LIVE UPDATES
Bota

Në Iran nis ceremonia e varrimit të Ismail Haniyehut

1 Gusht 2024, 10:08 Nga r.ll
Në Iran nis ceremonia e varrimit të Ismail Haniyehut
pamje nga ceremonia

IRAN- Një ceremoni varrimi ka filluar të enjten në Teheran për Ismail Haniyehun, liderin politik të grupit ekstremist palestinez të mbështetur nga Irani, Hamas, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Irani ka thënë se Haniyeh, 62 vjeç, u vra më 31 korrik në Teheran nga një sulm ajror, për të cilin e ka akuzuar Izraelin. Ky sulm ka ngjallur frikë për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i udhëhoqi lutjet për Haniyehun, ndërsa në qendër të Teheranit u mblodhën turma njerëzish duke bartur në duar portrete të Haniyehut dhe flamuj palestinezë.

Haniyeh pritet të varroset të enjten vonë në kryeqytetin e Katarit, Doha. Khamenei ka kërcënuar me “ndëshkim të ashpër” për vrasjen e Haniyehut. Muza Abu Marzuk, anëtar i zyrës politike të Hamasit, është zotuar për hakmarrje gjithashtu.

“Vrasja e liderit Ismail Haniyeh është akt qyqar dhe nuk do të shpëtojë pa përgjigje”, tha Marzuk.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), i cili ishte i pari që njoftoi vdekjen e Haniyehut, tha se po e heton sulmin në të cilin u vra ai derisa ndodhej në Teheran për të marrë pjesë më 30 korrik në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian.

Qeveria e Izraelit nuk ka komentuar vrasjen e tij, por një fotografi e Haniyehut me një vulë në ballin e tij që mbante mbishkrimin “i eliminuar”, u postua nga zyra për media e Qeverisë izraelite në Facebook. Postimi, i cili u fshi më vonë pa ndonjë shpjegim, nuk tregoi se sulmi u krye nga Izraeli, edhe pse theksoi se zyrtari i Hamasit “u vra nga një sulm i përpiktë në Teheran”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, për shkak se ky grup e kreu një sulm brenda Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz. Mbi 250 të tjerë u rrëmbyen atë ditë, disa prej të cilëve janë liruar më vonë.

Disa prej pengjeve kanë vdekur në Gazë, ku Izraeli është i përfshirë në një operacion masiv ushtarak, qëllimi i të cilit thotë se është ta çrrënjosë Hamasin. Një numër i pengjeve besohet se janë ende gjallë.

Vrasja e Haniyehut ka nxitur frikë se gjendja në rajon do të përshkallëzohet, pasi tensionet kanë qenë vazhdimisht të larta prej se nisi lufta në Gazë.

Ai u vra në një kohë kur Uashingtoni është duke bërë trysni t’i bindë Hamasin dhe Izraelin të pajtohen për një armëpushim të përkohshëm dhe për një marrëveshje për lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë. Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Katari dhe Egjipti janë të përfshirë në rundet e fundit të bisedime për arritjen e një marrëveshjeje.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha për gazetarë se Uashingtoni “nuk është i vetëdijshëm për e as i përfshirë” në vrasjen e Haniyehut dhe se nuk do të spekulojë në ndikimin që mund ta ketë ajo në rajon.

Ai tha, megjithatë, se “mënyra më e mirë për t’i qetësuar gjakrat” është të bëhet shtytje për një armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim urgjent më 31 korrik me kërkesë të Iranit për të diskutuar vdekjen e Haniyeh, ku i dërguari i Teheranit, Amir Saeid Iravani, u kërkoi anëtarëve të ndërmarrin "veprim të menjëhershëm për të siguruar llogaridhënie për këto shkelje të ligjit ndërkombëtar".

Ali Mamouri, hulumtues në Universitetin Deakin të Australisë dhe specialist për Lindjen e Mesme, tha për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë se, derisa lufta e plotë rajonale është ende larg, "do të ketë përshkallëzim të niveleve të reja të konfliktit".

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, tha për Radion Farda se ka "gjasa që iranianët të kërkojnë një mënyrë për të reaguar ndaj eliminimit të Ismail Haniyeh".

"Por, unë mendoj se fakti që Qeveria izraelite nuk e pranoi publikisht dhe zyrtarisht asnjë përgjegjësi...do të ndikojë disi në shtrirjen ose skajshmërinë e reagimit të Iranit. Mendoj se [përgjigja e Iranit] do të jetë disi më e moderuar seç do të kishte qenë në rrethana të tjera," ai tha.

Haniyeh u bë shef politik i Hamasit në vitin 2017 dhe jetoi në Rripin e Gazës deri në vitin 2019, kur u zhvendos për të jetuar në mërgim në Katar./REL

iran vrasja e ismail haniyeh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj