LIVE UPDATES
Bota

RAPORTI: Qytetarët e Kosovës shpenzuan 89 mln euro për t’u pajisur me viza 'Schengen'

Javët në vijim po priten të jenë vendimtare për këtë proces. Me një vendim pozitiv më 13 tetor në takimin e Grupit Punues për Viza të Komisionit Europian, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hynte në rrugën formale të miratimit, i cili mund të zgjasë disa muaj. Raporti i ri i Grupit për Ballkan argumenton se vonesat nga ana e BE-së në procesin e liberalizimit janë tërësisht të pajustifikueshme.

8 Tetor 2022, 16:38 Nga e.k
RAPORTI: Qytetarët e Kosovës shpenzuan 89 mln euro për t’u
Foto ilustruese

KOSOVË- Dhjetë vjet pas fillimit të dialogut për viza dhe katër vjet nga zbatimi i standardeve, Kosova është ende në pritje të një regjimi pa viza me BE-në. Ka sinjale pozitive nga BE-ja për të përmbyllur procesin e shumëvonuar të liberalizimit për Kosovën, por sidoqoftë deri më tani ky regjim vizash i ka kushtuar kosovarëve miliona euro.

“Nga viti 2016 deri në vitin 2021, ambasadat e vendeve te Schengenit i kanë pranuar 539,344 aplikime. Duke llogaritur mesataren më të vogël të mundshme, Qytetarët e Kosovës kanë paguar rreth 89 milion EUR për viza turistike për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së”, thuhet në raport.

Gjithashtu, raporti vlerëson se kjo shifër është jashtëzakonisht e lartë për një vend me GDP vjetore prej 4,986 $ për kokë banori (2021) dhe një pagë mesatare prej 484 € (2021).

“Megjithatë, BE-ja dhe anëtarët e saj janë donatori më i madh për Kosovën. Vlen të theksohet se Kosova do të përfitojë 63.96 milion EUR nga fondet e IPA III (2021-227)”.

Javët në vijim po priten të jenë vendimtare për këtë proces. Me një vendim pozitiv më 13 tetor në takimin e Grupit Punues për Viza të Komisionit Europian, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hynte në rrugën formale të miratimit, i cili mund të zgjasë disa muaj. Raporti i ri i Grupit për Ballkan argumenton se vonesat nga ana e BE-së në procesin e liberalizimit janë tërësisht të pajustifikueshme.

“Kosova ka vazhduar të bëjë progres shtesë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mjaftueshëm për të bindur shtetet anëtare skeptike”, thuhet në raport ndër të tjera.

Regjimi i vizave ia ka pamundësuar kompanive kosovare të kenë qasje të barabartë me fqinjët e tyre në tregjet europiane, thotë raporti.

“Marrëveshja për Stabilizim e Asociim me BE-në (2015) ka pasur efekte më të vogla për Kosovën, sesa për vendet tjera të rajonit, mu për shkak të mos lëvizjes së lirë te njerëzve. Nuk mund të ketë lëvizje të lirë të mallrave e shërbimeve (siç parashihet në MSA) pa lëvizje të lirë të njerëzve. Rrjedhimisht, kompanitë kosovare, në krahasim me rajonin, kanë qenë gjithnjë në disavantazh dhe kanë mundësi më të pakta. Kompanitë kosovare, të anketuara nga Grupi për Ballkan, konsiderojnë se regjimi i vizave ka ndikuar negativisht në qarkullim me 15-50%”.

Prandaj, thotë Grupi për Ballkanin, të dhënat dhe argumentet e paraqitura në raport duhet të shtyjnë edhe më shumë vendet e BE-së që të miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe atë sa më parë që të jetë e mundur.

Më poshtë janë edhe disa nga gjetjet e prezantuara në raport:

- 13.4% rritje në bastisjet e policisë në vitin 2021 krahasuar me 2020;

- Rritje prej 75% në luftimin e grupeve të krimit të organizuar;

- Rritje prej 85% e aktakuzave për krime ekonomike dhe korrupsion krahasuar me një vit më parë;

- Krijimi i një mekanizmi të ri gjurmues për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Numri i rasteve të synuara është rritur nga 31 në vitin 2016,  në 82 në vitin 2022;

- Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor nga Raporti Botëror i Drejtësisë mbi Sundimin e Ligjit;

- Përmirësimi i pozicionit të saj në Indeksin e Transparency International me 17 vende/ dhe vendi i dytë me pikët më të mira në Ballkanin Perëndimor;

- Janë iniciuar 726 raste të reja me 792 persona të arrestuar dhe 541 aktakuza ndaj 738 personave të dyshuar në fushën e parandalimit dhe luftimit të drogës.

- Për më tepër, numri i azilkërkuesve ka rënë nga 4720 në vitin 2018, në 2345 në vitin 2021, që është një tjetër indikator suksesi.

kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet