LIVE UPDATES
Bota

Nën hetim për nxjerrje të të dhënave, Sheshel ftohet që të dëshmojë në Hagë

Ftesën për marrje në pyetje e ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter edhe ish-zyrtari i lartë i partisë së Sheshelit, Nemanja Sharoviq. Ai tha se nuk dëshiron që ta pranojë ftesën e këtij mekanizmi, sepse siç tha, nuk ishte shkruar në cirilik.

24 Maj 2022, 16:44 Nga DOSJA
Nën hetim për nxjerrje të të dhënave, Sheshel ftohet
Sheshel

Lideri i partisë djathtiste në Serbi, Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, është thirrur që të dëshmojë para Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, që është pasues i Tribunalit të Hagës.

Sheshel konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se seanca dëgjimore është caktuar që të mbahet më 1 korrik. Ai po ashtu tha se me shumë gjasa do t’i përgjigjet kësaj ftese.

Ftesën për marrje në pyetje e ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter edhe ish-zyrtari i lartë i partisë së Sheshelit, Nemanja Sharoviq. Ai tha se nuk dëshiron që ta pranojë ftesën e këtij mekanizmi, sepse siç tha, nuk ishte shkruar në cirilik.

Sheshel tha për Radion Evropa e Lirë se ftesë e ngjashme u është dërguar edhe Lilana Mihajlloviqit, Ognjen Mihajlloviqit, Mirolub Ignjatoviqit, Marina Ristiqit dhe Marina Ragusit. Që të gjithë këta janë anëtarë ose ish-anëtarë të Partisë Radikale Serbe.

Ftesa për dëshmi ka të bëjë me “shkeljet e pretenduara të rregullave të Tribunalit të Hagës sa i përket mbrojtjes së identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur dhe dokumenteve konfidenciale”, tha Sheshel gjatë një bisede telefonike me Radion Evropa e Lirë.

I kam publikuar që të gjitha në librat e mi, mbi 50 libra. Do të publikoj të gjitha materialet e Tribunalit të Hagës nga rasti im, sepse rasti im ka përfunduar dhe ata nuk mund t’i mbajnë sekrete për 100 vjet këto informacione”, tha Sheshel.

Ai shtoi se nuk ka rrezikuar jetën e dëshmitarëve, por tha se do të vazhdojë të nxjerrë këto materiale.

Nga Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale dhe Zyra e Prokurorit të Serbisë për Krime Lufte ende nuk kanë komentuar.

Vojsllav Sheshel më 2018 ishte dënuar me 10 vjet burgim nga Tribunali i Hagës për nxitje të persekutimit, dëbimit, zhvendosjes, zhvendosjes me forcë të kroatëve në fshatin Hërtkovci më 1992.

Më 6 maj 1992, Sheshel mbajti një fjalim në këtë vend, që sipas Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale tha se ka kontribuar në persekutimin, dëbimin dhe veprime jonjerëzore.

Sheshel u la i lirë në Serbi për shkak se vuajti dënimit gjatë paraburgimit nga viti 2003 deri më 2014.

Ndryshe, Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale për vite me radhë i ka kërkuar Serbisë që të ekstradojë anëtarët e partisë së Sheshelit, Petar Jojiq dhe Vjerica Radeta, të cilët akuzohen për frikësim, kërcënim dhe ofrim të ryshfetit për dëshmitarët në rastin gjyqësor kundër Sheshelit.

Serbia ende refuzon që të ekstradojë ata, duke argumentuar se sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Beogradit, nuk janë plotësuar kushtet për ekstradimin e këtyre personave. Kjo gjykatë, më 2016, tha se nuk ka baza ligjore për arrestimin dhe ekstradimin e anëtarëve të Partisë Radikale Serbe, sepse ligji vendor për bashkëpunim me gjykatën e Hagës parashikon se vetëm personat e akuzuar për krime lufte mund të ekstradohen dhe jo ata që akuzohen për minim të gjykatës./REL/

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni