LIVE UPDATES
Bota

Në kufirin Bullgari-Rumani, nuk ka shenja të Schengen-it, çfarë ndodh?

Mungesa e vendparkingjeve, tualeteve dhe dusheve bën që këto pritje të gjata të jenë rraskapitëse për shoferët e kamionëve dhe ndikojnë në ngadalësimin e tregtisë me pjesën tjetër të Evropës.

28 Mars 2024, 13:59 Nga M.B
Në kufirin Bullgari-Rumani, nuk ka shenja të Schengen-it,
Foto ilustruese

BULLGARIA- Kur Bullgaria dhe Rumania pjesërisht t’i bashkohen Zonës Schengen të Evropës të dielën, më 31 mars, pas mbi një dekadë negociatash, qindra shoferë të rraskapitur sikurse Anton Antonov, nuk do të kenë shumë arsye për të festuar pasi që kontrollet kufitare tokësore nuk do të zhduken. Ky shofer bullgar, 48 vjeç, dhe shoferë të tjerë do të vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në pikëkalimin e ngarkuar kufitar Vidin-Kalafat, që ndan dy shtetet e Ballkanit, e të cilat mund të udhëtojnë vetëm nga ajri dhe deti për në shtetet e Schengenit.

“Në këtë pikëkalim, gjithmonë pritja është minimum shtatë apo tetë orë” para se kamionistët të mund të kalojnë lumin Danub përmes urës “Evropa e Re”, tha Antonov për AFP-në në agim pasi e kaloi natën duke fjetur në kamionin e tij, pasi po priste në kolonën e gjatë prej një kilometra në anën bullgare të kufirit.

Mungesa e vendparkingjeve, tualeteve dhe dusheve bën që këto pritje të gjata të jenë rraskapitëse për shoferët e kamionëve dhe ndikojnë në ngadalësimin e tregtisë me pjesën tjetër të Evropës.Shpresa që Bullgaria dhe Rumania, shtete anëtare të Bashkimit Evropian – të anëtarësohen plotësisht në Schengen u shuan nga Austria, e cila vetëm dhjetorin e vitit të kaluar zbuti qëndrimin, duke lejuar që këto dy shtete të kenë lëvizje të lirë në këtë zonë nga ajri dhe deti, duke nisur nga 31 marsi.

Kroacia, e cila i është bashkuar BE-së pas Rumanisë dhe Bullgarisë, i mposhti këto dy shtete në këtë drejtim pasi në janar të vitit 2023 u bë anëtarja e 27-të e Schengenit. E krijuar më 1985, zona për lëvizjen pa viza përfshin 23 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, përshirë Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin. Austria vazhdon të kundërshtojë zgjerimin e plotë të Schengenit në Bullgari dhe Rumani edhe pse nuk ndan një kufi tokësor me këto dy shtete. Vjena druan se migrantët që hyjnë në këto dy shtete do të mundeshin që më pas të udhëtonin të papenguar dhe të aplikonin për azil në shtetet tjera. Por, disa ekspertë thanë se shqetësimet e Austrisë mund të jenë të nxitura nga motive politike, pasi shteti alpin do të mbajë zgjedhje në vjeshtë dhe në sondazhe aktualisht po prin partia e ekstremit të djathtë, FPOe.

Holanda, që po ashtu ka kundërshtuar anëtarësimin e Sofjes në Schengen, hoqi dorë nga kundërshtimi i saj në dhjetor dhe mbështeti “pranimin e plotë të Bullgarisë” në zonën e lëvizjs së lirë. Bullgaria dhe Rumania shpresojnë të integrohen plotësisht në Schengen në fund të këtij viti, edhe pse kriza e fundit politike në Sofje mund të pengojë shanset e saj dhe të pengojë planet për adoptimin vitin e ardhshëm të valutës euro. Shoferi i kamionit nga Letonia, Gediminas Gostautas, shpreson që integrimi i plotë në Schengen të ndodhë sa më shpejt.

“Schengeni i pjesshëm nuk ma bën aspak më të lehtë jetën”, tha ai teksa po përgatiste ushqim në një sobë me gaz brenda kabinës së kamionit të tij, për shkak të erërave të ftohta jashtë.

“Humbisni minimum 24 orë duke pritur në dy pikat kufitare mes Bullgarisë dhe Rumanisë dhe mes Rumanisë dhe Hungarisë”, tha shofer 42-vjeçar.

Sipas shoqatave ndërkombëtare të transportuesve, 92 për qind e eksporteve bullgare për në BE kalojnë transit përmes rrugëve tokësore dhe kryesisht transportohen përmes kamionëve dhe në një masë më të vogël përmes transportit hekurudhor. Dhënia fund e kontrolleve kufitare tokësore jo vetëm që do të përshpejtonte transitin, por do të reduktonte kostot e transportit, duke ofruar një shtysë të nevojshme ekonomike. Po ashtu do të përshpejtonte transitin e mallrave në dhe nga Turqia fqinje, një partnere e madhe tregtare e BE-së. Masat, sikurse udhëtimet gjatë natës kur shumica e shoferëve flenë, konsultimi i shpeshtë me Google Maps apo konsultimi me kolegë që veçse janë bllokuar në radhë të gjata, mund të reduktojnë kohën e pritjes, por koha e shpëtuar është minimale.

Për më tepër, kamionistët ende duhet të respektojnë ndalesat e detyrueshme të pushtimi. Ata duhet të pushojnë pas çdo nëntë orë vozitjeje brenda ditës. Pasi që shoferëve u ndalohet të lëvizin automjetet e tyre gjatë kohës së pushimit, shumica nga ta vendosin shenja sinjalizuese në automjetet e tyre për t’iu treguar shoferëve të tjerë se mund t’i tejkalojnë dhe kjo shkakton radhë edhe më të gjata në trafik, tha Gostautas. Shoferëve po ashtu iu duhet të jenë vigjilentë gjatë pushimeve në rrugë, pasi migrantët mund të tentojnë të hipin në kamionët e tyre dhe të fshihen aty.

“Shpresoj që më vonë gjatë këtij viti, do Zoti, edhe ne do t’i bashkohemi [Schengenit] përmes rrugëve dhe kufijve tokësorë sikurse Evropa Perëndimore dhe të shohim vetëm shenja ku shkruan ‘Mirë se vini’”, tha Antonov./REL

bullgaria dhe rumania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj