LIVE UPDATES
Bota

Nën valën e protestave për mobilizimin, Rusia zhvillon luftime të ashpra me Ukrainën në rajonin lindor

Presidenti Volodymyr Zelensky, tha se rajoni lindor i Donjeckut vazhdon të jetë top-prioritet i Ukrainës dhe i Rusisë me luftimet që po zhvillohen në disa qytete, teksa trupat ruse po tentojnë të përparojnë në jug dhe perëndim.

27 Shtator 2022, 14:02 Nga d.a.
Nën valën e protestave për mobilizimin, Rusia zhvillon luftime
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe ruse po zhvillohen në disa pjesë në lindje të Ukrainës dhe në rajonin verilindor të Kharkivit, teksa Moska po vazhdon shtypjen e protestave kundër mobilizimit ushtarak.

Presidenti Volodymyr Zelensky, tha se rajoni lindor i Donjeckut vazhdon të jetë top-prioritet i Ukrainës dhe i Rusisë me luftimet që po zhvillohen në disa qytete, teksa trupat ruse po tentojnë të përparojnë në jug dhe perëndim. Gjatë një adresimi në orët e vona të 26 shtatorit, Zelensky tha se situata ushtarake në Donjeck është “veçanërisht e rëndë”.

“Ne po bëjmë gjithçka që të vëmë nën kontroll aktivitetin e armikut. Ky është qëllimi ynë kryesor tani, sepse Donbasi vazhdon të jetë qëllimi kryesor i pushtuesve”, tha Zelensky.

Zyrtarët rajonalë thanë se Rusia ditëve të fundit ka kryer të paktën pesë sulme në rajonin e Odesës duke përdorur dronët iranianë. Raketat ruse kanë goditur aeroportin në Krivi Ri, në Ukrainën qendrore, duke shkatërruar infrastrukturën dhe duke bërë që aeroporti të dalë jashtë funksionit, tha Valentyn Reznichenko, guvernator i rajonit Dnipropetrovsk.

Komanda jugore e forcave të armatosura të Ukrainës tha më 27 shtator se kundërofensiva në rajonin juglindor të Hersonit ka rezultuar në vrasjen e 77 ushtarëve të armikut, shkatërrimin e gjashtë tankeve, pesë obusëve, tri armëve kundërajrore dhe 14 makinave të blinduara. Këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Luftime po ashtu po raportohen në rajonin e Harkivit, rajon në verilindje të Ukrainës që ka qenë në shënjestër të kundërofensivës që Kievi ka nisur gjatë këtij muaji. Ndërkaq, forcat ukrainase kanë vazhduar fushatën e tyre për të shkatërruar katër ura, me qëllim që të ndërpresin linjat e furnizimit për forcat ruse në jug të vendit.

Në Rusi, njoftimi për mobilizimin e 300.000 rezervistëve ka nxitur protestat më të mëdha që nga nisja e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Organizata që monitoron arrestimet politike në Rusi, OVD-Info, tha se më 25 shtator janë arrestuar 2.353 persona, ndërkaq më 26 shtator u arrestuan edhe të paktën 141 protestues të tjerë. Në këtë shtet, kritikat ndaj “operacionit të posaçëm ushtarak” të Rusisë, janë të ndaluara.

Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, dy media ruse që veprojnë jashtë vendit – Meduza dhe Novaya Gazeta Europe – raportuan se autoritetet po planifikojnë që burrave t’ua ndalojnë largimin nga vendi, teksa radhët e gjata të makinave po shihen në pikat kufitare. Raportohet se radhët në kufirin midis Rusisë dhe Gjeorgjisë janë të gjata 48 orë. Shtetasit rusë mund të hyjnë në Gjeorgjinë fqinje pa pasur nevojë për vizë.

I pyetur për mundësinë e mbylljes së kufirit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve më 26 shtator se “unë nuk di asgjë për këtë çështje deri në këto momente. Aktualisht, nuk ka ndonjë vendim për këtë gjë”.

Në Uashington, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë aplikimet për azil të rusëve që po ikin nga mobilizimi i pjesshëm ushtarak që presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli më 21 shtator./REL/

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi dmitry peskov

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para