LIVE UPDATES
Bota

Në Prishtinë diskutohet për ndikimin e Rusisë në sigurinë kombëtare

Në një konferencë për ndikimin e aktorëve të huaj në sigurinë kombëtare të Kosovës në Prishtinë, më 13 nëntor, ajo theksoi gjithashtu se dezinformimet që Rusia përdor për ta kontrolluar situatën janë të pranishme edhe në Kosovë, edhe pse ajo nuk ka marrëdhënie diplomatike, politike apo ekonomike me Moskën zyrtare.

13 Nëntor 2024, 22:17 Nga N.F
Në Prishtinë diskutohet për ndikimin e Rusisë në
Foto ilustruese

KOSOVË- Rusia përdor metoda të ndryshme për të realizuar dhe ruajtur ndikimin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe disa prej tyre janë politike, ekonomike, fetare dhe kulturore, deklaroi Jeta Loshaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Në një konferencë për ndikimin e aktorëve të huaj në sigurinë kombëtare të Kosovës në Prishtinë, më 13 nëntor, ajo theksoi gjithashtu se dezinformimet që Rusia përdor për ta kontrolluar situatën janë të pranishme edhe në Kosovë, edhe pse ajo nuk ka marrëdhënie diplomatike, politike apo ekonomike me Moskën zyrtare.

Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka zyrën e saj të ndërlidhjes në Prishtinë prej vitit 2005. Megjithatë, aktivitetet e kësaj zyreje nuk janë të njohura për publikun.

Në këtë konferencë, e cila u mbajt nën organizimin e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë dhe organizatës gjermane Konrad Adenauer Stiftung - e cila mbështet paqen dhe lirinë - u diskutua për dinamikën e sigurisë së brendshme të Kosovës dhe ndikimin e huaj, veçanërisht të Rusisë.

Loshaj paraqiti dy propozime për luftën kundër narratives ruse: që Kosova, në bashkëpunim me partnerët, të mbledhë informacione për të zvogëluar ndikimin rus dhe të arrijë bashkëpunim më të thellë në fushën e nismave të inteligjencës dhe sigurisë për të bërë ndryshime dhe për të ulur rrezikun nga përpjekjet për destabilizimin e Ballkanit.

Ajo theksoi gjithashtu se analiza e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë ka treguar se Rusia ishte e informuar për sulmin në Banjskë afër Zveçanit në shtator 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës dhe vrau një polic.

Kosova e cilëson këtë sulm si terrorist dhe e akuzon Serbinë se qëndron prapa tij, gjë që Beogradi e ka mohuar. Zyrtarët kosovarë gjithashtu kanë bërë të ditur se po hetojnë lidhjet e mundshme ruse me sulmin në Banjskë.

Autoritetet në Kosovë kohët e fundit kanë paralajmëruar shpesh për një rrezik të mundshëm nga Serbia, dhe në këtë kontekst përmendet rregullisht Rusia, si aleate e Beogradit zyrtar, që synon destabilizimin e veriut të Kosovës dhe rajonit.

Serbia, e cila mban marrëdhënie të mira me Rusinë, deri tani ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. Megjithatë, Beogradi në Kombet e Bashkuara ka votuar për disa rezoluta që dënojnë agresionin rus në Ukrainë.

Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime Politike (KIPRED), theksoi gjithashtu se Rusia në periudhën e mëparshme ka bllokuar pjesërisht njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës, por jo tërësisht. Sipas tij, Kosova ka kapacitet dhe aftësi për t’u përballur me narrativen dhe propagandën ruse, por mungon një angazhim më aktiv në këtë drejtim.

Ai shtoi se Rusia është e pranishme në shumë vende, përfshirë ato që e kanë njohur Kosovën, por besueshmëria e saj është duke rënë prej fillimit të agresionit në Ukrainë. Hajdi Xhixha, eksperte për politikën e jashtme të Rusisë ndaj Ballkanit Perëndimor, theksoi se Kosova duhet të forcojë partneritetin ekonomik dhe politik me aleatët dhe vendet në rajon, për të zhvilluar një strategji të përbashkët dhe për të minimizuar ndikimin e Rusisë.

Ajo nënvizoi gjithashtu se mbetet për t’u parë se si do të pozicionohet administrata e re e SHBA-së ndaj Rusisë, pas kthimit të Donald Trumpit në pushtet, por pritet të ketë përpjekje për uljen e tensioneve dhe relaksimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve perëndimore dhe Moskës.

“Do të shohim se si kjo do të reflektohet në zhvillimet në Ukrainë dhe në Ballkan”, tha ajo, duke treguar se ekziston mundësia që politika e jashtme e SHBA-së të ndryshojë.

“Ende nuk e dimë, por duhet të jemi të përgatitur”, shtoi ajo.

Donald Trump, i cili javën e kaluar fitoi në zgjedhjet presidenciale në SHBA, gjatë fushatës ka deklaruar se mund t’i japë fund shpejt luftës në Ukrainë, por nuk ka dhënë hollësi së si do ta bënte këtë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ndërkohë, e ka uruar Trumpin për fitoren dhe ka thënë se Moska është e hapur për bisedime me presidentin e ri republikan./REL

prishtine rusi siguri kombetare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj