Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, natën mes 1 dhe 2 korrikut, janë ndaluar 72 persona nga protestat, si dhe është kontrolluar identiteti i 976 pjesëmarrësve.
SERBI- Protestat me bllokim të rrugëve vazhduan në Serbi edhe më 2 korrik. Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se një grup njerëzish, mëngjesin e së mërkurës, ndaloi trafikun pranë Fakultetit të Elektroteknikës në Beograd, por se policia e largoi pak më vonë nga rruga.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, natën mes 1 dhe 2 korrikut, janë ndaluar 72 persona nga protestat, si dhe është kontrolluar identiteti i 976 pjesëmarrësve. Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë mbajtur 117 tubime të paparalajmëruara dhe janë bërë 87 bllokada trafiku - prej të cilave 68 në Beograd.
“Incidente u regjistruan në Zemun, Nish, Novi Sad dhe Valevë, ku disa persona u ndaluan për shkelje të rendit publik dhe kryerje të veprave penale, ndërsa policia veproi në përputhje me ligjin”, tha Ministria e Brendshme serbe.
Organizata akademike “Studentët në bllokadë” bëri thirrje për mosbindje civile, pas tubimit të 28 qershorit në Beograd. Studentët janë duke protestuar që prej aksidentit në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor, humbën jetën 16 persona.
Kërkesat e tyre përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.
Nga maji, kërkesë e tyre është bërë edhe thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.
Megjithatë, protestat tashmë duket se kanë marrë edhe një kthesë nacionaliste. Studentët nuk kërkojnë vetëm një shtet më të drejtë, por bëjnë thirrje dhe për mbrojtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe të neutralitetit të saj ushtarak./ REL
Foto SHBA- Në javët e fundit, Rusia ka nisur sulme ajrore në Ukrainë pothuajse çdo natë, duke përdorur qindra dron&eum...
Foto BJELLORUSI- Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka falur 16 persona të dënuar për krime të ndryshm...
foto ilustruese GAZA- Hamasi thotë se është i hapur për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, por nuk e pranoi propoz...
Vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Beogradi ka protestuar te fuqitë perëndimore, pasi Qeveria në ...
Foto SHBA- Elon Musk pas kritikave të shumta dhe marrëdhënies së tensionuar së fundmi me Donald Trump ka suprizuar më nj...
Foto ilustruese BRUKSEL- Në rrugët dhe kodrat e Evropës, çdo kambanë alarmi për nxehtësinë ekstreme po bie. ...
Beograd SERBI- Protestuesit serbë kanë vijuar me revoltën dhe protestën e tyre ndërsa kësaj herë kanë vënë...
henna virkkunen BRUKSEL- Rregullat e Bashkimit Evropian mbi moderimin e përmbajtjes, konkurrencën dixhitale dhe inteligjencën artificia...
Musk SHBA- Elon Musk ka pranuar se paraqitja e tij me sharrë elektrike në skenë në konventën e Partis&eu...
Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump të martën gjatë një vizite në kampin e sapo ndërtuar të emigrantë...