2 Korrik 2025, 10:48
Nga N.F
Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Beogradi ka protestuar te fuqitë perëndimore, pasi Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.
“Kanë bërë shumë gjëra dhe tani kemi parë që kanë vendosur gurë themele për dy ura, pa marrë pëlqimin e popullit serb dhe të njerëzve nga Mitrovica e Veriut, sepse kjo do të nënkuptonte eksod përfundimtar”, tha Vuçiç për televizionin Informer, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Më 1 korrik, Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, i cilin ndan Mitrovicën në pjesën jugore të banuar me shqiptarë dhe në pjesën veriore të banuar me serbë.
Njëra urë parashihet të jetë për këmbësorë dhe tjera për automjete. Autoritetet kosovare thanë se projekti, me një vlerë prej rreth 3 milionë eurosh, ka për qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet banorëve nga të dyja anët e lumit.
Megjithatë, reagimet në terren janë të ndryshme - disa e përkrahin këtë iniciativë, ndërsa të tjerët e shohin si të panevojshme. Urat e reja do të vendosen në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes Kosovë-Serbi për Lirinë e Lëvizjes, të arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel.
Megjithatë, nga BE-ja i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se nuk janë të përfshirë në këtë projekt dhe as që janë të njoftuar për të. Sipas BE-së, çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse - duke i përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet që preken nga kjo çështje./ REL
vucic serbia kosove
Bota
2 Korrik 2025, 09:59
N.F
Foto
SHBA- Elon Musk pas kritikave të shumta dhe marrëdhënies së tensionuar së fundmi me Donald Trump ka suprizuar më nj...
Bota
2 Korrik 2025, 09:54
r.ll
Foto ilustruese
BRUKSEL- Në rrugët dhe kodrat e Evropës, çdo kambanë alarmi për nxehtësinë ekstreme po bie. ...
Bota
2 Korrik 2025, 09:46
N.F
Beograd
SERBI- Protestuesit serbë kanë vijuar me revoltën dhe protestën e tyre ndërsa kësaj herë kanë vënë...
Bota
2 Korrik 2025, 09:49
r.ll
henna virkkunen
BRUKSEL- Rregullat e Bashkimit Evropian mbi moderimin e përmbajtjes, konkurrencën dixhitale dhe inteligjencën artificia...
Bota
2 Korrik 2025, 09:13
N.F
Musk
SHBA- Elon Musk ka pranuar se paraqitja e tij me sharrë elektrike në skenë në konventën e Partis&eu...
Bota
2 Korrik 2025, 09:00
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump të martën gjatë një vizite në kampin e sapo ndërtuar të emigrantë...
Bota
2 Korrik 2025, 09:01
r.ll
gjarpri ne avion
AUSTRALI- Një fluturim në Australi u vonua për dy orë pasi një gjarpër u gjet në bagazhin e aeroplanit....
Bota
2 Korrik 2025, 08:54
r.ll
foto ilustruese
MADRID- Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin e tyre më të nxehtë ndonjëherë, ndërsa vala e nxehtësis&...
Bota
2 Korrik 2025, 08:27
r.ll
foto ilustruese
IRAN- Bombardimi amerikan i objektit kryesor bërthamor të Iranit në Fordow i ka shkaktuar dëme serioze dhe të...
Bota
2 Korrik 2025, 08:14
N.F
Foto
GREQI- Prej mëse një jave opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht...