LIVE UPDATES
Bota

Në pritje të bisedimeve me BE-në, Moldavia nis modernizimin e ushtrisë

Për gati 30 vjet, në Moldavi, ushtria është konsideruar një një çështje dytësore. Një nga vendet më të varfra në Evropë, ish-republika sovjetike e shpalli veten shtet neutral pasi fitoi pavarësinë në 1991; numri i forcave të saj të armatosura ka rënë në mënyrë të vazhdueshme, në rreth 6,000 trupa, më pak se 25 për qind e trupave ushtarake që kishte gjatë të epokës sovjetike.

17 Dhjetor 2023, 20:30 Nga I.A
Në pritje të bisedimeve me BE-në, Moldavia nis modernizimin e
Moldavi

MOLDAVI- Këtë javë, Bashkimi Europian vendosi hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në bllok të Ukrainës dhe Moldavisë. Ukraina dhe Moldavia, shumë më e vogël, kanë shumë të përbashkëta, të dyja shtetet ish-sovjetike po i drejtohen Perëndimit për ndihmë për modernizimin e ushtrisë së tyre. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell nga Moldavia këtë material ekskluziv mbi sfidat e sigurisë të vendit.

Për gati 30 vjet, në Moldavi, ushtria është konsideruar një një çështje dytësore. Një nga vendet më të varfra në Evropë, ish-republika sovjetike e shpalli veten shtet neutral pasi fitoi pavarësinë në 1991; numri i forcave të saj të armatosura ka rënë në mënyrë të vazhdueshme, në rreth 6,000 trupa, më pak se 25 për qind e trupave ushtarake që kishte gjatë të epokës sovjetike.

Më pas, Rusia, sulmoi fqinjin verior të Moldavisë, Ukrainën.

“Nga Kishinau, ishim në gjendje të dëgjonim bombat e para që shpërthyen në Odesa, sepse ishte një ditë me re dhe zhurma e shpërthimeve oshëtinte. Kështu, i gjithë kryeqytet u zgjua në panik duke menduar se po shpërthenin bomba.”

Kent Logsdon filloi punën si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Moldavi rreth një javë përpara agresionit rus ndaj Ukrainës, në shkurt 2022.

Ai tha se sulmi shkaktoi tronditje, veçanërisht pasi u përhapën fjalët për mizori në qytetin ukrainas, të Buças.

“Njerëzit këtu ishin shumë të tronditur. Nuk ishin rusët që ata njihnin, brezi i rusëve që kishin jetuar këtu dhe me të cilët kishin punuar. Në një fare mënyre krijoi një ndarje mes mënyrës se si e mendonin njerëzit Rusinë dhe pikëpamjes së tyre se Rusia e shihte Moldavinë”.

Ministri moldav i Mbrojtjes Anatolie Nosatii tha se kur anëtarët e qeverisë pro-perëndimore në Kishinau panë sulmin ndaj Ukrainës dhe synimet e Rusisë që tregonin objektiva brenda Moldavisë, e kuptuan se duhej të përshpejtonin planet e tyre për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë së Moldavisë.

“E kemi parë planin e tyre, dëgjojmë retorikën e tyre, padyshim që ne ishim në shënjestër dhe u konsideruam si objektivi i radhës. Kjo është arsyeja pse aktualisht po punojmë shumë për të rritur aftësinë operacionale. Kam vetëm dy vjet që jam në këtë detyrë, megjithatë, në këtë periudhë kohore, ne kemi qenë në gjendje të identifikojmë burimet për të rritur buxhetin për mbrojtjen".

"Filluam me një buxhet prej 0.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Më i ulti në Evropë, besoj se edhe në botë. Tani e kemi 0.55, çka na ka mundësuar të bëjmë disa blerje”,thotë ministri moldav i mbrojtjes Anatolie Nosatii dhe shton:

“Rreth 90% e pajisjeve janë të vjetruara. Mirëmbajtja bëhet shumë e kushtueshme. Në disa raste është e pamundur të gjenden pjesë këmbimi sepse askush nuk i prodhon më. Përparësia ime tani është modernizimi i pajisjeve, me synim zbatimi i standardeve të NATO-s.”

Zëri i Amerikës udhëtoi për në terrenet e stërvitjes ushtarake rreth një orë me makinë në lindje të kryeqytetit për të parë nga afër nevojat e mbrojtjes të Moldavisë.

Nuk u desh të shumë që të shihnim këtë tank të vjetër sovjetik.

"Ai siguron njëfarë mbrojtjeje, por nuk ofron mbrojtjen që nevojitet aktualisht në fushën e betejës"

“Ne do të duhet të përdorim mjete të tilla. Po. Kur nuk investon në ushtri për 30 vjet, është e vështirë ta ndryshoni atë brenda natës. Duhet kohë, pajisje. Po punojmë për të gjitha këto.”

“Këto janë D-20, artileri të epokës sovjetike. Ukraina i hoqi ato nga përdorimi dhe nisi të përdorë obuset që janë brenda standardeve të NATO-s. Edhe Moldavia tani dëshiron të modernizohet me artlieri perëndimore”.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë premtuar afro 90 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Moldavinë për të ndihmuar forcimin e ushtrisë së saj të vogël . Por edhe për një ushtri të vogël, modernizimi kërkon vite, kështu që zyrtarët thonë se, tani për tani, forcat e armatosura të Moldavisë do të duhet të mbështeten në kapacitet që kanë në dispozicion.

Marrë nga VOA

moldavi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj