8 Tetor 2022, 13:31
Nga e.k
Momenti i shpërthimit të urës
RUSI- Herët në mëngjesin e së shtunës, Ura e Krimesë, ndoshta objekti më i rëndësishëm i prestigjit për Putinin, mori flakë dhe u shemb në disa vende!
Sipas raportimeve të medieve, ka pasur disa shpërthime. Video të ndryshme që qarkullojë në rrjetet sociale tregojnë se si flakët e larta kapin retë. Mund të shihen vagona që digjen dhe rruga e dëmtuar masivisht. Trafiku është ndalur. Qeveria në Simferopol njoftoi se është duke u shqyrtuar në lidhje me traget. Sipas të dhënave të para, nuk ka të lënduar apo të vdekur.
Putini urdhëroi ndërtimin e urës 19 kilometra në Krime dhe e hapi zyrtarisht në maj të vitit 2018 për të çimentuar aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Ura kalon nëpër ngushticën e Kerçit, duke lidhur kështu Krimenë me Rusinë dhe për këtë arsye është edhe simboli i inkorporimit, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Ura është gjithashtu e rëndësishme për ushtrinë ruse, pasi shërben për të transportuar trupat në rajonet ukrainase të Khersonit dhe Zaporizhias.
A qëndron Ukraina pas zjarrit?
Nuk është ende e qartë, por gjithçka është e mundur. Gjithashtu është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Agjencitë ruse të lajmeve pohuan menjëherë se zjarri u ndez nga një makinë-bombë.
Do të ishte shumë e hidhur për Putinin nëse do të rezultonte se ushtria ukrainase do të guxonte të jepte një goditje të tillë dhe do ta realizonte me sukses. Kjo do të zbulonte në mënyrë të turpshme se sa të dobëta janë në të vërtetë forcat e tij. Ai jo vetëm që nuk mund ta pushtojë Ukrainën, por nuk duket se mund të mbrojë edhe Krimenë...
Këto nuk janë shpërthimet e para në Krime që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Përkundrazi, shpërthimet kanë shkaktuar vazhdimisht dëme masive, duke përfshirë edhe bazat ushtarake ruse.
Rusia kishte paralajmëruar vazhdimisht kundër bombardimeve të urës- një strukturë strategjike kyçe. Nëse është ëkshtu, qenrat e komandës në kryeqytetin ukrainas të Kievit do jenë në shënjestër, tha Kremlini. Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev tha në korrik: “Nëse diçka e tillë ndodh në Krime, sulmuesit do të shohin fundin e botës shumë shpejt. Do jetë e pashmangshme”.
Mesa duket kjo nuk e pengoi Ukrainën të nisë një sulm të tillë. Brenda vendit, tani Putini do jetë nën presion për të reaguar./BILD
lufta ne ukraine vladimir putin rusi
Bota
8 Tetor 2022, 13:28
e.k
Momenti i shpërthimit i urës
UKRAINË- Të paktën tre persona u vranë në shpërthimin në urën Kerç he...
Bota
8 Tetor 2022, 13:26
e.k
Ura e shembur në Ukrainë
UKRAINË- Një ish-ekspert i lartë i ushtrisë britanike për eksplozivët thotë se dë...
Bota
8 Tetor 2022, 13:11
e.k
Princi William dhe Kate
BRITANI- Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Princi William dhe Kate kanë trashëguar një sht&eu...
Bota
8 Tetor 2022, 13:06
e.k
Foto ilustruese
KINË- Kina ka planifikuar për të dielën, nisjen e observatorit të saj të parë diellor. Qëllimi &eum...
Bota
8 Tetor 2022, 13:04
d.a.
OKB
BRITANI- Britania e Madhe ka refuzuar thirrjen e Moskës për një votim të fshehtë në Asamblenë e Përgjithshme t&...
Bota
8 Tetor 2022, 12:50
d.a.
Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për instalim të një operatori të ri në projektin e ...
Bota
8 Tetor 2022, 12:39
d.a.
shperthimi i ures ne Krime
UKRAINË- Një video e publikuar nga momenti i shpërthimit të kamionit me eksploziv mbi urën që...
Bota
8 Tetor 2022, 12:30
d.a.
Foto ilustruese
GJERMANI- Në këtë mënyrë barazia më e madhe midis burrave dhe grave mund të ngadalësojë madje ...
Bota
8 Tetor 2022, 12:21
d.a.
Vucic
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç më herët kishte paralajmëruar se ditën e sotme do të fliste p&eum...
Bota
8 Tetor 2022, 12:09
d.a.
Trump
SHBA- Donald Trump po kërkon të fshehë nga departamenti i drejtësisë dy dosje të shënuara se përmbajnë k...