LIVE UPDATES
Bota

Në SHBA rekomandohen kontrolle rutinore për ankthin: Mjekët duhet të kontrollojnë rregullisht të rriturit

Rekomandimet janë të bazuara në një hulumtim që ka nisur para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, i cili ka vënë në pah përfitimet dhe rreziqet nga kontrolle të tilla.

24 Shtator 2022, 17:21 Nga k.m.
Në SHBA rekomandohen kontrolle rutinore për ankthin: Mjekët duhet
Foto ilustruese

Mjekët amerikanë duhet të kontrollojnë rregullisht të gjithë të rriturit nën moshën 65-vjeçare, për të kuptuar nëse vuajnë nga ankthi, ka propozuar Task-forca për shërbime parandaluese në Shtetet e Bashkuara. Kjo është hera e parë që është rekomanduar diçka e tillë për të rriturit pa simptoma. Propozimi është i hapur për diskutime publike deri më 17 tetor, mirëpo ky grup shpesh e ka të konfirmuar draft-udhëzimin.

Rekomandimet janë të bazuara në një hulumtim që ka nisur para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, i cili ka vënë në pah përfitimet dhe rreziqet nga kontrolle të tilla. Duke marrë parasysh problemet në rritje të shëndetit mendor, të cilat janë të lidhura me izolimin dhe stresin e pandemisë, udhëzimet e reja kanë ardhur “në kohën e duhur”, ka thënë Lori Pbert, anëtare dhe bashkë-autore e dokumentit.

Pbert është hulumtuese për psikologji në Shkollën Mjekësore Chan, që funksionon në kuadër të Universitetit Masaçusets.

Task-forca ka thënë se të dhënat për përfitimet, duke përfshirë trajtimet efektive, tejkalojnë të gjitha rreziqet. Sipas Institutit Kombëtar për Shëndetin Mendor në SHBA, ankthi i zakonshëm është pjesë normale e jetës. Shumë njerëz brengosen për shëndetin, problemet familjare apo situatën financiare.

Mirëpo problemet me ankth janë më të gjata dhe më të rënda sesa shqetësimi i përkohshëm. Niveli i tillë i ankthit nuk largohet pa trajtim, dhe madje mund të përkeqësohet pas një kohe. Simptomat mund të ndikojnë në përditshmërinë e një individi, sikurse në punë, shkollë dhe marrëdhëniet me komunitetin.

Ekzistojnë disa lloje të ankthit: sulme paniku, shqetësim nga turmat dhe fobi të ndryshme.

Disa faktorë që mund të çojnë në shqetësime të tilla janë: Problemet me stresin janë në mesin e ankesave më të shpeshta sa i përket shëndetit mendor, duke prekur 40 për qind të grave amerikane, të paktën një herë në jetën e tyre.

Probleme të ngjashme raportojnë edhe më shumë se një në katër burra, ka thënë Pbert. Njerëzit me ngjyrë, ata që jetojnë në varfëri, njerëzit që kanë humbur partnerët, dhe ata që kanë probleme tjera mendore, janë në mesin e të rriturve që kanë më shumë mundësi të përballen me ankth, i cili mund të shpërfaqet si sulm paniku apo fobi të ndryshme.

Po ashtu, rreth një në 10 gra shtatzëna apo lehona përballen me ankth. Kontrollet e zakonshme do të përfshinin pyetësorë të shpejtë rreth simptomave sikurse frika dhe shqetësimet që ndërlidhen me aktivitete të zakonshme.

Shërbime të tilla mund të ofrohen në qendrat për kujdes parësor, ka thënë task-forca, ndonëse nuk e ka specifikuar sa shpesh duhet të kryhen kontrolle të tilla.

“Gjëja më e rëndësishme që duhet ditur është se një testim i tillë nuk është i mjaftueshëm për të diagnostikuar ankthin”, ka thënë Pbert.

Hapi i radhës përfshin një vlerësim më të thuktë nga një profesionist i shëndetit mendor, ndonëse Pbert e ka pranuar se sigurimi i një ndihme të tillë mund të bëhet proces i vështirë, duke marrë parasysh mungesën e profesionistëve. Megan Whalen, 31-vjeçare, specialiste e marketingut, është diagnostikuar me ankth më 2013. Ajo beson se kontrollet për shëndetin mendor duhet të bëhen po aq shpesh sa ato për shëndetin fizik.

“Shëndeti është shëndet, qoftë problem që shihet apo jo”, ka thënë Whalen, nga Nju Xhersi.

Asaj i kanë ndihmuar terapitë me ilaçe dhe konsultat tjera me mjekun, ndonëse simptomat i janë përkeqësuar përgjatë pandemisë së koronavirusit.

“Pandemia më ka bërë që të frikësohem nëse e lë shtëpinë, ankthi më ka bërë të mendoj se secili ambient jashtë shtëpisë së fëmijërisë time është i pasigurt”, ka thënë Whelan.

“Unë ende përballem me ndjenjën e frikës ndonjëherë. Është pjesë e jetës sime tani, edhe pse tentoj ta menaxhoj sa më mirë që mundem”.

Task-forca beson se ende nuk janë bërë hulumtime solide nëse duhet rekomanduar që të kryhen kontrolle të rregullta kundër ankthit te personat mbi moshën 65-vjeçare. Ky grup vazhdon të rekomandojë që fëmijët dhe të rriturit të bëjnë kontrolle rreth simptomave të depresionit, mirëpo ka thënë se ende nuk ka prova të mjaftueshme për të vlerësuar përfitimet dhe dëmet e kontrolleve të tilla te personat që nuk kanë simptoma shqetësuese për vetëvrasje.

Edhe më 2020, një grup i lidhur me Kolegjin amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, ka rekomanduar kontrolle rutinore për vajzat mbi moshën 13-vjeçare dhe gratë, ashtu që të kontrollohen simptomat e ankthit. Melissa Lewis-Duarte, instruktore për mirëqenie nga Arizona, ka thënë se frymëmarrja ritmike, meditimi dhe përpilimi i një liste – në baza ditore - me tri gjërat për të cilat jeni mirënjohës/e, i ka ndihmuar asaj në menaxhim të ankthit.

“Mjekët thonë ‘Sigurohuni që po flini mjaftueshëm, kontrolloni stresin tuaj’. Po, e kuptoj këtë gjë”, mirëpo jo secili di ta menaxhojë këtë situatë,"- ka thënë 42-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve.

“Është e vështirë që të bëni prioritet shëndetin ndaj vetvetes, mirëpo diçka e tillë është e domosdoshme”./VOA

shba ankthi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj