LIVE UPDATES
Bota

Në disa vende të Ballkanit Perëndimor iu bëhet thirrje qytetarëve të bojkotojnë supermarketet, shkak çmimet e larta

Nisma u ndërmor fillimisht në Kroaci, më 24 janar, dhe rezultoi me rënie prej më shumë se 50% të shitjeve në të gjithë vendin. Pas thirrjes së përfaqësuesve të konsumatorëve, kroatët nisën më 30 janar edhe një aksion të ngjashëm, por që do të zgjasë një javë. Në shënjestër të bojkotimit janë disa zinxhirë të mëdhenj tregtarë, për shkak të dyshimeve se çmimet e tyre nuk përputhen me ato në vendet e tjera të BE-së.

31 Janar 2025, 07:35 Nga r.ll
Në disa vende të Ballkanit Perëndimor iu bëhet thirrje
foto ilustruese

KROACI- Të zemëruar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve, qytetarë të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor u ftuan t’i bojkotojnë më 31 janar blerjet në disa dyqane të mëdha ushqimore.

Nisma u ndërmor fillimisht në Kroaci, më 24 janar, dhe rezultoi me rënie prej më shumë se 50% të shitjeve në të gjithë vendin. Pas thirrjes së përfaqësuesve të konsumatorëve, kroatët nisën më 30 janar edhe një aksion të ngjashëm, por që do të zgjasë një javë.

Në shënjestër të bojkotimit janë disa zinxhirë të mëdhenj tregtarë, për shkak të dyshimeve se çmimet e tyre nuk përputhen me ato në vendet e tjera të BE-së.

Thirrje për bojkotime të ngjashme - kryesisht nëpër mediat sociale - u bënë edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Përgjigje pozitive ato morën në Serbi, Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni. Në Kosovë dhe në Shqipëri nuk pritet ndonjë aksion i organizuar. Kjo, edhe përkundër faktit se çmimet e ushqimeve në Kosovë kanë shkuar duke u rritur, viteve të fundit.

Maqedoni e Veriut: “Çmimet janë shumë të larta”

Në Maqedoninë e Veriut, Sasho Ristoski thotë se rritja e çmimeve po rëndon jetesën, veçanërisht për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta.

“Po, po, kam dëgjuar për bojkotimin dhe do ta mbështes, sepse çmimet janë shumë të larta. Me këto çmime që kanë vënë marketet, nuk mund të mbijetosh”, thotë ky banor i Shkupit për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, produktet bazë, të cilat kërkohen më shumë, janë ndër më të shtrenjtat.

“Thuajse të gjitha produktet e mishit, qumështi, vaji, sheqeri... Ne me të ardhura më të ulëta, mezi arrijmë ta përballojmë muajin”, shton pensionisti.

“Do t'i bojkotoj marketet nëse nuk kam para, por nëse më duhet bukë, do të shkoj ta blej”, thotë Lile Silanovska, po ashtu nga Shkupi. Sipas analizave të Rrjetit të Biznesit, shtatë zinxhirët më të mëdhenj të tregut në Maqedoninë e Veriut gjeneruan të ardhura prej 930 milionë eurosh gjatë vitit 2023.

Në krye të listës është Vero, i cili regjistroi fitime mbi 10 milionë euro - një rritje prej gati 13% krahasuar me vitin paraprak. Në vend të dytë u rendit Kam Market me fitime neto prej 7.3 milionë eurosh. Në mesin e kompanive më fitimprurëse është edhe Kipper, me 5.5 milionë euro fitim, i ndjekur nga Stokomak me një fitim prej 4 milionë eurosh. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, paralajmëroi më 29 janar kontrolle të rrepta dhe sanksione për supermarketet që shkelin Ligjin për çmimet e produkteve.

“Gjatë konferencës për shtyp u përmendën dy zinxhirë marketesh, që mund të luajnë lojëra me ligjet dhe procedurat. Ata do t’i nënshtrohen një kontrolli rigoroz”, tha Mickoski. Autoritetet, gjithashtu, shprehën mbështetje për bojkotimin e dyqaneve të mëdha, duke e cilësuar atë si një sinjal të qartë të pakënaqësisë së qytetarëve me situatën ekonomike në vend.

“Ne i mbështesim qytetarët në bojkotim, mbi të gjitha të tregjeve që, viteve të fundit, kanë rritur jashtëzakonisht çmimet e produkteve pa asnjë logjikë ekonomike”, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi.

“Ne, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, kemi miratuar masa për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve, duke ngrirë marzhën e produkteve ushqimore bazë, në mënyrë që të mos çojë në rritje enorme të çmimeve”, shtoi ai. Por, me këtë nuk pajtohet një qytetar i Tetovës.

“Qeveria të përkrahë bojkotime të bizneseve, është skandal. Ajo duhet të marrë masa, duhet të japë subvencione - nëse ka nevojë - për qytetarët. Rrogat duhet të rriten, standardi duhet të rritet, normalisht që ka inflacion edhe në Maqedoninë e Veriut. Bojkotimi nuk është zgjidhje. Absolutisht, nuk jam për bojkotim të bizneseve, ato kanë punëtorë, punëtorët kanë familje”, thotë një 32-vjeçar, i cili nuk do të identifikohet me emër e mbiemër.

Në Maqedoninë e Veriut ekziston Ligji për praktika të padrejta tregtare, i cili hyri në fuqi më 28 shtator të vitit të kaluar, kur edhe ishte afati i fundit që tregtarët t’i harmonizonin kontratat e furnizimit ndërmjet furnizuesve dhe prodhuesve. Shpenzimet për rabat dhe shpenzimet tjera të marketingut janë kufizuar në 10%, ndërsa, sipas praktikës së deriatëhershme, ato kanë qenë nga 20% deri në 35%.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës thotë se një gjë e tillë, në mënyrë indirekte, i ka rritur çmimet e shitjes me pakicë të produkteve. Rabati, i cili është diferenca midis çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes të përcaktuar nga prodhuesi, ka për qëllim t’i mbrojë prodhuesit nga rritja e pakontrolluar e çmimeve nga tregtarët. Në rastet kur çmimi me pakicë shënohet në ambalazhin e produktit, tregtarët nuk duhet ta rrisin atë. Megjithatë, praktika tregon ndryshe. Për shkak të pozitës më të dobët të prodhuesve për të reaguar, tregtarët, përveç rabatit, vendosin edhe marzhë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Mendi Qyra, thotë për Radion Evropa e Lirë se çmimet, gjatë viteve të fundit, janë luhatur për shkak të pandemisë COVID-19 dhe luftës në Ukrainë. Ai vëren se këta faktorë kanë bërë një diferencë të madhe në treg, duke krijuar terren edhe për “abuzime me çmimet”.

“Sigurisht, ka kompani që kanë vepruar në mënyrë korrekte. Por, ende nuk mund të thuhet se tregu i çmimeve është stabil, ndaj është e nevojshme të merren masa adekuate për rregullimin e tyre, veçanërisht për produktet bazë të përditshme”, thotë Qyra. Ai thekson nevojën për masa të mëtejshme për rregullimin e tregut dhe balancimin e çmimeve të produkteve bazë.

“Kjo është një çështje me të cilën duhet të merren institucionet, pasi masat tona janë vullnetare dhe nuk kemi mekanizma për t’i detyruar anëtarët, marketet apo distributorët që t’i mbajnë çmimet reale. Megjithatë, me një dakordim të përbashkët, mund të arrijmë një balancë më të drejtë”, përfundon Qyra.

Me bojkotim kërkojnë ulje çmimesh edhe në Mal të Zi

Shumë qytetarë, organizata joqeveritare dhe të punës në Mal të Zi bënë thirrje për bojkotimin e rrjeteve të mëdha tregtare, më 31 janar, për shkak të, siç thanë, çmimeve jashtëzakonisht të larta të ushqimeve bazë.

“Mos blini asgjë atë ditë, në mënyrë që së bashku t’u dërgojmë një mesazh të fortë tregtarëve”, thuhet në një nga iniciativat, që u shpërnda në mediat sociale në fillim të kësaj jave. Ndër të parët që mbështetën këtë aksion në Mal të Zi, ishte kryeministri Millojko Spajiç. Zëvendëskryeministri për ekonominë, Nik Gjeloshaj, sugjeroi që bojkotimi të mos i përfshijë prodhuesit vendas. Aksioni u kundërshtua nga Dhoma e Tregtisë, anëtarë të së cilës janë pronarë të zinxhirëve të dyqaneve, ndërsa nga zinxhirët e mëdhenj nuk komentuan.

"Stop inflacionit", shkruan në një shenjë të vendosur brenda një supermarketi në Podgoricë. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Në Mal të Zi, inflacioni nga viti 2021 deri në vitin 2024 ishte 30.5 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën deri në 41 për qind, sipas të dhënave nga Enti i Statistikave në këtë vend.

Në anën tjetër, zinxhirët tregtarë, gjykuar nga deklaratat tatimore, shënuan rritje prej 40 deri në 50 për qind të qarkullimit në vitin 2023, krahasuar me vitin 2021. Shumica e qytetarëve me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë në Podgoricë, thonë se çmimet aktuale janë të papërballueshme. Edhe pse është dakord me bojkotimin, Ana nuk është e sigurt se vetëm një protestë do të sjellë rezultat të dëshiruar.

“Është bërë situatë e papërballueshme. Bojkotimi mund të jetë hapi i parë, por vetëm protestat e shpeshta mund të kenë ndikim të vërtetë”, sipas saj. Bojani është një nga ata që nuk do të marrë pjesë në aksion, për faktin se, siç thotë, ai është mbështetur nga kryeministri.

“Ai [Spajiç] po e pranon se shteti është i pafuqishëm. Nuk besoj në asgjë që thotë kryeministri”, thotë Bojani. Kryeministri Spajiç tha se i kupton qytetarët që do t’i bojkotojnë blerjet.

“Një shtet është i fuqishëm aq sa qytetarët e tij janë të lirë dhe të fuqishëm”, shkroi Spajiq në rrjetin X.

Mesa duket, Spajiq nuk e kupton se ai është kryeministër dhe se është përgjegjësia e tij për të zgjidhur problemin e inflacionit, tha në anën tjetër Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në opozitë.

“Këtë nuk mund ta arrini me bojkotim populist, por me politikë serioze ekonomike”, tha DPS-ja.

Një ditë para bojkotimit, Qeveria e Spajiqit mori vendim për të vazhduar fushatën “Çmime të kufizuara”, e cila parasheh fiksimin e çmimeve të produkteve të caktuara - çfarë do të thotë se tregtarët nuk mund t’i rrisin ato.

Por, Unioni i Sindikatave të Lira në Mal të Zi konsideron se kufijtë e çmimeve nuk janë të mjaftueshëm, ndaj u bëri thirrje anëtarëve të tij që të marrin pjesë në bojkotim, më 31 janar.

Edhe në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Slloveni...

Pas aksionit të suksesshëm në Kroaci, edhe në Bosnje e Hercegovinë janë shpërndarë thirrje nëpër rrjetet sociale për bojkotimin e dyqaneve, pikave të karburantit, kafeneve dhe restoranteve, më 31 janar.

“Kjo është një mënyrë për të treguar pakënaqësinë tonë me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, ndërkohë që pagat e qytetarëve mbeten të ulëta”, thuhet në një nga mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale.

Thirrje të ngjashme për bojkotin e supermarketeve më 31 janar u bënë edhe në Serbi. Në Slloveni, ndërkaq, është duke u zhvilluar bojkotimi i blerjeve në disa qendra tregtare dhe supermarkete. Aksioni raportohet se do të zgjasë deri më 2 shkurt./REL

supermarketet ne ballkanin perendimor

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje