LIVE UPDATES
Bota

I emëruari i Trump për postin e drejtorit të FBI-së: Do ta rikthej besimin e amerikanëve tek ne

Në seancën e tij të konfirmimit, zoti Patel ishte i përgatitur për pyetjet thellësisht skeptike të demokratëve të Senatit në lidhje me besnikërinë e tij ndaj Presidentit dhe shprehu dëshirën për të përmirësuar FBI-në. Ai është një mbështetës besnik i zotit Trump, i cili, përpara se të emërohej për të udhëhequr FBI-në, e kritikoi atë për hetimet ndaj Presidentit dhe tha se rebelët e 6 janarit u keqtrajtuan nga Departamenti i Drejtësisë.

30 Janar 2025, 21:54 Nga M.B
I emëruari i Trump për postin e drejtorit të FBI-së: Do ta
Kash Patel

SHBA- Kash Patel, i emëruari i Presidentit Donald Trump për postin e drejtorit të FBI-së, tha të enjten se ai është udhëheqësi i duhur për agjencinë e zbatimit të ligjit, që ai tha se kishte humbur besimin e publikut dhe u tha senatorëve se do të angazhohej në kryerjen e një "procesi të duhur dhe transparent" nëse do konfirmohej nga Senati.

Në seancën e tij të konfirmimit, zoti Patel ishte i përgatitur për pyetjet thellësisht skeptike të demokratëve të Senatit në lidhje me besnikërinë e tij ndaj Presidentit dhe shprehu dëshirën për të përmirësuar FBI-në. Ai është një mbështetës besnik i zotit Trump, i cili, përpara se të emërohej për të udhëhequr FBI-në, e kritikoi atë për hetimet ndaj Presidentit dhe tha se rebelët e 6 janarit u keqtrajtuan nga Departamenti i Drejtësisë.

Senatori Dick Durbin, demokrati më i lartë në Komisionin Juridik të Senatit, tha se FBI-ja është kritike në mbajtjen e Amerikës të sigurt nga terrorizmi, krimi i dhunshëm dhe kërcënimet e tjera, dhe vendi “ka nevojë për një drejtor të FBI-së që e kupton peshën e këtij misioni dhe është gati që në ditën e parë, jo dikush që konsumohet nga ankesat e tij personale politike.”

Patel u emërua në nëntor për të zëvendësuar drejtorin e atëherëshëm Christopher Wray, i cili drejtoi agjencinë kryesore federale të zbatimit të ligjit në vend për më shumë se shtatë vjet, por u detyrua të largohej nga puna në të cilën Presidenti Trump e kishte emëruar në mandatin e tij të parë.

Ish-ndihmësi i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin dhe ish-prokurori federal që shërbeu në administratën e parë të Presidentit Trump, Kash Patel ka alarmuar kritikët me retorikën e tij në dhjetëra podkaste dhe libra që ai i ka shkruar, duke treguar mbështetje të hapur për zotin Trump dhe ka sulmuar vendimet e agjencisë që tani si dëshiron ta drejtojë.

Ai gjithashtu ka identifikuar emra zyrtarë që ai beson se duhet të hetohen.

Në një intervistë të vitit të kaluar, ai tha se nëse do të bëhej drejtor i FBI-në, do të "mbyllte" ndërtesën ku ndodhet selia e saj në Uashington dhe "do ta rihapte ditën tjetër si një muze të ‘shtetit të thellë’".

"Dhe unë do të merrja 7000 punonjësit që punojnë në atë ndërtesë dhe do t'i dërgoja nëpër Amerikë për të ndjekur kriminelët. Shkoni bëhuni policë”, shtoi ai.

Në një artikull në gazetën Wall Street Journal të botuar të mërkurën, Kash Patel nuk përmendi disa nga komentet dhe kritikat e tij më të ashpra ndaj FBI-së, përveçse tha se koha e tij si punonjës i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte të metat e hetimit nga FBI-së të lidhjeve të zotit Trump me Rusinë kishte treguar se si "Fuqia e pafund e FBI-së mund të shpërdorohej."

“Unë drejtova hetimin që zbuloi se Ligji për Mbikëqyrjen e Informacioneve të Huaja të Zbulimit, një mjet që më parë e kisha përdorur për të kapur terroristët, ishte përdorur në mënyrë të paligjshme për të spiunuar kundërshtarët politikë”, shkroi ai. “Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe minon besimin e publikut”.

Zoti Patel u zotua të jetë transparent nëse konfirmohet si drejtor dhe tha se nuk do të lejonte përfshirjen e FBI-së në vendime të prokurorisë, duke ia lënë ato Departamentit të Drejtësisë.

“Së pari, ata që janë të zotë, të bëhen policë”, shkroi zoti Patel duke përshkruar përparësitë e tij. “Udhëheqja nënkupton mbështetjen e agjentëve në misionin e tyre për të kapur kriminelët dhe për të mbrojtur qytetarët tanë. Nëse konfirmohen, unë do të përqëndrohem në thjeshtimin e operacioneve duke rritur praninë e agjentëve në terren, në të gjithë vendin. Bashkëpunimi me organet e zbatimit të ligjit është thelbësor për përmbushjen e misionit të FBI-së”.

Zoti Patel ka të përbashkët me zotin Trump skepticizmin mbi mbikëqyrjen e qeverisë dhe një sistemi politik të fshehtë që njihet si ‘deep state’, një term që përdoret nga presidenti për t'iu referuar burokracisë qeveritare.

Ai ishte pjesë e një grupi të vogël mbështetësish gjatë gjyqit të fundit penal të zotit Trump në Nju Jork, të cilët e shoqëruan atë në gjykatë, ku ai u tha gazetarëve se zoti Trump ishte viktimë e një “cirku antikushtetues”.

Kjo lidhje e tyre e ngushtë do të ndalonte traditën e drejtorëve të FBI-së që kanë mbajtur një distancë nga presidentët.

Disa senatorë demokratë në Komision e Senatit për Gjyqësor, që janë takuar me zotin Patel, përfshirë Senatorin Durbin, kanë lëshuar deklarata duke sinjalizuar kundërshtimin e tyre ndaj konfirmit të tij. Ligjvënësit i bënë pyetje të shumta rreth tij edhe zonjës Pam Bondi, të emëruarës së zotit Trump për prokurore të përgjithshme, kur ajo pati seancën e saj të konfirmimit këtë muaj.

Aleatët republikanë të zotit Trump, të cilët kanë qëndrim të ngjashëm me presidentin se FBI-ja është e politizuar, i kanë ofruar mbështetje zotit Patel. Ata e shohin atë si dikë që mund sigurojë ndryshimin e nevojshëm.

Senatori Chuck Grassley, kryetari republikan i komisionit, u përpoq t'i zbusë sulmet ndaj zotit Patel paraprakisht duke u përqëndruar në nevojën për të reformuar FBI-në që sipas tyre shfrytëzohet ndaj kundërshtarëve.

FBI në vitet e fundit është përfshirë në hetime të shumta të bujshme politike, duke përfshirë jo vetëm dy hetimet federale ndaj zotit Trump që rezultuan në padi, por edhe hetime ndaj Presidentit Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter.

“Nuk është çudi që besimi i publikut ka rënë në një institucion që është rrënuar nga abuzimi, mungesa e transparencës dhe shfrytëzimi ndaj kundërshtarëve politikë”, tha senatori Grassley. “Megjithatë, FBI mbetet një institucion i rëndësishëm, madje i domosdoshëm për ligjin dhe rendit në vendin tonë”.

Më vonë ai shtoi: “Z. Patel, nëse konfirmohesh, do të marrësh përgjegjësinë e një FBI-je që është në krizë.”/ VOA

kash patel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet