e këtij shteti me shumicë republikane./ VOA
fotot ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Qeveria maqedonase ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, se Shkupi p...
foto ilustruese SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë një vendim të vitit 1984 që i jepte të drejt&...
Donald trump dhe Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden dhe ish Presidenti Donald Trump thumbuan njëri-tjetrin dhe shkëmbyen një mori pretend...
Joe Biden dhe Barack Obama SHBA- Ish-presidenti amerikan Barack Obama ofroi mbështetje publike për presidentin Joe Biden pas debati të ashp...
fotot ilustruese GAZA- Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për disa individë dhe kompani, t&eu...
Joe Biden SHBA- Joe Biden fitoi zgjedhjet paraprake demokrate në fillim të këtij viti, por nuk bëhet zyrtarisht kandidati i partisë...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan”, q&...
Vjosa Osmani dhe Hillary Clinton KOSOVË-Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qenë në Itali, ku ka marrë pjesë në Global...
Volodymyyr Zelenskyy UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelenskyy ka deklaruar se Ukraina po përgatit një plan gjithëpërfshir...
foto ilustruese SHBA- Shtatë anëtarë të një grupi të rinjsh në Utah u dërguan në spital pasi u goditën ng...