LIVE UPDATES
Bota

Dyshohet se u shënjestruan nga hakerët kinezë, reagojnë ligjvënësit evropianë

Aktakuza gjithëpërfshirëse, që u bë publike në Uashington më 25 mars, thotë se hakerët e mbështetur nga Qeveria kineze në vitin 2021 shënjestruan “çdo anëtar të Bashkimit Evropian”që ishte pjesë e Aleancës Ndërparlamentare për Kinën (IPAC), një grup deputetësh që fokusohen në çështje që lidhen me Kinën, që Pulford e bashkëthemeloi në vitin 2020.

28 Mars 2024, 12:02 Nga M.B
Dyshohet se u shënjestruan nga hakerët kinezë, reagojnë
Fotot e shtatë burrave të paditur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë më 25 mars, si pjesë e fushatës kineze të mbështetur nga agjencia kryesore e inteligjencës civile të vendit.

EUROPA- Luke de Pulford, një aktivist britanik i fokusuar te Kina, nuk e dinte se ai dhe një grup global ligjvënësish që ai themeloi, u bënë shënjestër e hakerëve kinezë derisa Departamenti amerikan i Drejtësisë lëshoi një komunikatë për media në lidhje me këtë fushatë shumëvjeçare të sulmeve kibernetike. Aktakuza gjithëpërfshirëse, që u bë publike në Uashington më 25 mars, thotë se hakerët e mbështetur nga Qeveria kineze në vitin 2021 shënjestruan “çdo anëtar të Bashkimit Evropian”që ishte pjesë e Aleancës Ndërparlamentare për Kinën (IPAC), një grup deputetësh që fokusohen në çështje që lidhen me Kinën, që Pulford e bashkëthemeloi në vitin 2020. Hakerët kinezë u përpoqën, gjithashtu, të depërtonin në 43 llogari parlamentare britanike të lidhura me ligjvënës që ishin anëtarë të IPAC-ut ose kishin pikëpamje kritike për Kinën.

“Unë po mësoj për këtë nga një njoftim për shtyp i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, shkroi De Pulford në rrjetin social X – që më herët njihej si Twitter – menjëherë pasi u bënë publike sanksionet e SHBA-së kundër shtatë burrave dhe dy grupeve të hakerëve të akuzuar për kryerjen e sulmeve në emër të agjencisë së inteligjencës civile të Kinës, Ministrisë Shtetërore të Sigurisë (MSS).

Radio Evropa e Lirë foli me disa ligjvënës të lidhur me IPAC-un të shënjestruar në fushatën e hakerëve. Shumë thanë se morën emaile të dyshimta, si ato që aktakuza e SHBA-së thotë se ishin përdorur për të fituar qasje në llogaritë e tyre. Disa, madje thanë se u njoftuan për këtë nga agjencitë e tyre përkatëse të inteligjencës dhe sigurisë kibernetike. Të gjithë ligjvënësit thanë se përpjekjet për hakim ishin të pasuksesshme. Pjesë e Aleancës Ndërparlamentare për Kinën (IPAC) janë edhe dy deputetë nga Kosova, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje. Hoti, i cili ishte edhe kryeministër i Kosovës nga viti 2020 deri në mars të vitit 2021, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është në dijeni për ndonjë tentim-sulmi kibernetik nga ky grup.

“Jo nuk parë ndonjë email të tillë. Nuk më kujtohet se kam parë ndonjë email të tillë”, tha ai shkurtimisht.

Hoti, deri në publikimin e këtij teksti nuk u është përgjigjur pyetjeve shtesë të REL-it lidhur me këtë çështje. Ndërkaq, Saranda Bogujevci, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka qenë e qasshme për t’iu përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me këtë çështje. Në anën tjetër, Fatmir Mediu, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kryetar i Partisë Republikane dhe bashkëkryetar i IPAC-ut, tha për REL-in se ai nuk ishte cak i ndonjë sulmi kibernetik. Sipas tij, informacione për ndonjë sulm të tillë nuk ka as nga kolegët e tjerë shqiptarë, pjesë e IPAC-ut. Mediu tha se ai dhe deputetët e tjerë kanë marrë një email nga IPAC-u, në të cilin kërkohet që të kenë kujdes me emailet që mund të marrin dhe cilat emaile nuk duhet të hapen, pasi ekziston rreziku nga hakimi.

Akuzat dhe sanksionet e SHBA-së u ndoqën nga Britania e Madhe dhe u mbështetën nga Zelanda e Re, e cila gjithashtu akuzoi Kinën për hakimin e ueb-faqes të Parlamentit të shtetit. Afër 66 ligjvënës nga 12 parlamente anëtare të Bashkimit Evropian janë të listuar në faqen e internetit të IPAC-ut, së bashku me anëtarë nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Ukraina, Japonia dhe të tjerë. Përtej anëtarëve të IPAC-ut, fushata kibernetike e përhapur e hakerëve kinezë synonte zyrtarë amerikanë, senatorë, gazetarë, disidentë politikë kinezë, kompani ushtarake dhe teknologjike perëndimore, si dhe mbikëqyrësin e zgjedhjeve të Britanisë dhe anëtarët e Parlamentit Evropian.

Antonio Miloshovski, një ligjvënës dhe ish-ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut i tha Radios Evropa e Lirë se sulmet kibernetike kanë qenë të zakonshme që kur ai u bashkua me IPAC-un në vitin 2021. Ai tha se mendon se përpjekjet kanë qenë të pasuksesshme dhe se IPAC-u ka qenë aktiv në ngritjen e vetëdijes për përpjekjet e vazhdueshme për hakim. Megjithatë, disa anëtarë të Aleancës janë të zhgënjyer për mungesën e njoftimit nga agjencitë perëndimore të sigurisë për shkallën e fushatës kineze dhe se ata ishin në shënjestër. Qeveria britanike është kritikuar se ishte shumë e ngadaltë për t'iu përgjigjur fushatës 14-vjeçare, me disa anëtarë të parlamentit që thanë se nuk u njoftuan kurrë se ishin në shënjestër. Tim Loughton, një deputet britanik dhe anëtar i IPAC-ut, tha se ai dhe politikanë të tjerë të Mbretërisë së Bashkuar shprehën shqetësimin që inteligjenca britanike kurrë nuk u tha atyre se ishin në shënjestër dhe mësuan për këtë çështje vetëm nga aktakuza.

“Ata nuk ishin plotësisht të sinqertë me ne. Ne morëm vesh vetëm nga Amerika se 43 persona ishin hakuar”, u tha Loughton gazetarëve në një konferencë shtypi më 25 mars, duke iu referuar ligjvënësve britanikë të shënjestruar.

Du Pulford i IPAC-ut shprehu, gjithashtu, zhgënjim për mungesën e njoftimit, duke thënë se ndërsa ata kanë qenë të vetëdijshëm për sulmet kibernetike gjatë viteve, IPAC-u mësoi për shkallën e plotë të fushatës vetëm nga njoftimi për shtyp i SHBA-së. Si Londra, ashtu edhe Uashingtoni, e kanë drejtuar gishtin kah një grup hakerësh të njohur brenda komunitetit të sigurisë kibernetike si Kërcënimi i Përparuar i Përhershëm 31 (APT 31), i cili thuhet se është përpjekur të hakojë anëtarët e IPAC-ut dhe ka ndjekur një mori objektivash të tjerë në aktakuzë, duke filluar nga aktivistët jashtë Hong Kong-ut te kompanitë amerikane. Zelanda e Re, ndërkohë, tha se një grup i veçantë i mbështetur nga shteti kinez i quajtur APT 40 qëndron pas sulmit që komprometoi kompjuterët e lidhur me rrjetin e saj parlamentar. Sipas Mandiant, një firmë amerikane e sigurisë kibernetike dhe degë e Google, APT 40 është një grup kinez i spiunazhit kibernetik që zakonisht synon vendet me rëndësi strategjike për projektin e infrastrukturës shumë miliardë dollarëshe të Pekinit, Nisma Brezi dhe Rruga (BRI).

Zëvendësprokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Lisa Monaco, tha më 25 mars se më shumë se 10.000 emaile, të cilat dukej se vinin nga media, politikanë dhe kritikë të Kinës, u dërguan si pjesë e fushatës që mbështetej në përdorimin e emaileve që përmbanin linqe të fshehta që përdoreshin për përgjim. Nëse viktimat hapnin emailet, informacioni - duke përfshirë vendndodhjen, pajisjen dhe adresën e internetit të marrësit - dërgoheshin në një server të kontrolluar nga hakerët. APT 31 më pas e përdori këtë informacion për të mundësuar hakim më të shënjestruar, si p.sh. ndjekja e ruterëve të shtëpisë dhe pajisjeve elektronike personale. Ligjvënësi rumun dhe anëtar i IPAC-ut, Catalin Tenita, i tha Radios Evropa e Lirë se kishte marrë email të dyshimtë në vitin 2021, por se ai ushtron një shkallë të lartë sigurie kibernetike dhe nuk ka klikuar në ndonjë email të mundshëm që mund të ishte përdorur për hakim.

Alexandru Muraru, një tjetër anëtar rumun i IPAC-ut, i tha Radios Evropa e Lirë se ai nuk hapi asnjë email si ato të përshkruara në aktakuzë, por theksoi se ai dhe kolegët e tij janë “paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për atë që shteti kinez po përpiqet të bëjë”. Kina ka hedhur poshtë akuzat se ajo ose organizatat e lidhura me shtetin ishin përgjegjëse për sulmet, duke i quajtur ato "shpifje plotësisht të sajuara dhe dashakeqe". Analistët, megjithatë, thonë se fushata është pjesë e një tendence më të madhe të hakerëve kinezë që janë gjithnjë e më shumë aktivë në përpjekjet e tyre për të vëzhguar dhe monitoruar kritikët jashtë vendit dhe për të blerë pronën intelektuale nga kompanitë kryesore të huaja.

Jakub Janda, drejtor i organizatës Vlerat Evropiane për Politikën e Sigurisë me qendër në Pragë, i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për t'ia atribuuar publikisht fushatën e hakimit Kinës, është një hap drejt një përgjigjeje më të fuqishme evropiane ndaj spiunazhit kibernetik kinez, megjithëse ai tha se sanksionet janë kryesisht "dënim simbolik" dhe nuk ka gjasa të kenë një "efekt frenues". Një tjetër fushatë hakimi në shkallë të gjerë dhe shumëvjeçare kineze u ekspozua në shkurt, kur një grumbull dokumentesh nga kompania e sigurisë kibernetike me bazë në Shangai, I-Soon u zbulua në internet. Sipas emaileve që rrodhën, kompania private ka punuar si kontraktuese për qeverinë, policinë dhe ushtrinë kineze për të shënjestëruar individë, qeveri dhe kompani në të gjithë globin.

Jamie MacColl, një studiues i sigurisë kibernetike në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara me bazë në Londër, thotë se derisa grupet e hakerëve të mbështetur nga shteti kinez kanë qenë në rritje vitet e fundit, zbulimi i fundit dallohet për shkallën e tij masive dhe qëllimet e ndryshme. Por, ai shton se ndërsa aftësitë e hakerëve të Kinës kanë përparuar shumë në dekadën e fundit, ky rast tregon se grupet kineze janë të prekshme dhe se aktakuza nuk do të ishte e mundur pa "infiltrim të rëndësishëm të MSS-së" nga agjencitë e inteligjencës perëndimore.

“Kina ende shqetësohet për depërtimin e rrjeteve të saj dhe për mbledhjen e informacionit [nga agjencitë perëndimore] për grupet e tyre më të rëndësishme, gjë që duket se ka ndodhur këtu”, tha MacColl për Radion Evropa e Lirë.

"Kjo është e turpshme për ta"./ REL

kina europa

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës