28 Gusht 2024, 13:34
Nga I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij është duke i vazhduar konsultimet dhe diskutimet me aleatët në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, e cila ndan Mitrovicën në pjesën e jugut, të banuar me shumicë shqiptare, dhe atë të veriut, e banuar me shumicë serbe.
Duke folur në një mbledhje të Qeverisë së tij të mërkurën, Kurti njoftoi se Kosovën do ta vizitojnë dy ministra të Jashtëm të dy vendeve anëtare të NATO-s javën e ardhshme, ndërsa të enjten edhe ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s, Thomas Goffus.
Kurti nuk tregoi se ministrat e cilave vende anëtare të aleancës ushtarake do ta vizitojnë Prishtinën.
Ai paralajmëroi se sot Kosovën e viziton një delegacion danez i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull saj”, tha Kurti.
Një ditë më parë, Kurti u takua me shefin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiral Stuart Munsch, me të cilin ka biseduar për sigurinë në vend.
Qeveria e Kosovës njoftoi në fillim të gushtit synimet e saj për ta hapur urën mbi lumin Ibër edhe për qarkullim të automjeteve, pasi ajo është e hapur vetëm për këmbësorë.
Vizitat e zyrtarëve të NATO-së dhe të tjerëve në Kosovë po zhvillohen në kohën kur Shtetet e Bashkuara, BE-ja, por edhe vetë misioni i aleancës ushtarake, KFOR, e kanë kundërshtuar synimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës në këtë kohë.
KFOR-i, njëlloj sikur BE-ja, ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, po ashtu, ka paralajmëruar disa herë se nuk do të hezitojë të veprojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve të lidhura me sigurinë. Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës./REL
albin kurti
Bota
28 Gusht 2024, 11:26
I.A
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, ka vënë edhe një herë në...
Bota
28 Gusht 2024, 10:07
I.A
Merz dhe Olaf Scholz
GJERMANI- Kreu i CDU-së, Merz, kërkon nga kancelari Scholz një ndryshim kursi përsa i përket politik&eum...
Bota
28 Gusht 2024, 10:02
I.A
Hristijan Mickoski
SHKUP- Njoftimi i sotëm i kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski se në të ardhmen do të ketë ndry...
Bota
28 Gusht 2024, 09:48
I.A
Alessia Vidotto
ITALI- 38-vjeçarja Alessia Vidotto ishte në Tiranë me pushime me bashkëshortin dhe djalin e saj një vjeç ...
Bota
28 Gusht 2024, 09:42
I.A
Policia
GJERMANI- Pas parandalimit të atentatit në koncertin e Taylor Swift në Vjenë ka debat për radikalizimin e të rinjve m...
Bota
28 Gusht 2024, 09:40
I. A
Donald Trump
SHBA- Prokurori i Posaçëm amerikan, Jack Smith, ka ngritur aktakuzë të re kundër ish-presidentit amerikan, Donald T...
Bota
28 Gusht 2024, 08:37
I.A
Qeveria e Meksikës ka ngrirë marrëdhëniet me ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, tha të martën Presidenti ...
Bota
28 Gusht 2024, 08:19
I.A
Zjarri
RUSI- Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri në rajonin Rostov të Rusisë, si pasojë e nj&eum...
Bota
28 Gusht 2024, 08:13
I.A
Keir Starmer
ANGLI- Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të diskutojë me udhëheqësit gjermanë një marrëveshje histori...
Bota
28 Gusht 2024, 08:10
I.A
Kaja Kallas
BRUKSEL- Vjeshta në Bruksel zakonisht nis furishëm në mes të shtatorit, kur presidentja e Komisionit Evropian mban fjalimin...