LIVE UPDATES
Bota

Skandali me subvencionet shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis nën presion

Mitsotakis i referohej skandalit të fundit të keqpërdorimit të fondeve të BE në Greqi, i cili po hetohet aktualisht nga Zyra e Prokurorisë Publike Europiane (EPPO). Fjala është për subvencione agrare në vlerë prej qindra milionë euro. Ato u paguan nga agjencia përkatëse greke, Opekepe, për dele dhe dhi që nuk ekzistojnë në Kretë apo për plantacione bananesh në malin Olimp.

2 Korrik 2025, 08:14 Nga N.F
Skandali me subvencionet shkakton krizë qeveritare në Greqi,
Foto

GREQI- Prej mëse një jave opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga BE. Akuzat nga Brukseli kanë sjellë dorëheqjet e para. Kryeministri Mitsotakis është në defensivë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u tregua çuditërisht i penduar fundjavën e kaluar: "Kemi dështuar", shkroi ai në facebook dhe premtoi se do të luftojë edhe më fort korrupsionin, madje edhe kundër zyrtarëve të partisë së tij Nea Dimokratia (ND).

Mitsotakis i referohej skandalit të fundit të keqpërdorimit të fondeve të BE në Greqi, i cili po hetohet aktualisht nga Zyra e Prokurorisë Publike Europiane (EPPO). Fjala është për subvencione agrare në vlerë prej qindra milionë euro. Ato u paguan nga agjencia përkatëse greke, Opekepe, për dele dhe dhi që nuk ekzistojnë në Kretë apo për plantacione bananesh në malin Olimp.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur me dijeninë e dy ish-ministrave të bujqësisë në qeverinë Mitsotakis: Makis Voridis, përgjegjës për bujqësinë nga 2021 deri 2023 dhe pasardhësit të tij Lefteris Avgenakis, që shërbeu deri në vitin 2024. Voridis, që njihet edhe si jurist i zoti, sapo ishte bërë ministër i Migracionit në mars të këtij viti. Të premten e kaluar (27 qershor 2025) ai dha dorëheqjen për të "mbrojtur pafajësinë e tij". Tre ministra shteti, të përfshirë në këtë aferë, dhanë po ashtu dorëheqjen.

Një skandal i ditur prej kohësh

Në fakt skandali i Opekepe-s dihej prej disa muajsh. Por qeveria greke nuk reagoi ndaj akuzave dhe nuk ndërmori asnjë veprim - deri javën e kaluar, kur EPPO ia transmetoi parlamentit grek informacionet lidhur me përfshirjen e supozuar të ministrave në aktivitete kriminale.

Që prej një jave deputetët grekë kanë mundësinë të shohin dosjen e Prokurorisë Europiane, e cila megjithatë nuk lejohet të publikohet. Dosja prej 3.000 faqesh përshkruan një "organizatë kriminale", të përbërë nga zyrtarë të Opekepe si dhe deputetë dhe individë, që kanë marrë në mënyrë të paligjshme fonde nga BE. Dosja përshkruan edhe se si vepronte organizata kryesisht në Kretë.

Megjithë ndalimin e botimit, ditët e fundit në gazetat greke mund të lexoheshin dialogë brizantë të zyrtarëve të partisë në pushtet, që mund kishin dalë edhe nga një film mafioz. Për sa kohë është në fuqi ndalimi i publikimit, vertetësia e dialogëve nuk mund të provohet. Por Mitsotakis nuk duket se e vë në dyshim vërtetësinë e tyre. "Dialogët, që po dalin në dritë, po shkaktojnë indinjatë dhe zemërim", shkroi ai në facebook, duke shtuar se kujtdo, që ka marrë në mënyrë të paautorizuar fonde evropiane, do t'i kërkohet t'i kthejë ato. Ai njoftoi gjithashtu mbylljen e agjencisë Opekepe në fund të vitit.

Mitsotakis nën presion

Kryeministri grek përpiqet ta paraqesë veten si reformator dhe luftëtar kundër korrupsionit dhe paaftësisë së sistemit politik grek. Por mbetet për t'u parë, nëse qytetarët do ta besojnë. Shumë skandale hedhin hije mbi mandatin e tij, si afera e përgjimeve, mbytja fatale e anijes pranë Pilos dhe mbi të gjitha aksidenti hekurudhor pranë Tempit. Ai përherë ka premtuar hetim të plotë dhe pasoja për përgjegjësit. Por deri tani Greqia ka pritur më kot. Për këtë arsye në çdo sondazh që nga fillimi i vitit, mbi 70 përqind e popullsisë e akuzon qeverinë për mbulim të ngjarjeve.

Ministri i ri i Migracionit mbështet një kurs edhe më të ashpër

Kryeministri Mitsotakis po përballet sërish me një krizë dhe po përpiqet ta kapërcejë atë sa më parë të jetë e mundur. Edhe përmes një mesazhi politik, që po i dërgon opinionit gjithnjë e më konservator dhe krahut të djathtë të partisë së tij, që s'është gjithmonë i kënaqur me politikat e tij. Që në fundjavë ai zëvendësoi ministrin e dorëhequr të Migracionit, Makis Voridis, me Thanos Plevris.

Plevris, që ashtu si Voridis vjen nga partia e djathtë ekstreme Laos, është i vetmi deputet nga Demokracia e Re konservatore, që ka një qëndrim edhe më të ashpër në politikën e migracionit se paraardhësi i tij.

Që në vitin 2011 Plevris kishte një ide shumë të qartë për zgjidhjen e problemit të migracionit: përmes masave, që do ta bënin vendin të dukej si "ferr" në sytë e emigrantëve. Në një konferencë të revistës së djathtë ekstremiste Patria, ai tha në atë kohë se nuk do të kishte siguri kufitare pa viktima. "Siguria kufitare kërkon të vdekur", tha ai fjalë për fjalë.

Dhe për ata, që arrijnë të kalojnë kufirin grek, ai kishte edhe një propozim: nuk duhet të marrin përfitime sociale, as për të ngrënë, as për të pirë dhe as qasje në kujdesin shëndetësor. "Duhet ta kenë edhe më keq se në vendet e tyre", pat thënë ai nën duartrokitjet e publikut. Kanë kaluar pothuajse 15 vjet që atëherë, por Plevris nuk është distancuar kurrë nga e kaluara e tij ksenofobe./ DW

skandali me subvencionet greqi kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje