LIVE UPDATES
Bota

"Izraeli është pajtuar me kushtet", Trump thirrje Hamasit: Pranoni propozimin për armëpushim 60-ditor

Trump tha se propozimi do t’i dorëzohet Hamasit nga përfaqësues të Katarit dhe Egjiptit. Sipas tij, propozimi doli pas një takimi “të gjatë dhe produktiv” në lidhje me Gazën, midis përfaqësuesve të tij dhe zyrtarëve izraelitë.

2 Korrik 2025, 07:23 Nga r.ll
"Izraeli është pajtuar me kushtet", Trump thirrje Hamasit:
donald trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje militantëve të Hamasit - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - që të bien dakord me atë që e cilësoi si “propozim përfundimtar” për armëpushim 60-ditor me Izraelin në Gazë.

“Shpresoj, për të mirën e Lindjes së Mesme, që Hamasi ta pranojë këtë marrëveshje, sepse nuk do të bëhet më mirë - VETËM DO TË PËRKEQËSOHET”, shkroi Trump në platformën sociale Truth Social.

Ai shtoi se Izraeli është pajtuar me kushtet për të finalizuar armëpushimin 60-ditor, gjatë të cilit, siç tha, “ne do të punojmë me të gjitha palët për t’i dhënë fund luftës”.

Trump tha se propozimi do t’i dorëzohet Hamasit nga përfaqësues të Katarit dhe Egjiptit. Sipas tij, propozimi doli pas një takimi “të gjatë dhe produktiv” në lidhje me Gazën, midis përfaqësuesve të tij dhe zyrtarëve izraelitë.

Ai nuk i identifikoi përfaqësuesit e tij, por i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidenti JD Vance duhej të takoheshin më 1 korrik me Ron Dermerin, këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Uashington.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha më 30 qershor se Trump dhe zyrtarët e administratës janë në komunikim të vazhdueshëm me udhëheqjen izraelite dhe se përfundimi i konfliktit në Gazë është përparësi për presidentin.

“Është rrëqethëse t’i shohësh pamjet që kanë dalë nga Izraeli dhe Gaza gjatë kësaj lufte, dhe presidenti dëshiron që ajo të përfundojë. Ai dëshiron të shpëtojë jetë”, tha Leavitt.

Propozimi i SHBA-së kërkon gjithashtu lirimin e gjysmës së pengjeve nga Hamasi, në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe mbetjeve mortore të palestinezëve të tjerë.

Trump u tha gazetarëve më herët se shpreson që marrëveshja për pengjet të arrihet javën e ardhshme midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Gazë.

Ai do të takohet me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë më 7 korrik.

Trump u tha gazetarëve se do të jetë “shumë i prerë” me Netanyahun për nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm në Gazë, duke shtuar se edhe vetë Netanyahu dëshiron që lufta të ndalet.

“Shpresojmë që kjo të ndodhë. Mezi presim që kjo të ndodhë javën tjetër. Duam t’i nxjerrim pengjet”, tha Trump.

Vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë do të jetë e treta e tij që kur Trump u rikthye në detyrë në muajin janar.

Kjo vizitë vjen pas vendimit të Trumpit për t’u bashkuar me luftën e Izraelit kundër Iranit, duke sulmuar centralet bërthamore iraniane.

Pasi ndërmjetësoi një armëpushim mes këtyre dy vendeve, Trump sinjalizoi se tani është duke e përqendruar vëmendjen te përpjekjet për t’u dhënë fund luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit.

Hamasi tha se është i gatshëm t’i lirojë pengjet e mbetura në Gazë, në kuadër të çdo marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, ndërsa, sipas Izraelit, lufta mund të përfundojë vetëm nëse Hamasi çarmatoset dhe shpërbëhet./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër