Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vdekja e saj ringjalli zemërimin për kufizimet e lirive personale në Iran, kodet e rrepta të veshjes për gratë dhe një ekonomi të dobësuar nga sanksionet.
Protestat vazhduan gjatë natës nëpër qytete në Iran deri të shtunën në valën e indinjatës pas vdekjes këtë muaj të 22-vjeçares Mahsa Amini, ndërsa presidenti i Republikës Islamike Ebrahim Raisi tha se ato duhet të shtypen me vendosmëri. Protestat shpërthyen në Iran një javë më parë në funeralin e 22 vjeçare kurde e cila vdiq pasi ra në koma pas ndalimit nga policia e moralit, sipas së cilës ajo nuk e kishte vënë siç duhej hixhabin.
Vdekja e saj ringjalli zemërimin për kufizimet e lirive personale në Iran, kodet e rrepta të veshjes për gratë dhe një ekonomi të dobësuar nga sanksionet. Tridhjetë e pesë persona janë vrarë në demonstratat njëjavore, sipas televizionit shtetëror të Iranit.
Media shtetërore e citoi të shtunën presidentin Iranian Raisi të thoshte se Irani duhet “të merret me vendosmëri me ata që kundërshtojnë sigurinë dhe qetësinë e vendit.”
Presidenti “theksoi se ishte e domosdoshme të bëhej dallimi mes protestës dhe prishjes së rendit dhe sigurisë publike dhe i quajti ngjarjet-trazira,” sipas medias shtetërore.
Gratë kanë luajtur një rol të spikatur në protesta, duke hequr dhe djegur hixhabët. Disa i kanë prerë flokët publikisht ndërsa turmat e indinjuara bëjnë thirrje për rënien e Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei.
Agjencitë iraniane të lajmeve raportuan të shtunën se 739 protestues ishin arrestuar në provincën veriore të Gilanit, në Detin Kaspik.
Një llogari e një grupi aktivistësh në Twitter, 1500tasvir, tha se kanalet e komunikimit dhe linjat telefonike tokësore me qytetin veriperëndimor të Oshnavieh dhe linjat ishin ndërprerë.
Oshnavieh është një nga disa qytete në Iranin veriperëndimor, ku jetojnë shumica e 10 milionë kurdëve të vendit, që mbajti një tubim të premten. Grupi kurd i të drejtave të njeriut Hengaw postoi një video që tregonte se protestuesit kontrollonin disa pjesë të qytetit të premten.
Protestat janë më të mëdhatë që kanë përfshirë vendin që nga demonstratat për çmimet e karburantit në vitin 2019, kur rreth 1,500 njerëz u vranë në një goditje ndaj protestuesve. Ishte konfrontimi më i përgjakshëm në historinë e Republikës Islamike./VOA
Foto ilustruese SHBA- Njujorkezët u befasuan kur Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të qytetit publikoi një njoftim të ri p...
Ushtarët e rekrutuar nga ushtria ruse të dehur RUSI- Urdhëri i presidentit rus, Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm t&eu...
Svyatlana Tsikhanouskaya BJELLORUSI- Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, tha se Rusia nuk e sheh as Bjellorusin&eum...
Një ushtar rus Trupat ruse që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë, duke mos iu bindur kështu urdhrave tani mund të...
Dmitry Bulgakov RUSI- Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov është shkarkuar nga detyra, sipas një njoftimi të min...
Flamuri i Kosovës KOSOVË- Presidenca çeke e BE-së ka ndezur motorët për ta çuar përpara liberalizimin e vizave ...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Izraeli nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar Ukrainën, nuk i ka siguruar armët kundë...
Dritan Abazovi MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se Kuvendi duhet të votojë iniciativën p...
Foto ilustruese GJERMANI- Letra me informacione nga furnizuesit me gaz kanë shkaktuar frikë dhe tmerr tek familjet në Brandenburg. Si&c...
protesta ne iran IRAN- Media shtetërore iraniane tha se të paktën 35 njerëz janë vrarë në më shumë se një...