LIVE UPDATES
Bota

SHBA, Gjykata e Lartë kufizon kompetencat e agjencive federale

Gjashtë anëtarë të kësaj gjykate votuan pro dhe tre kundër duke miratuar kërkesën e kompanive të peshkimit që sfiduan një program qeveritar, të financuar pjesërisht nga industria, që vëzhgonte mbipeshkimin e një lloji të peshkut në brigjet e Nju Ingland.

28 Qershor 2024, 22:57 Nga E. D
SHBA, Gjykata e Lartë kufizon kompetencat e agjencive federale
foto ilustruese

SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë një vendim të vitit 1984 që i jepte të drejtë agjencive federale të interpretonin ligjet që ato administrojnë. Kjo vlerësohet si humbje për administratën e Presidentit Joe Biden.

Gjashtë anëtarë të kësaj gjykate votuan pro dhe tre kundër duke miratuar kërkesën e kompanive të peshkimit që sfiduan një program qeveritar, të financuar pjesërisht nga industria, që vëzhgonte mbipeshkimin e një lloji të peshkut në brigjet e Nju Ingland.

Vendimi që u pëmbys nga gjykata ka të bëjë me një rast që përfshinte kompaninë e naftës ‘Chevron’. Ky vendim u kishte bërë thirrje gjyqtarëve të mbështeteshin tek interpretimet që iu bënin agjencitë federale ligjeve amerikane që vlerësoheshin si të paqarta. Kjo doktrinë ka kohë që kundërshtohet nga konservatorët dhe interesat e biznesit.

Ndarja e thellë që ekziston momentalisht në Kongres ka ndikuar në rënien e produktivitetit të legjislativit. Kjo ka bërë që veçanërisht presidentët demokrat të mbështesin rregullat e nxjerra nga agjencitë federale amerikane në mungesë të ligjeve.

Administrata e presidentit demokrat Joe Biden kishte mbrojtur rregulloren e Shërbimit Kombëtar të Peshkimit Detar dhe doktrinën që mbështetej në vendimin e vitit 1984. Programi i ruajtjes së peshkut megjithatë filloi në vitin 2020 nën administratën e ish-presidentit republikan Donald Trump.

Rregullorja kërkonte që disa peshkatarët të mbanin në anijet e tyre kontraktorë të qeverisë amerikane dhe të paguanin për shërbimet e tyre në det ndërsa monitoronin kapjen.

Kompanitë që bën ankesën, të udhëhequra nga ‘Loper Bright Enterprises’ me bazë në Nju Xhersi dhe kompania me bazë në Roud Ajlend, ‘Relentless Inc’, në vitin 2020 paditën shërbimin e peshkimit, duke thënë se programi i monitorimit tejkaloi autoritetin e agjencisë së Departamentit të Tregtisë.

Ankesa nga peshkatarët u mbështet nga grupe të ndryshme interesi konservatore, duke përfshirë rrjetin e bizneseve të miliarderit Charles Koch. Procesi gjyqësor është pjesë e asaj që është quajtur “lufta kundër shtetit administrativ”, një përpjekje për të dobësuar burokracinë e agjencisë federale që interpreton ligjet, harton rregulla federale dhe zbaton veprime ekzekutive.

Gjykata e Lartë, ku gjashtë nga nëntë gjyqtarët e saj janë konservator, ka sinjalizuar skepticizëm ndaj fuqisë rregullatore të agjencive federale. Gjatë viteve të fundit Gjykata Supreme ka nxjerrë vendime për të frenuar atë që gjykatësit e saj konservatorë e kanë parë si tejkalim të pushtetit nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe agjenci të tjera.

Programi i ruajtjes së peshkut synonte të monitoronte 50 për qind të lundrimeve të deklaruara për peshkimin e një lloji të peshku.

Kostot e programit ishin parashikuar të ndaheshin midis qeverisë federale dhe industrisë së peshkimit. Peshkatarët komercialë do të duhej të paguanin 710 dollarë në ditë, për 19 lundrime në vit. Kjo mund të reduktonte të ardhurat deri në 20 % për anije, sipas shifrave të qeverisë.

Administrata e Presidentit Biden tha se programi ishte autorizuar sipas një ligji federal të vitit 1976 i quajtur ligji ‘Magnuson-Stevens’ për të ndaluar peshkimin e tepërt në ujërat bregdetare të Shteteve të Bashkuara. Administrata tha në dokumentet që ishin dorëzuar në gjykatë se programi ishte pezulluar në prill të vitit 2023 për shkak të financimit të pamjaftueshëm federal.

Gjykata e Apelit në Uashington dhe Gjykata e Apelit në Boston, të dyja vendosën në favor të qeverisë.

Gjykata e Lartë ka nxjerrë më parë edhe vendime të tjera që përfshijnë fushëveprimin e agjencisë, duke përfshirë dy vendime të enjten. Gjykata hodhi poshtë zbatimin e brendshëm të ligjeve të Komisionit të Letrave me Vlerë që mbrojnë investitorët kundër mashtrimit të letrave me vlerë. Ajo gjithashtu bllokoi një rregullore të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit që synonte reduktimin e emetimeve të ozonit që mund të përkeqësojnë ndotjen e ajrit në shtetet fqinje./VOA

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës