8 Tetor 2022, 12:50
Nga d.a.
Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për instalim të një operatori të ri në projektin e madh ndërkombëtar të gazit dhe naftës, Sakhalin-1, në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë. Një hap i tillë do të prekë miliarda dollarë investime të kompanive amerikane, japoneze dhe indiane.
Dekreti i 7 tetorit duket se është përsëritje e strategjisë që e ka përdorur Kremlini së fundi për të marrë kontrollin e aseteve të energjisë që janë në pronësi të huaj. Putin ka urdhëruar që Qeveria ruse të ketë autoritet për të vendosur nëse palët e huaja do të mund të kenë aksione në projektin masiv të naftës dhe gazit, Sakhalin-1.
Ky hap, drejt nacionalizimit, komplikon edhe më shumë përpjekjet e kompanisë amerikane, Exxon Mobil që të largohet nga Rusia, prej kur Perëndimi i ka vënë sanksione Moskës për luftën e nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Exxon ka 30 për qind të aksioneve në projektin Sakhalin-1.
Situata vështirësohet edhe për kompaninë japoneze, Sodeco, e cila ka 50 për qind të aksioneve dhe kompaninë indiane, ONGC Videsh. As Exxon dhe as Sodeco nuk kanë komentuar dekretin e Putinit.
Në urdhrin e Kremlinit përmendet themelimi i një kompanie ruse, si degë e Rosneftit – Sakhalinmorneftegaz – për të kontrolluar të drejtat e investitorëve në Sakhalin-1.
Pas themelimit të kompanisë, investitorët e huaj do të kenë një muaj kohë për të kërkuar aksione në këtë projekt, përmes rrugëve të Qeverisë ruse.
Shtetet e Bashkuara dhe Japonia i kanë vënë sanksione të ashpra Rusisë për luftën në Ukrainë, derisa India ka qëndruar kryesisht e heshtur.
Projekti Sakhalin-1 operon në tri zona të Detit Okhotsk, dhe përmes një teknologjie të avancuar krijohet qasje në disa prej puseve më të thella në botë.
Në muajin korrik Putin e ka nënshkruar një tjetër dekret për të fituar kontrollin e plotë mbi projektin simotër, Sakhalin-2. Në projekt kanë qenë partnerë kompanitë: Shell, Mitsui & Co dhe Mitsubishi Corp.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/
vladimir putin sakhalin-1
Bota
8 Tetor 2022, 12:39
d.a.
shperthimi i ures ne Krime
UKRAINË- Një video e publikuar nga momenti i shpërthimit të kamionit me eksploziv mbi urën që...
Bota
8 Tetor 2022, 12:30
d.a.
Foto ilustruese
GJERMANI- Në këtë mënyrë barazia më e madhe midis burrave dhe grave mund të ngadalësojë madje ...
Bota
8 Tetor 2022, 12:21
d.a.
Vucic
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç më herët kishte paralajmëruar se ditën e sotme do të fliste p&eum...
Bota
8 Tetor 2022, 12:09
d.a.
Trump
SHBA- Donald Trump po kërkon të fshehë nga departamenti i drejtësisë dy dosje të shënuara se përmbajnë k...
Bota
8 Tetor 2022, 11:58
d.a.
test gjaku
BRUKSEL- Testi i ri i gjakut që u prezantua në një kongres të Shoqatës Evropiane të Onkologjisë, njeh AD...
Bota
8 Tetor 2022, 11:47
d.a.
Iran
IRAN- Forcat e sigurisë në Iran po shtypin me dhunë protestat e shkaktuara nga vdekja në paraburgim e një gruaje të re. ...
Bota
8 Tetor 2022, 11:33
d.a.
Perleshje ne Haiti
HAITI- Haiti ka kërkuar mbështetje ushtarake të huaj për të frenuar krizën e dhunës së bandave e...
Bota
8 Tetor 2022, 11:43
e.k
Vladimir Putin
RUSI- Televizioni shtetëror rus ka hequr një video, në të cilën qindra nxënës shkollë i shprehnin ur...
Bota
8 Tetor 2022, 11:16
d.a.
policia
SHBA- Distrikti shkollor në Uvalde, Teksas, ka pezulluar të gjithë forcën e tij policore pas protestave të prindërve ...
Bota
8 Tetor 2022, 11:10
d.a.
Marilyn Monroe
UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin ka folur pas shpërthimit të madh që dëmtoi urën e Krimesë m&e...