LIVE UPDATES
Bota

Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Bregun Perëndimor, thonë zyrtarë palestinezë

Izraeli ka kryer sulme e bastisje pothuajse të përditshme në Bregun Perëndimor prej kur Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – kreu një sulm në Izrael që e nxiti luftën në Gazë.

28 Gusht 2024, 14:02 Nga I.A

Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Bregun

GAZA- Ushtria izraelite ka kryer sulme dhe bastisje në Bregun e okupuar Perëndimor të mërkurën, duke i vrarë së paku nëntë palestinezë, si dhe e ka rrethuar qytetin Xhenin, sipas zyrtarëve palestinezë.

Izraeli ka kryer sulme e bastisje pothuajse të përditshme në Bregun Perëndimor prej kur Hamasi, grupi i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE, kreu një sulm në Izrael që e nxiti luftën në Gazë.

Grupet militante palestineze thanë se janë duke shkëmbyer zjarr me ushtrinë izraelite. Guvernatori i Xheninit, Kamal Abu al-Rub, tha në radion palestineze se forcat izraelite e kanë rrethuar qytetin, duke i bllokuar hyrjet dhe daljet dhe qasjen në spitale, si dhe duke e shkatërruar infrastrukturën.

Ministria e Shëndetësisë në Bregun Perëndimor tha se forcat izraelite i kanë bllokuar rrugët që çojnë në spital dhe i kanë rrethuar objektet e tjera mjekësore në Xhenin. Ushtria izraelite e konfirmoi se është duke e kryer një operacion në qytetet Xhenin dhe Tulkarem, por nuk dha hollësi të tjera.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, bëri krahasime me Gazën dhe kërkoi të ndërmerren masa të ngjashme edhe në Bregun Perëndimor.

“Ne duhet të merremi me kërcënimin siç e bëmë me infrastrukturën terroriste në Gazë, përfshirë duke i evakuuar përkohësisht banorët palestinezë dhe duke marrë çfarëdo hapash që mund të nevojiten. Kjo është luftë në çdo aspekt, dhe ne duhet ta fitojmë”, shkroi ai në X.

Hamasi u bëri thirrje palestinezëve në Bregun Perëndimor të ngrihen në këmbë, duke thënë se sulmet janë pjesë e një plani të gjerë për ta zgjeruar luftën në Gazë dhe i fajësoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për përshkallëzimin.

Së paku 652 palestinezë në Bregun Perëndimor janë vrarë nga zjarri i forcave izraelite prej se nisi lufta në Gazë para 10 muajve, sipas Ministrisë palestineze. Shumica kanë vdekur gjatë operacioneve të tilla, të cilat shpesh kanë nxitur luftime mes forcave izraelite dhe militantëve.

Izraeli thotë se operacionet janë të nevojshme për t’i shkatërruar Hamasin dhe grupet e tjera militante dhe për t’i parandaluar sulmet kundër izraelitëve, të cilat gjithashtu janë rritur prej se nisi lufta.

Izraeli i uzurpoi Bregun Perëndimor, Gazën dhe Jerusalemin lindor gjatë luftës së vitit 1967. Palestinezët i duan këto tri vende për ta themeluar shtetin e tyre.

Izraeli ka ndërtuar shumë vendbanime në Bregun Perëndimor, ku jetojnë mbi 500.000 kolonë izraelitë. Ata gëzojnë shtetësi izraelite, ndërsa mbi 3 milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin e ushtrisë izraelite, sepse Autoriteti Palestinez ka vetëm kontroll të kufizuar mbi qendrat popullore.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë. Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku 40.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë./REL

israel katz lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj