LIVE UPDATES
Bota

Nebraska, plane për hapjen e një kanali për t’u lidhur me burimet ujore të Kolorados

Kërkesat në rritje të bashkive për ujë në Kolorado shqetësojnë fermerin e Nebraskës, Steve Hanson.

8 Tetor 2022, 17:45 Nga k.m.
Nebraska, plane për hapjen e një kanali për t’u lidhur me
Foto ilustruese

Rënia e nivelit të ujit ka bërë që banorët në shtetin e Nebraskës të planifikojnë hapjen e një kanali për të marrë ujë nga një lum në shtetin perëndimor të Kolorados. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns sjellë hollësitë. Lumi “South Platte” përshkon shtetin perëndimor të Kolorados dhe shtrihet deri në Nebraska dhe Uajoming. Shumë njerëz mbështeten në këtë lum për nevojat e tyre, thotë studiuesja e politikave të ujit, Jennifer Gimbel.

"Uji i lumit “South Platte” përdoret për nevojat e njerëzve në komunat që janë zgjeruar dhe për bujqësinë", thotë ajo.

Kërkesat në rritje të bashkive për ujë në Kolorado shqetësojnë fermerin e Nebraskës, Steve Hanson.

"Një nga shqetësimet tona është zhvillimi zonave të mëdha urbane në Kolorado, të cilat po kërcënojnë një pjesë të burimit të ujit tonë", thotë ai.

Nebraska po merr masa për të shfrytëzuar një marrëveshje mes disa shteteve që ka një afat 99 vjeçar dhe u jep të drejtën për të hapur një kanal në Kolorado për të marrë më shumë ujë nga lumi “South Platte”. Fermeri nga Kolorado, Don Schneider thotë se përdor ujin e lumit për të ujitur arat e tij me misër.

"Kërkesa e Nebraskës për të hapur një kanal që do të tërhiqte një sasi të ujit që ne e përdorimi për ujitje është shqetësuese. Kjo është shumë shqetësuese për të ardhmen e burimeve tona të ujit”, thotë ai.

Rritja e popullsisë po rrit edhe kërkesat për ujë në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara, ku zonja Gimbel thotë se niveli i burimeve nëntokësore të ujit po bie për shkak të viteve të thatësirës.

"Ekziston një presion i madh në pjesën perëndimore të Amerikës. Kjo është një zonë e thatë. Me këto burime ujore ne ndërtuam kopshte në shkretëtirë dhe ekonomia u ndërtua rreth tyre. Të gjithë i ndjejnë pasojat", thotë ajo.

Fermeri Steve Hanson thotë se projekti për gërmimin e kanalit mund të përcaktojë se për sa kohë ai do të mund ta punojë tokën e tij në Nebraska.

"Duhet të ketë një bashkëpunim, ne duhet të shkojmë mirë me fqinjët tanë në perëndim dhe në Kolorado. Unë e kuptoj se çfarë po bëjnë ata tani. Unë do të bëja të njëjtën gjë nëse do të kisha mundësi. Por unë do të doja të shihja kalimin e një sasie të atij uji këtu dhe përdorimin e tij për qëllimet e parashikuara", thotë ai.

Hapja e një kanali nuk është një ide e re. Banorët e Nebraskës e provuan këtë për herë të parë më shumë se 100 vjet më parë. Një raport i gazetës “Omaha Daily Bee” në vitin 1894 thoshte se më shumë se 500 fermerë, disa me tufa bagëtish, kaluan kufirin në shtator dhe filluan të gërmonin. Në mungesë të fondeve, projekti u braktis një vit pasi kishte filluar puna dhe ishte hapur vetëm një e katërta e kanalit që pritej të ishte 100 kilometra i gjatë. Këtë vit, ligjvënësit e Nebraskës miratuan një fond prej 53 milionë dollarësh për blerjen e tokës dhe projektimin e kanalit të ri, i cili, sipas marrëveshjes mes shteteve, pritet të shtrihet përgjatë të njëjtës rrugë./VOA

nebraska

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj