LIVE UPDATES
Bota

Gjermania i dorëzon 10.000 granata artilerie Ukrainës

Këto ditë Ukraina pret një furnizim të ri nga Gjermania. Bundeswehrii ofron Ukrainës nga rezervat e veta 10.000 granata artilerie.

28 Mars 2024, 12:53 Nga N.F
Gjermania i dorëzon 10.000 granata artilerie Ukrainës
Foto ilustruese

GJERMANI- Bundeswehri gjerman i dorëzon Ukrainës 10.000 granata artilerie si pjesë e furnizimeve për luftën ukrainase kundër agresionit rus. Në të ardhmen Ukraina do të marrë shumë më tepër municione.

Këto ditë Ukraina pret një furnizim të ri nga Gjermania. Bundeswehrii ofron Ukrainës nga rezervat e veta 10.000 granata artilerie. Këtë e bëri të ditur gjeneralmajori gjerman, Christian Freuding për Deutsche Wellen. Dorëzimi i municionit është pjesë e planit me tre faza për furnizimin e Ukrainës, ka thënë Freuding, që drejton shtabin e posaçëm për Ukrainën në ushtrinë gjermane, që kur ka filluar lufta në Ukrainë para dy vjetësh.

Nevoja e Ukrainës për municione është e strukturuar në tre faza. Pas fazës së parë, më urgjente, në planin afatamesëm do të mbështetet iniciativa çeke për furnizim me municion të Ukrainës. "Këtu do të marrim përsipër 180.000 fishekë, që janë planifikuar  të ofrohen nga fillimi i verës deri në fund të vitit." Sipas gjeneralmajorit Freuding, Gjermania në plan afatgjatë ka mbyllur edhe një kontratë bilaterale, që parashikon furnizimin e Ukrainës me 100.000 predha artilerie nga tremujori i fundit i këtij viti. Gjeneralmajori Freuding nuk ka bërë të ditur se me cilin vend është nënshkruar kontrata.

Çekia ia ka dalë të krijojë një iniciativë për blerjen e 800.000 copë municioneve të artilerisë për Ukrainën. Aksionit çek i janë bashkuar 20 vende të NATO-s, mes tyre Gjermania, Franca, Danimarka, Holanda dhe Kanadaja. Ukraina ka nevojë shumë urgjente për municion artilerie, automjete të blinduara luftarakë, për komponentë të aviacionit luftarak, sipas Freuding.

Trajnim i ushtarëve ukrainas në Gjermani

Në intervistë me Deutsche Wellen, gjeneralmajori Christian Freuding bëri fjalë për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Gjermani. Në vitin e kaluar janë trajnuar 10.000 pjesëtarë të forcave të armatosura ukrainase në poligone ushtarake gjermane. Në muajt e parë të këtij viti 3000 deri në 4000 ushtarë të tjerë ukrainas. Gjatë këtij viti, Ministria e Mbrojtjes në Gjermani është e gatshme të ofrojë  trajnim edhe për më shumë ushtarë ukrainas. "Prioritet ka trajnimi për sisteme armësh që ne iu vëmë në dispozicion forcave ukrainase, si trajnimi taktik, trajnimi i përdorimit të sistemeve por edhe ai teknik, për t'i mirëmbajtur dhe riparuar ato", ka thënë Freuding. Sipas tij ka shkaktuar habi aftësia e shpejtë e kapjes së lëndës dhe teknikës nga ushtarët ukrainas.

Marrë nga DW

granata ukraina gjermania

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri